Sulmohet dhe demolohet xhamia në fshatin Llabjan të Novobërdes

Në pasditen e së shtunës (15.0420017) ka ndodhur një incident në fshatin Llabjan të komunës së Novobërdes, ku një shtetas kosovar me kombësi serbe ka sulmuar dhe demoluar shkollën e fshatit, ambulancën, xhaminë dhe disa shtëpi private.

Imami i fshatit, Nazmi Gashi, në një prononcim për Klan Kosovën, ka deklaruar se sulmuesi ka thyer inventarin e xhamisë me një mjet të fortë – pa mundur ta përcaktojë atë.
“Te gjitha gjërat në xhami janë dëmtuar; ka ndodhur demolim i brendshëm. Gjithçka është dëmtuar, aparatet e rrymës, pjesa e brendshme, zhveshtorja etj. Sulmi është bërë nga një mjet i fortë”, ka thënë imami.
Gashi tregoi se, fatmirësisht, më momentin kur është kryer sulmi nuk ka pasur persona në xhami, ndaj nuk është lënduar askush.
Ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga sulmi që ka ndodhur në objektet tjera, apo shtëpitë private.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka treguar për Klan Kosovën se agresori është arrestuar.
Këtë rast e ka konfirmuar për edhe zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, I cili tregoi se i dyshuar është kapur dhe gjendet në polici .
“Kemi pranuar një informatë se ka ndodhur një incident në fshatin Llabjan të komunës së Novobërdës, ku kanë dal me urgjencë njësit patrulluese dhe kanë vërejtur se është dëmtuar xhamia në fshatin Llabjan, ku ka pasur disa dëmtime edhe brenda edhe jashtë xhamisë nga persona të panjohur, si dhe janë thyer xhamat e së paku të dy ose tri shtëpive dhe të një shkolle po në këtë fshat. Policia e Kosovës ka filluar menjëherë hetimet ku dhe kanë lokalizuar një person serb, shtetas i Kosovës i moshës madhore që dyshohet se është i involvuar në këtë vepër. Motivet për momentin ende nuk dihen, do të kontaktojmë me prokurorin dhe do t’i shohim rrethanat dhe do të zbulohet se pse ka ndodhur kjo ngjarje”, ka thënë Hashani.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.