Hutbeja e hixhretit

Falënderimi dhe lavdia qofshin për Krijuesin e qiejve dhe të tokës, i cili nuk ka lindur, dhe nuk është i lindur, dhe të cilit askush dhe asgjë nuk mund ti barazohet.

Falënderimi dhe lavdia i qofshin Zotit të ditës dhe të natës, i cili nuk ndien lodhje nga ëndrra dhe mundimi që Dielli të lind në kohën dhe vendin e duhur.
Falënderimi dhe lavdia qofshin për All-llahun e Gjithëdijshëm, të Plotfuqishëm dhe të Gjithëmëshirshëm, i cili nuk e ka harruar dhe nuk e ka lejuar njeriun që të largohet nga Ai, duke ia dërguar Librin në të cilin janë qartësuar shenjat e rrugës së drejtë për ata që kërkojnë sukses në këtë jetë dhe shpëtim në botën tjetër.
Paqja dhe bekimi qofshin për të gjithë të dërguarit e All-llahut xh.sh. të cilët sollën dhe përhapen mesazhin për njerëzit, që nuk dëgjojnë vetëm me veshë për të qenë imitues të verbër, por fjalët e All-llahut xh.sh i pranojnë me zemër për të qenë të vetëdijshëm për pozitën e tyre në këtë botë dhe atë ua rekomandojnë të tjerëve për të qenë udhëzues për botën. Sepse, siç ka thënë një dijetar: Ai që dëgjon me veshët e tij, është imitues, ai që e dëgjon me zemër është i vetëdijshëm, ndërsa ai i cili këshillon me shembullin e tij praktik, është udhëzim për të tjerët.
Vëllezër të dashur!
Temën e hutbes së sotme e ka përcaktuar fakti se është afër viti i ri 1434 Hixhri. (saktësisht 15 tetor, e enjte), gjegjësisht viti i vjetër hixhri i ka edhe 5 dit.
Pra, muslimanët do të fillojnë t’i numërojnë ditët e vitit të ri Hixhri – lunar 1434, përpara se të fillojnë t’i numërojnë ditët e vitit të ri 2013 miladi- solar.
A nuk është kjo një mesazh i llojit të vet për muslimanët se kanë disa ditë përparësi për të menduar para të tjerëve, se çka i pret ata në vitin e ri hixhri dhe miladi? Si dhe a nuk është kjo një shenjë e qartë për muslimanët, se ata kanë nevojë për më shumë kohë për t'u përgatitur për sfida të reja, organizime të reja, përpjekje të reja për të siguruar për vete të drejtën e jetës, të besimit, të lirisë, të pronës dhe të nderit?
Pra, a nuk është ky rast edhe një përkujtim i fuqishëm për muslimanët se viti i ri miladi është ditëlindja e Jezusit - Isait a.s., dhe festa e tyre me të cilën duhet ta dine se Merjemja, nëna e tij, tregoi me gisht në drejtim të djalit të saj, i cili që në djep i bëri të qartë mbarë botës: Ai (Isai) tha: "Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber. Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz (falje) e zeqatë për sa të jem gjallë! Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë as të padëgjueshëm!
Selami (shpëtimi prej All-llahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë!" Kjo është (fjalë) e vërtetë, rreth Isait, birit të Merjemes në të cilin ata shkaktojnë dyshime.
Ja, se në çka ne muslimanët pajtohemi me të krishterët: Se Isai a.s. është biri i Merjemes, të cilit Zoti i Plotfuqishëm i dha librin dhe e bëri atë profet të Tij, e bëri atë të jetë mëshirë, paqe dhe dashuri për çdo njeri.
Ne, megjithatë, kemi dallime në lidhje me natyrën e Isait a.s. dhe në të kuptuarit tonë në lidhje me marrëdhënien e Isait a.s. ndaj Krijuesit, për të cilën në Kur'anin famëlartë në mënyrë të qartë thuhet: “Nuk i takoi (nuk ka nevojë) All-llahu të ketë ndonjë fëmijë, i pastër është Ai, kur dëshiron një send Ai vetëm i thotë atij: Bëhu!". Ai menjëherë bëhet. (Isai i tha popullit të vet) Dhe se All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj, pra adhurojeni Atë, kjo është rrugë (fe) e drejtë. ( 19:35-36).
Prandaj, ne besojmë se All-llahu i Plotfuqishëm krijon e nuk lind, ne besojmë se Zoti është Krijues e jo prind, ne besojmë se Isai a.s, biri i Merjemes, i cili na obligon ta duam dhe ta respektojmë, si dhe na detyron t'iu bindemi mesazheve të tij:
- “ Mirësi nuk do të thotë që t’i bësh mirë atij që të ka bërë mirë. Kjo është kthim i të mirës me të mirë. Bamirësi është t’i bësh mirë atij që të ka bërë keqe! (Ahmed ibn Hanbeli, el-Zuhd, f. 96).
- Erdhi një njeri te Isai a.s., për ta pyetur çfarë është përkushtimi ose devotshmëria e vërtetë, Isai a.s iu përgjigj: - Kjo është shumë e lehtë! Duhet ta duash All-llahun xh.sh. me zemër dhe t’i shërbesh Atij me përulje dhe duhet të jesh i mëshirshëm ndaj njerëzve të racës tënde! E pyeti, e kush janë njerëzit e racës time? I tha: Të gjithë bijtë e Ademit janë të racës tënde. Ndaj, atë që nuk e dëshiron për vetën tënde, mos ia dëshiro dikujt tjetër. Në këtë mënyrë ti do të jesh me të vërtetë njeriu më i devotshëm (Ahmed Hanbel, el-Zuhd, f. 99).
Le ta dëgjojmë një mesazh tjetër të Isait a.s.:
- “Çdo gjë sillet rreth tri gjërave: E vërteta që e ke të qartë dhe pa mëdyshje dhe për këtë arsye duhet ta ndjekësh; gënjeshtra që e ke të qartë dhe pa mëdyshje dhe për këtë arsye duhet të ikësh nga ajo, dhe gjëja e paqartë që ke mëdyshje, gjë për cilën duhet të kërkosh udhëzimin e Perëndisë së Madhërishëm për ta pasur të qartë. (Ahmed Hanbel, el-Zuhd, f. 98).
Edhe pse flitet për krizën financiare në botë, është e qartë se bota është në krizë të thellë morale për shkak të mungesës së fesë dhe të besimit në mes të njerëzve, gjegjësisht nga gjërat e paqarta dhe të dyshimta përmes të cilave përzihen e mira me të keqen, për shkak të cilave gënjeshtra shitet si e vërtetë. Prandaj është thënë mesazhi i Isait a.s., mesazh ky i cili është i rëndësishëm sot, më tepër se kurrë, sepse njerëzimi duhet më në fund të kuptojnë se civilizimi i cili është i bazuar në arsim pa edukim nuk ka të ardhme, se kultura që madhëron vetëbesimin pa vetëdijesim nuk ka jetë, dhe informimi që vret njerëz pa përgjegjësi nuk ka njerëzi.
Pra, do të ishte shumë më mirë që ditët e Miladis (ditëlindja) së Jezusit - Isait a.s., njerëzimi të mendoi për mesazhet e tij të vërteta për dashurinë ndaj Zotit xh.sh. dhe njeriut e jo me këtë rast të ofrohen imazhe të rreme, të cilat janë një përdorimshe, për argëtim dhe komercializëm, e cila nuk mund të ketë asnjë lidhje me emrin e nderuar të Pejgamberit të All-llahut xh.sh, Isait a.s.
Dhe për ne këtu, mesazhi i thënë i Isait a.s. sot është i rëndësishëm më tepër se kurrë, sepse jemi dëshmitar se si kohëve të e fundit është duke na u imponuar lufta në mes të vërtetës dhe gënjeshtrës. Ndaj, kjo vlen edhe sot të thuhet në mënyrë të qartë, sepse të gjithë janë duke e vërejtur dukshëm se Islamofobia (mbjellja e frikës ndaj Islamit) është në skenë, të cilën po emitojnë mediat e shkruara dhe elektronike, pa kurrfarë arsyeje apo motivi, përveç urrejtjes dhe nënçmimit ndaj vlerave të fesë dhe kulturës tone.
E padëgjuar dhe e paparë deri më tani, nga dita në ditë disa media të shkruara dhe nga nata në natë në disa media elektronike, të cilat edhe ne muslimanët i paguajmë, flasin në mënyrë tendencioze dhe me qëllime të këqija për islamin dhe muslimanët.
Haptas, dikush është duke testuar durimin e myslimanëve në këto troje, të cilët i kanë treguar tërë botës se janë popull që vështirë mund të gjendet në botë, i durueshëm dhe tolerant, por ata janë të guximshëm në mbrojtje të vlerave të tyre morale dhe kulturore.
Unë jam i lumtur që shumica prej mesit tone janë, siç tha Isai a.s.,: "e vërteta është e qartë dhe nuk kanë kurrfarë mëdyshje dhe për këtë arsye e ndjekin, gënjeshtra është e qartë dhe nuk kanë kurrfarë mëdyshje, për këtë arsye largohen nga ajo, e për çështjet të cilat i kanë të paqarta dhe të dyshimta, kërkojnë udhëzimin e Allahut xh.sh. për t'iu bërë të qarta. "
Prandaj, duke iu përgëzuar për vitin e ri hixhri 1434, lus Allahut e Plotfuqishëm që të na bëjë të qartë të vërtetën, në mënyrë që ta ndjekim, që gënjeshtrën të na e bëjë të qartë dhe të shmangemi nga ajo, dhe dyshimet të na i sqaroi dhe të jemi të bindur në korrektësinë e rrugëtimit tonë të përbashkët drejtë suksesit tone në këtë botë dhe shpëtimit në botën tjetër. Amin!



Përgatiti: Esat Rexha

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.