Mulla Abdurrahman Devaja (1853-1938)

Mulla Abdurrahman Devaja rrjedh nga një familje e madhe tregtarësh dhe e pasur në regjionin e Anamoravës.

Abdurrahmani u lind në fshatin Devajë të komunës së Vitisë në vitin 1853. Mësimet e para i mori nga hoxha i fshatit. Më pas studio në Stamboll të Turqisë ku kreu medresenë e mesme.
Mulla Abdurrahmani shërbeu për një kohë në fshatin e tij të lindjes në Devajë. Mandej, ai një periudhë shërbeu si imam edhe në fshatin Ballancë të komunës së Vitisë. Më vonë, në vitet e '20-u emërua imam në Xhaminë e madhe. Pas një pauze ai sërish u kthye dhe u emërua imam gjithashtu në Xhaminë e Madhe në Gjilan, në vitin 1934, ku shërbeu deri në përfundim të vitit 1935. Ndërsa, prej vitit 1935 e deri në vitin 1937 shërbeu imam në xhaminë e fshatit Doganaj të komunës së Ferizajt.
Edhepse ishte hoxhë me profesion, mulla Abdurrahmani me aftësitë e tij edhe prej tregtari zhvilloi, ndihmoi dhe zgjeroi pasurinë familjare me punë të vazhdueshme që në atë kohë importonin mall bashkë me vëllanë e vetë nga Shkupi e Selaniku.(1)
Mulla Abdurrahmani ndërroi jetë në vitin 1938 në Gjilan dhe u varros në varrezat e qytetit, të cilat në atë kohë gjendeshin në qendër të qytetit, ku zot gjendet ndërtesa e Gjykatës komunale.



1. Disa nga dëshmitë janë marrë nga libri i Mr.sc.Kurtesh Devaja "Familja Devaja1712-2012-Monografi "Prishtinë, 2012, f.73: si dhe disa nga të dhënat (gojarisht dhe me shkrim) nga stërnipi i tij Idriz Devaja.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.