Tregimi që do të ndryshoj marrëdhënien tuaj ndaj të tjerëve

Karakteri i individit formëson ndodhitë, bindjet dhe qëndrimin. Sjellja jonë ndaj jetës dhe njerëzve është produkt i përvojës, pa marrë parasysh a është e mirë apo e keqe. Dashuria, humbja, plotësimi, tradhtia, tragjedia, nevojat e veçanta, janë faktorë kyç që ndikojnë tek ne. Këta janë pjesëmarrës në formësimin e asaj që jemi tani.
A thua duhet t’i gjykojmë tjerët menjëherë?
Duhet të përpiqemi t’i kuptojmë shkaset përse disa persona sillen në mënyrë të caktuar para se të sjellim çfarëdo konkluzioni.

Lexoni tregimin në vijim.

Zotëria im kishte një veturë luksoze, ndërsa detyra ime e përditshme ishte që si mbikëqyrës i shtëpisë ta përshëndes dhe t’ia hap derën. Por, ai kurrë nuk përgjigjej në përshëndetjet e mia.
Një ditë më pa kur unë hapja qeset e mbeturinave para shtëpisë për të gjetur mbetje të ushqimit. Por, si zakonisht ai asnjëherë nuk më shikonte, sikur mos të vërente asgjë.
Ditën e nesërme në vendin e mbeturinave gjeta një qese të paketuar mirë me perime dhe çdo gjë që na nevojitej në shtëpi. Ushqimi ishte i freskët si nga supermarketi. E mora dhe ia dërgova gruas dhe fëmijëve të mi. Kështu, për çdo ditë në të njëjtin vend, gjeja qesen e paketuar me të gjitha gjërat e nevojshme.
Në vete mendoja nga vjen ky ushqim.
Një ditë i zoti i shtëpisë vdiç.
Erdhën shumë miq të tij dhe unë të nesërmen nuk e gjeta qesen e paketuar në koshin e mbeturinave. Kështu ndodhi edhe ditët në vijim. Kisha vështirësi ta ushqej familjen time dhe u drejtova tek zonja e shtëpisë, duke kërkuar që të ma rrit pagën, ngase nuk mund ta ushqeja familjen time.
Ajo u shokua kur dëgjoi këto fjalë, pasiqë dy vite me radhë nuk kisha kërkuar rritjen e pagës. Përse tani kjo pagë nuk të mjafton? U përpoqa të arsyetohesha. Më në fund vendosa t’ia tregoj të vërtetën për qesen e paketuar në mbeturina. Kur u ndërpre kjo? I thashë pas vdekjes së burrit tuaj.
Kuptova se ai kishte qenë burri i saj. Filloi të qajë, ngase kuptoi se unë isha personi i shtatë që burri i saj ua linte qesen me ushqim. Nga ajo ditë e tutje përsëri e merrja qesen përplot ushqim, por këtë herë e sillte në shtëpinë time i biri. Por, kurdo që e falënderoja, ai asnjëherë nuk përgjigjej, m’u sikurse babai i tij! Një ditë i thashë me zë të lartë faleminderit. Ndërsa ai mu përgjigj: “Mos u ofendo, por kam problem me dëgjimin, sikurse babai im.”
Mesazhi: Sa herë kemi gabuar duke i gjykuar njerëzit pa e njohur të vërtetën e cila fshihet pas veprimeve të tyre. Bëhuni të sjellshëm ndaj të tjerëve, ngase secili e ka betejën e vet. Mos sillni konkluzione të shpejta.
Shumica e problemeve tona shkaktohen se si sillemi me ndodhitë rreth nesh. Mos gjykoni për situatën në të cilën nuk keni qeni asnjëherë. Ju nuk i dini të gjitha. Ndryshoni mënyrën e të menduarit për vete dhe për tjerët.
Mos besoni çdo gjë që dëgjoni.
Bekr ibn Abdullah el-Muzeni ka thënë: “Nëse sheh më të moshuarin se ti, respektoje dhe thuaj në vete: - Më ka tejkaluar në fe dhe vepra të mira. Ndërsa, nëse e sheh më të riun se ti, nderoje. Ka më pak mëkate se ti.”
Nëse njerëzit të nderojnë me diç, dije se ajo është begati e Allahut ndaj teje, e që ti nuk e ke merituar, por nëse njerëzit ndonjëherë sillen ndaj teje jo me respekt, ti thuaj:
- Kjo është vetëm për shkak të mëkateve të mia.



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.