Egjipt: Gjatė Ramazanit ezan unik nė tė gjitha xhamitė

Ministri egjiptian për çështje fetare ka njoftuar se ezani për të gjitha kohët e namazit në Kajro, gjatë muajit të Ramazanit, do të jetë unik, shembullin e Kajros në të ardhmen e afërt do ta ndjekin edhe qytetet tjera.

Në fjalimin e tij, me rastin e zgjedhjes së imamit më të suksesshëm të xhamive, Dr Mohammed Zaqzouq njoftoi se gjatë këtij Ramazani, i cili fillon më 11 Gusht, në të gjitha xhamitë në Kajro do të largohen mikrofonat për t’u zëvendësuar me ezan unik për namaz.

"Ajo do të zbatohet për të gjitha 4000 xhamitë në Kajro," tha ai. "Qëllimi i është për të eliminuar kaosin që ndodh gjatë thirrjes së myezinëve nga një numër i madh i xhamive gjatë kohës së namazit." Ezan i unifikuar do të transmetohet nga radio stacioni ‘Greater Cairo’ përmes aparateve marrëse që janë të nevojshme për transmetim, e që kushtojnë 170 funte egjiptiane.

Ministri në këtë mënyrë mohoi kritikat ku thuhej se sistemi i ezanit unik do të kushtonte me miliarda dhe se është më mirë që paratë të shpenzohen për pagat e imamëve të cilët paguhen shumë pakë. Komisioni për Çështjet Fetare në Asamblenë Kombëtare (dhoma e ulët e parlamentit egjiptian) më këmbëngulësi refuzon këtë projekt i cili shumë myezin do t’i le pa punë, e që veçanërisht shpërblehet tek Allahu dhe rekomandohet nga Profeti, sallallahu alejhi ve selem.

Sipas Sheikh Shevki AbdelLatifit,, drejtor i çështjeve fetare në ministri, aparatura e re është testuar në 17 xhami dhe puna e tyre është e patëmetë. "Aparatura e nevojshme është marrë përmes Organizatës Arabe për industrializim," i tha ai gazetës Al Arabiya.

Abdellatif shtoi se ezanet për namaze do të emitohen në të njëjtën kohë në të gjithë qytetin, sepse nuk ekziston kurrfarë ndryshimi kohorë. "Ky projekt më vonë do të aplikohet edhe në pjesët tjera të Egjiptit."

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.