Zbulimet shkencore tė antibiotikėve nė larvat e mizave qė janė pėrmendur nė hadithin profetik

Shpesh kritikët e Islamit e përqeshin Islamin veçanërisht kur është fjala për një hadith të saktë, i cili gjendet në përmbledhjen e Buhariut, i cili thotë se nëse miza bie në pije, atëherë duhet ta zhysim atë në tërësi, sepse në të gjendet ilaçi, por tani me sa duket, sipas një studimi shkencor, miza ngadhënjeu mbi përqeshjen e tyre.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Nëse miza bie në pijen tuaj, zhyteni në pije, sepse në njërin krah të saj është sëmundja e në tjetrin ilaçi për këtë sëmundje.”

Antibiotikët e rinj

Sipërfaqja e mizës është vendi i fundit ku do të pritej gjetja e antibiotikëve, por m’u aty një ekip hulumtuesish australianë u fokusua. Ata e bazuan punën e tyre në teorinë se mizat mund të kenë diçka të rëndësishme - antibiotikë që do të mund të mbijetojnë në bajgën e kalbur, mish dhe fruta.

Ekipi i “Departament of Biological Sciences, Macyuarie University” filloi të identifikojë këtë cilësi antibakteriale, e cila paraqitet në stade të ndryshme të zhvillimit të mizës.

“Hulumtimi ynë është një pjesë e vogël e hulumtimit global në kërkim të antibiotikut të ri, por ne do të kërkojmë ku mendojmë se askush më parë nuk ka kërkuar.”- ka thënë zonja Xhoan Klark, e cila ka prezantuar përparimin e grupit në Shoqatën e Australisë në Konferencën e Mikrobiologjisë në Melburn.

Shkencëtarët kanë testuar katër lloje mizash: mizën shtëpiake, mizën ushtuese, mizën e vreshtave dhe mizën e pemëve nga Kuislendi (Queensland), të cilat i vendosin vezët në ajër të pastër. Larvave të tyre nuk u nevojiten shumë materie antibakteriale, sepse ato nuk vijnë në kontakt me shumë bakterie.

Miza kalon nëpër disa stade të ndryshme prej larvës e deri te miza e rritur. Gjatë stadit të zhvillimit miza mbyllet dhe nuk ushqehet.

“Kemi menduar se nuk do të prodhojnë shumë antibiotikë. Dhe nuk kanë prodhuar. Mirëpo të gjitha larvat tregojnë karakteristika antibakteriale (përveç në rastin e mizës së pemëve nga Kuislendi).” - ka thënë zonja Klark.

Të gjitha llojet e mizave kur rriten kanë prodhuar antibiotikë, bile edhe miza e pemëve nga Kuislendi (së cilës në këtë stad i nevojitet mbrojtja antibakteriale, për arsye se ka kontakt me mizat e tjera). Këto cilësi ishin të pranishme në sipërfaqen e mizës te të katër llojet, edhe pse cilësia antibakteriale mund të jetë bile edhe në zorrë.

“Mund të gjenden aktivitetet në dy vende” - thotë zonja Klark. “Shkas që jemi koncentruar në sipërfaqe është se ky vend është më i lehtë për tajitje. Materia antibiotike tajitet pasi që miza zhytet në etanol, e pastaj përzierja lëshohet nëpër filtra për t’u tajitur koncentrati i thatë. Tani përpiqemi të zbulojmë vendin e veçantë antibakterial“- thotë zonja Klark.

Në fund bëhet sinteza kimike. Meqë këto vende nuk janë bakteriale gjenet që tregojnë rezistencë ndaj tyre, nuk do të kthehen lehtë në patogjene. Pritet që kjo formë e re e antibiotikëve të ketë veprim më të gjatë dhe efektiv.



Prim. dr. med. sc. Ali F. ILJAZI

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.