Pse duhet ti edukojmė fėmijėt me Islam?

"Në duart e tua nënë u tundën djepe mbarë njerëzore, e ti përsëri nuk lodhesh, sepse çdo pemë me fryte jep kokrra."

Të falënderoj ty i madhi Zot, që në prehrin tim bëre të rriten breza dhe nga duart e mia si mësuese, bëre të dalin gjenerata. Ne në kohën moderne kemi sfida të pafundme, por për mendimin tim sfida më e vështirë është edukimi dhe rindërtimi. Bota ecën me ritme të shpejta duke marrë edhe shtysë nga teknologjia, por ne duhet të kujdesemi që fëmijët të rriten ashtu siç duhet dhe siç duam ne.
Padyshim që edukimi i fëmijëve, sidomos në kohën ku jetojmë, është një nga sfidat më të mëdha të prindërve, e sidomos të prindërve besimtarë. Në çdo rast që ulesh me një baba apo nënë, është e vështirë të shpëtosh pa dëgjuar prej tyre hallet dhe problemet që kanë me edukimin e fëmijëve. Fëmija ka problematika në varësi të moshës që ka, por ne duhet të kujdesemi për ta sipas specifikave që ka mosha, por edhe karakterit të tyre. S'ka një model universal edukimi për sa kohë fëmijët janë qenie unike dhe të brishta. Vetëm duke përvetësuar aftësitë edukative, ne mund të nxjerrim breza të ndershëm dhe të suksesshëm, si në aspektin shoqëror ashtu dhe në atë shpirtëror. Nuk duhet harruar se njeriu është i krijuar nga balta dhe balta është lëndë e ndikueshme nga faktorët e jashtëm, pra nga ambienti që e rrethon.

Pse duhet t'i edukojmë fëmijët me islam?!

Përpara se t'i edukojmë fëmijët tanë me islam, duhet të kemi të qarta strategjitë tona të edukimit. Në ndërtimin e këtyre strategjive lindin natyrshëm disa pyetje:
Përse duhet ta edukoj fëmijën tim?
Cili është objektivi, që duhet të synoj me edukimin e fëmijës?
Për çfarë duhet ta përgatis atë?
Me edukimin e fëmijëve, ne synojmë përgatitjen e tyre për të qenë mëkëmbës në tokë, pra për të qenë qenie të vlefshme në shoqëri dhe njëkohësisht të adhurojnë Zotin që i krijoi.
Zoti thotë në Kuranin Famëlartë: "I kam krijuar xhindet dhe njerëzit, vetëm që të më adhurojnë." (Edh Dharijat, 56).
Nga këtu del edhe thelbi se pse ne duhet t'i edukojmë fëmijët tanë me frymën islame dhe me besim në Zot, sepse ky ka qenë qëllimi i krijimit të tyre.
Sipas psikologëve myslimanë ne duhet të ruajmë dhe të mbrojmë natyrën e pastër të brezit të ri. Që t'i arrimë këto synime ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përpiktë, duhet të jemi ne vetë edukues i për fëmijët tanë. Prindi ose edukatori, duhet të jetë gjithmonë i vëmendshëm me fëmijën, ai duhet t'i kontrollojë sjelljet dhe çdo sjellje të pahijshme, duhet ta gdhendë me urtësi, derisa ta rregullojë atë.
Ndodh shpeshherë, që fëmija ta refuzojë një sjellje apo vlerë, e cila është në interesin dhe dobinë e tij. Ne duhet të përpiqemi me të gjithë format, derisa fëmija ta përftojë dhe thithë këtë sjellje dhe vlerë. Padyshim, që gjithçka e tillë është art dhe këtë art më së miri e gjejmë të mishëruar në jetëshkrimin dhe traditën e pejgamberit Muhamed a.s.
Ne nuk mund ti edukoj më fëmijët tanë që të kemi qetësi dhe rehati vetëm ne si prindër, por duke i edukuar fëmijët me edukatë të mirë, kjo sjellë dobi politike, ekonomike, shoqërore, fetare etj.
Përgatitja për t'u bërë prindër që do të edukojmë me edukatë islame fillon që me daljen tonë në jetë. Por, Islami shkon edhe më larg, këtë e kërkon edhe para lindjes së fëmijëve. Pra, Islami çështjen e edukimit të pasardhësve e parashtron prej momentit të kurorëzimit, apo martesës.
Detyra me rëndësi bien mbi nënat, sepse nëna është shtylla e familjes dhe faktor kryesor në edukimin, formimin dhe zhvillimin normal të fëmijëve. Islami zgjedh që 'fëmijës së porsalindur t'i jepet emër i mirë dhe i bukur, sepse ndikon mjaft në zemrën dhe shpirtin e fëmijës, gjë që është vërtetuar kohëve të fundit edhe nga shumë analiza shkencore, sipas të cilave fëmija është fushë shumë e përshtatshme për pranimin dhe vulosjen e shprehive dhe fjalëve në psikologjinë dhe shpirtin e tij. Nga ana tjetër qëndrimi i prindit duhet të jetë qëndrim i përgjegjshëm dhe i vetëdijshëm për detyrën që ka ndaj fëmijës dhe për atë që i është dhënë në duart e tij, kjo nënkupton mosbarazimin e autoritetit të prindit me atë të fëmijës dhe vendosmërinë e plotë në procesin edukativ të fëmijës.
Aliu r.a. në një thënie të tij thotë: "Nuk është jetim ai fëmijë që nuk ka prindër, por jetim i vërtetë është ai fëmijë që është pa edukim dhe pa sjellje të mirë".
Ne duhet të kujdesemi që fëmijët të njohin Krijuesin, t'i nënshtrohen urdhëresave të tij, t'i edukojmë me sjellje të mira, me durim, mospasje të mendjemadhësisë, të jenë të sinqertë.
Mos harroni kush edukon fëmijë në islam ka edukuar fëmijë të shpëtuar nga dënimi dhe ndëshkimi, andaj t'i japim edukimit islam vendin që meriton, të kujdesemi t'i ushqejmë mirë fëmijët, t'i rrisim të ditur, por duhet t'ju ushqejmë edhe shpirtin me fenë e pastër e burimore - Islamin.
"Në duart e mia t'i rritesh dhe po ndërton të ardhmen, e unë dua që ti të jesh me mua, aty ku jeta dhe lumturia s'kanë fund, në Xhenet."



Entela Hidri

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.