Takim me imamët në prag të muajit të Ramazanit

Sot, në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, u mbajt mbledhja me imamët e komunës së Gjakovës, ku si temë ishte parapërgatitja për muajin e madhëruar të Ramazanit, bashkëbisedimi me imamët për aktivitet që do të zhvillohen gjatë këtij muaji dhe koordinimi i punëve shtesë.

Takimi u hap me leximin e një pjesë të Kur’anit, e më pas fjalën e mori kryeimami i KBIGJ-së, Visar ef.Koshi, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe i njoftoi për qëllimin e takimit, i cili ka të bëjë me koordinimin dhe organizimin e aktiviteteve gjatë muajit të Ramazanit.
“Shfrytëzoj rastin t’ju përshëndes dhe t’ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë takim. Edhe këtë vit jemi munduar t’i marrim të gjitha masat e duhura për të qenë sa më të përgatitur për muajin e shenjtë të Ramazanit. Është me rëndësi që gjatë këtij muaji të jemi sa më afër xhematit ngase, siç e dimë, vetë muaj i Ramazanit është muaj i mëshirës dhe i solidaritetit. Prandaj nga ne kërkohet, që të jemi sa më aktiv që këtë muaj ta presim sa më të përgatitur. Pa dyshim se muaji i Ramazanit do jetë më dinamik në shumëllojshmërinë e aktiviteteve. Gjatë këtij muaji përveç faljes së namazit të teravive do të ketë organizim të ligjëratave dhe një sërë aktivitetesh tjera kushtuar këtij muaji.”

Pas fjalës së kryeimamit, imamët paraqiten idetë, propozimet dhe sugjerimit e tyre që kanë të bëjnë me organizimin e aktiviteteve që do të zhvillohen në kuadër të muajit të Ramazanit në komunën e Gjakovës.







Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.