Ēdo vit gjelbėrohet: Xhamia si njė kopsht botanik

Xhamia e gjelbër apo xhami Köprüköy është ndërtuar në vitin 1930 në Adana të Turqisë, për shkak të bimëve që e rrethojnë ajo i ngjan një kopsht botanik.

Qyteti turk Adana mund të krenohet me bukuritë natyrore, arkitekturën dhe objektet historike. Adana njihet edhe për xhamitë e saj, por vëmendjen maksimale të kalimtarëve ua tërheq xhamia e gjelbër. Këtë emër e ka trashëguar nga gjelbërimi i plotë i mureve të saj.
Xhamia e gjelbër, e cila 87 vjet më parë është hapur për adhurim, u përzgjodh si xhamia e dytë më e bukur në këtë qytet. Këtë më së miri e përshkruan fjala e urtë "Kush një herë e shikon këtë xhami, duhet të kthehet dhe ta shikoj edhe njëherë për t’u bindur në bukurinë e saj."
Me ardhjen e pranverës xhamia sërish mbështjellët me mbulesën e saj të gjelbër, ashtu që vizitorët që vijnë e kanë ndjenjën që janë duke ecur në një kopsht botanik. Ajo është simbol i këtij qyteti. Në oborrin e saj mund të shihen lloje të ndryshme të luleve.
Drejtori i Shoqatës për ruajtjen e xhamisë, 78 vjeçari Muzaffer Yeldan thotë se ai është një nga banorët më të vjetër të këtij qyteti. Që nga viti 1995, kjo shoqatë kujdeset rreth kësaj xhamie.
"Që atëherë, ne bëjmë gjithçka çfarë kemi mundësi që xhamia jonë të jetë sa më e bukur", thotë Yeldan. Ai kujton se ajo u ndërtua në vitin 1930, por që pamjen e tanishme e ka marrë nga periudha 1963 – 1965.
"Çdo vit punojmë që ajo të mbetet e gjelbër. Këtu kemi lloje të ndryshme të luleve, të gjitha së bashku e bëjnë këtë xhami sa më të bukur. Ato kërkojnë kujdes të përditshëm. Ka shumë njerëz që e vizitojnë këtë xhami. Ata vijnë nga të gjitha anët për të parë këtë minare të gjelbër. Edhe xhematlinjtë shumicën e kohës e kalojnë të ulur nën pemë, në oborrin e saj. Ne këtu kemi edhe një bibliotekë, ku mund të lexojmë libra", shpjegon Yeldan.













Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.