Gjykatësi i Stambollit e dënon me pastrim të xhaminë

Gjykata e Stambollit ka dënuar një person për shitjen e CD-ve pirate me pastrim të xhamisë në Stamboll, pasi u vërtetua se ai nuk ishte në gjendje të paguaj dënimin.

Fuat M. u dënua me 10 muaj e 10 ditë për shitjen e CD-ve pirate. Ky dënim u ndryshua në të holla, 6.000 lira (2,120$). Por, pas shqiptimit të dënimit Fuat ka njoftuar autoritetet se nuk është në gjendje të paguajë dënimin, prandaj gjykatësi mori vendim ta detyroj t’i shërbej shoqërisë. Fuatit iu ofrua të pastroj xhaminë e cila gjendet në afërsi të shtëpisë së tij, katër orë në javë (dy në mëngjes dhe dy në mbrëmje), pesë muaj e pesë ditë, në vend të pagesë së dënimit me të holla. Por, nëse shkel kushtet e dhëna, ai do të kthehet në burg.
Fuat shprehu kënaqësinë e tij me këtë "dënim" për shkak se ajo përfshin pastrimin e vendit të shenjtë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi