Hoxha i shkruan letër personit që ia dëmtoi makinën

Valdet Hoti nga Podujeva kishte mbetur i befasuar me atë që i ndodhi një ditë.

Kishte qenë hoxha, Mulla Idriz Mehmeti, ai që kishte bërë pa dashje dëmin, ndërsa i kishte shkruar se dëshiron që ta kompensojë atë. Hoti ka treguar ndjenjën e tij pas kësaj ngjarje, sikurse edhe përmbajtjen e letrës.

“Një ditë në qytetin e Podujevës, isha në orar të punës. Pasi erdhi koha e pauzës, me një shok dolëm për të pire kafe. Nga puna deri në qytet erdhëm me veturë, dhe e parkova në një parking publik. Pasi përfundoi pauza, ne u nisem drejt veturës. Aty pash një letër, vendosur në xhamin e përparmë. Në fillim mendova thjesht ndonjë fëmijë..., po kur e lexova, u mahnita. U mahnita ngase behej fjalë për një dëm që më ishte shkaktuar në pjesën e prapme të veturës sime nga një veturë tjetër”, ka treguar për portalin ky lexues. “Në fillim, u ndjeva çuditshëm, jo pse kishte ndodh ai dëm, por se ende ka njerëz me ndërgjegje të pastër”, ka shtuar më pas ai.

Për personin që i kishte dëmtuar makinën kishte mësuar tek pasi e kishte lexuar letrën.
“Kur e lexova letrën e kuptova kush ishte ai person. Bëhej fjalë për një Hoxhë, të cilin nuk e kam njohur asnjëherë, për të cilin nuk kam dëgjuar asnjëherë. Hoxha në fjalë ishte, i nderuari Mulla Idriz Mehmeti, i cili tregoi bujarinë dhe ndërgjegjen e tij të pastër”, ka shkruar Hoti nëpërmjet facebook-ut, teksa tregon përmbajtjen e letrës.

“Po citoj: I dashtun vella, me pa mundësi me të gjet se kush je, po të njoftoj se të kam bërë një dëm duke kaluar me veturën time. Për përgjegje po e la këtë letër me numrin tim personal, 044 16........ Askush prej njerëzve nuk me pa por me pa Krijuesi i njerëzimit. Hoxha Idriz Mehmeti”, ka shkruar hoxha në letrën të cilën e ka fotografuar Hoti.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi