Ndikimi i Kuranit në jetën kulturore te shqiptarët (2)

Përplasja e kulturave

Pas fundit të Luftës së Ftohtë, një front i ri armiqësor filloi të shfaqej paralel me këtë paragjykim imagjinar. Në shumë harta hipotetike, të publikuara në gazeta të lidhura me strukturat politike, është nënvizuar që i vetmi kërcënim kundër vlerave globale të civilizimit perëndimor dhe një Evropë e bashkuar do të vijë nga fundamentalizmi islam.

Analiza e Fukujamës gjithashtu e përmbush këtë mision për deklarimin e një kërcënimi të ri: "Islami me të vërtetë ka mundur demokracinë liberale në shumë pjesë të botës islame, duke u bërë kështu një kërcënim i madh për praktikat liberale edhe në ato vende ku nuk ka arritur pushtet politik direkt. Fundi i Luftës së Ftohtë në Evropë, u ndoq menjëherë nga një sfidë që iu bë Perëndimit nga Iraku, në të cilin Islami ishte faktori argumentues".(1)
Profesori i njohur amerikan, Samuel Huntigton në librin e tij mjaft polemizues "Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit të ri botëror" sjell argument se një përplasje civilizimesh është ajo që do të ndodh dhe do të dominoi në politikën botërore. Sipas tij nuk do të ketë më përplasje ndërmjet klasave shoqërore të pasurve dhe të varfërve, por ndërmjet popujve që u përkasin tërësive kulturore të ndryshme, dhe nuk do të kemi përplasje idesh, por përplasje kulturash.
Por, sa e vërtetë mund të jetë teza e Huntigtonit në rrafshin tonë shqiptarë. Populli jonë ka një larmi kulturash që jetojnë në një simbiozë të përkryer njëri me tjetrin. Harmonia dhe dialogu ndërfetar janë shembuj unikal të tolerancës, të cilat edhe qytetërimet më të mëdha botërore do t' ia kishin zili. Dialogu dhe bashkëjetesa mes komuniteteve të ndryshme fetare e kulturore është një tipar dallues mjaftë pozitiv për të gjithë shqiptarët. Përveç besimit të ndryshëm që kanë shqiptarët evidentohet edhe një dallim tjetër kulturor pasi në territorin e Kosovës por edhe më gjerë jetojnë së bashku myslimanë, të krishterë e besime tjera, e megjithatë ky dallim nuk e ka penguar aspak tolerancën dhe komunikimin ndërkulturor në vend. Ndonëse vendi jonë trashëgon një diversitet të theksuar fetar, bashkekzistenca, toleranca dhe harmonia në mes feve kanë karakterizuar të kaluarën, ashtu edhe të sotmen shqiptare.

Kurani synon edhe formimin e shoqërisë së shëndoshë

Duke përmbledhur mendimin që të shkojmë drejt çështjes që na intereson, njerëzit e përcaktojnë veten nga pikëpamja e paraardhësve, besimit, gjuhës, historisë, dokeve, vlerave, zakoneve dhe institucioneve. Në mendësinë e tyre çojnë peshë grupet ose bashkësitë etnokulturore, si: fiset, grupet etnike, bashkësitë fetare, kombet dhe në nivelin më të gjerë qytetërimet.(2)
Përveç individit dhe familjes së shëndoshë, Kurani synon edhe formimin e shoqërisë së shëndoshë. Shoqëri e shëndoshë është ajo, pjesëtarët dhe familjet e së cilës janë të lidhura për vlerat dhe parimet e larta islame, këto vlera dhe parime i ka pranuar si mision dhe bosht ekzistence. Këto parime dhe vlera janë të mishëruar thellë në kulturën dhe jetën e shqiptarëve ndër shekuj.

Vlerat më të rëndësishme në këtë kontekst janë:

Bashkimi në besim të pastër

Bashkësia islame nuk është bashkësi etnike ose gjeografike, por është bashkësi e besimit, bashkësi e idesë dhe e besimit islam. Bijtë e kësaj shoqërie janë të racave, kombeve dhe shtresave të ndryshme, por të gjitha këto diferenca shkrihen para besimit unik para fjalëve "La ilahe ilellah, Muhamedun resulullah", para besimit të përbashkët që mes besimtarëve i mbjellë ndjenja e dashurisë dhe vëllazërisë: "S'ka dyshim se besimtarët janë vëllezër .. " (EI-Huxhurat,10).
Përkufizimi më korrekt dhe më preciz i kësaj shoqërie do të ishin sintagmat "shoqëri besimtare", "shoqëri e besimtarëve", shoqëri e atyre "Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen dhe prej asaj që Ne i kemi furnizuar, japin. Dhe ata të cilët e besojnë atë që t'u shpall Ty, dhe atë që është shpallur para teje, dhe të cilët për ahiretin (botën tjetër) janë të bindur. Të tillët janë të udhëzuarit nga Zoti i tyre dhe të tillët janë të shpëtuarit. (EI-Bekare,3-5).
Çmuarja e veprave të mira, pa marrë parasysh a e kanë trajtën fetare si namazi, agjërimi, haxhi, umreja, leximi dhe lutja, ose atë botërore si përpjekja për ta fituar furnizimin, për përmirësimin e botës, për t'u sjellë dobi njerëzve për t'u bërë mirë atyre. Veprat e mira janë bazë e verifikuar e çdo të mire, të cilat Kurani i quan shtyllë të çdo feje që mbështetet në besimin në Allahun dhe në botën e ardhshme. Allahu thotë: "Vërtet, ata që besuan, ata që ishin jehudi, krishterët sabejët, kush besoi prej tyre (sinqerisht) Allahun, dhe botën tjetër dhe bëri vepra të mira, ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka frikë, as nuk kanë përse të pikëllohen." (EI-Bekare,62).
Thirrja në të mirë dhe ndalimi i së keqes është një nga bazat e kësaj feje. Në botëkuptimin islam s'mjafton që njeriu të jetë i mirë vetëm me shpirt e të mos çajë kokën për trazirat që i kanë kapluar të tjerët. I mirë me plotë kuptimin e fjalës është ai që e ka përmirësuar veten, por mundohet që edhe të tjerët t'i ftoi, qoftë me thirrje, urdhërim ose ndalim: "Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit." (Ali Imran,104). Kjo është cilësia në saje të së cilës shoqëria ose bashkësia islame ka fituar privilegj ndaj të tjerave: "Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në Allahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, por shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit." (Ali Imran, 110). Kurani famëlartë i ka mallkuar "pasardhësit e Israilit” me gojën e Davudit dhe të Isait për shkak të heshtjes së tyre karshi të keqes dhe mos ndalimit të saj: "Ata që mohuan të vërtetën nga Beni Israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe të Isait, të birit të Merjemes. Kështu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan. Ata ishin që nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keqja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar." (El-Maide, 78-79).
Xhihadi në rrugë të Allahut, i cili ka domethënien e mbrojtjes të së vërtetës, përforcimit të së mirës, sigurinë e ftesës, pengimin e trazirave, mashtrimeve, edukimin e të prishurve, shpëtimin e të dobëtëve etj., është një themel islam të cilin e njeh dhe ia di vlerat çdo mysliman. I Lartëmadhëruari thotë: O ju që besuat, ç' është me ju, që kur ju thuhet: "Dilni në rrugën e Allahut!", ju rëndoheni përtokë? A jeni më të kënaqur me jetën e dynjasë, se sa me ahiretin? Kënaqësia e jetës së dynjasë, në krahasim me ahiretin është e vogël! Nëse nuk dilni, Ai do t'ju dënojë me një dënim të dhembshëm, do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër dhe Atë nuk
e dëmtoni aspak. Allahu ka mundësi për çdo gjë." (Et-Tevbe, 38-39). "O ju që besuat, rrini të përgatitur (të armatosur) dhe dilni (për në luftë) grup pas grupi apo të gjithë së bashku". (En-Nisaë, 71). "E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje) ta frikësoni armikun e Allahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini (se kush janë), e Allahu i di ata. Çka do që shpenzoni për rrugë të Allahut, ajo do t'ju kompensohet dhe nuk do t'ju bëhet padrejtë." (El Enfalë, 60).
Përforcimi dhe përhapja e vlerave morale në çdo sferë të jetës. Nga këto vlera janë drejtësia, mirësia, bamirësia, marrëdhëniet e mira farefisnore, ndihma në punë të hairit e në devotshmëri, respektimi i sistemit, besnikëria, sinqeriteti e dëlirësia, principialiteti fshehurazi dhe haptazi, thënia e të vërtetës kur je i hidhëruar dhe kur je i kënaqur, maturia në varfëri dhe pasuri, durimi në gjendje të rëndë, mos shqetësimi i njerëzve as me dorë, as me gjuhë, pastrimi i zemrës nga urrejtja e xhelozia, nga mendjemadhësia, dyfytyrësia, dashuria e tepërt ndaj kësaj bote si dhe nga shumë sëmundje shpirtërore të cilat e pengojnë ngritjen e shoqërisë islame.(3)


___________________________
(1) Ahmet Davutogllu,Transformimi qytetërimor dhe bota myslimane, përktheu nga anglishtja Olsi Jazexhi & Redi Shehu, Logos-A, 2009, Shkup f.222.
(2) S.P Huntington, Përplasja e qytetërimeve, përkthyer nga anglishtja, Logos-A, 2004, f. 21.
(3) Jusuf Kardavi, Veçoritë e përgjithshme të Islamit, Përktheu Ali Pajaziti, botues Shoqata Bamirëse e Katarit me pëlqimin e BIK-së, Prishtinë, 2002, f.220-222.v.4



Rexhep Suma (PHDc)

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.