Mėshira e Allahut – mbreti dhe i urti

Mbreti i plakur e kishte zakon të bisedojë me mikun e tij të kamotshëm, plakun e urtë.

Një ditë i tha: - Ti thua se njeriu i cili njëqind vjet ka bërë vepra të këqija mund të hyjë në Xhennet, nëse pendohet dhe i lutet Zotit që ta falë. Ndërsa thua që njeriu i cili ka bërë vetëm një mëkat të madh dhe nuk pendohet, do të hyjë në zjarr. A është e drejtë kjo? A thua të këqijat njëqind vjeçare janë më të lehta se një mëkat i vetëm?
Plaku i urtë buzëqeshi dhe tha:
- Nëse marr një gur dhe e hedh në liqen, a do të fundoset, apo do të notojë?
- Do të fundoset. - u përgjigj mbreti.
- Nëse marr njëqind gurë të mëdhenj dhe i vendosi në barkë, gurët a do të fundosen, apo do të notojnë me barkën?
- Do të notojnë. - u përgjigj mbreti.
- A thua njëqind gurët në barkë janë më të lehtë se një gurë?
Mbreti u hutua dhe nuk diti të përgjigjej.
Atëherë, i urti i shpjegoi: - Kështu, o mbret, është edhe me njerëzit. Kur njeriu i cili bën mëkate shumë, pendohet dhe mbështetet në Zotin, nuk do të bie në zjarr. Përkundrazi, njeriu i cili ka bërë një mëkat, por nuk mbështetet në mëshirën e Zotit, shkatërrohet.



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.