Ata duan ta shuajnë Dritën e Zotit!

E vërteta burimore e realitetit dhe e vërteta e krijuar e realitetit

E vërteta burimore e realitetit, realiteti burimor, apo realiteti i vërtetë, është ajo e vërtetë e cila vjen nga Burimi i ekzistencës, dashurisë, qetësisë dhe të gjithë të njohur dhe të panjohur për mendjen e njeriut, të dukshmes dhe të padukshmes, burimit të jetës - Zotit të Plotfuqishëm. Megjithatë, edhe pse ne nuk e shohim dritën kjo nuk është dëshmi që mund të na shërbejnë neve për të mohuar dritën, me vetë faktin që ne e shohim të ndriçuarën, e që e ndriçuara është manifestim i dritës. Pra, ne, edhe pse nuk mund të kuptojmë fenomenet metafizike që shfaqen çdo ditë në jetën tonë, kjo nuk tregon të kundërtën e këtij fenomeni ose ekzistimi i tyre, dhe nuk mund t'i referohemi argumenteve të logjikës ndaj fenomeneve që nuk mund t'i kuptoj logjika, pasi që logjika vlen vetëm për gjërat që janë të njohura për të jo assesi për ato gjëra për të cilat ajo është e paaftë dhe jo kompetente për të dhënë paragjykime, përkufizime apo konkluzione. Sikur që ligjet natyrore të cilat i njohim lidhen me natyrën të cilën ne e njohim e që është kjo si një pikë uji në oqean, e që oqeani këtu përdoret si krahasim me Kozmosin, dhe ky i fundit në krahasim me shtatë qiej, kurse ato në krahasim me Arshin dhe Kursijj. Pra, është çmenduri, të përpiqemi për të ardhur në disa përfundime logjike për atë që e kaplon mundësinë e logjikës, dhe çfarë është ajo si e panjohur për të. Për këtë arsye, e vërteta burimore e realitetit, realiteti burimor ose realiteti i vërtetë është e Vërteta e Zotit. Të cilën Ai, për neve si racë njerëzore e tregoi përmes të dërguarve të Vetë. Dhe realiteti i Tij është Drita, si: Veti e Tij dhe udhëzim. Sikur që thotë i Plotfuqishmi në Kuranin Famëlartë:“Allahu është dritë (ndriçues, udhëzues)(1) i qiejve e i tokës... Dritë mbi dritë!”(2)
Pra, nga ky ajet kuranor ne shohim se Zoti është drita e qiejve dhe e Tokës! Ajo që ne shikojmë, në të vërtetë është vetëm pjesë e asaj që paraqet Dritën e Zoti, dhe ne nuk e shohim dritën, por të ndriçuarën, dhe nuk është e njëjtë të shikohet në dritën dhe në të ndriçuarën. Vetëm në botën e Amshueshme do të kenë mundësi besim drejtët të shohin në Fytyrën e Tij Fisnike! Por, këtu është me rëndësi të theksohet, se manifestimi i Dritës së Zotit është reflektim i: udhëzimit, mëshirës dhe çdo gjë tjetër me të cilën njerëzimi ka nevojë për tu lidhur në jetën e kësaj bote, në mënyrë që të lëvizë drejt shtigjeve të sakta, e jo të end në iluzione.
Në anën tjetër, sa i përket realitetin e krijuar së vërtetës, kjo është realiteti që përpiqet për të fshehur realitetin e vërtetë, dhe të vënë në vellon e dritës, realiteti i vërtetë. Ose më mirë, ajo është një realitet që është krijuar në një botë globale, për të tërhequr vëmendjen nga realiteti i vërtetë dhe u kthye në realitetin e krijuar.

Kujt i pengon drita e Zotit dhe kush përpiqet ta e shuan atë?

Në fakt, themeluesit e Rendit të Ri Botëror janë ata që duan të "mirën e njerëzimit", dhe japin shumë mund dhe përpjekje në mënyrë që të realizohet dëshira e tyre, e që si doza më të vogla ose më të mëdha këtë tashmë njerëzimi ka filluar të veprojë në veprimet e përditshme. Aplikohet filozofia e jetës ideale, ose më mirë e thënë e krijuar në mendjet e njerëzve, si ideja e ëndrrës amerikane nga fillimi i krijimit të identitetit amerikan, dhe sidomos pas Luftës së Dytë Botërore, ose nga ana tjetër e ideja e ëndrrës evropiane, në mënyrë që të gjithë njerëzit të jetojnë me dinjitet, në kënaqësi dhe paqe. Por, a është kjo kështu apo kjo është një mënyrë joshëse me të cilën njerëzve përpiqet të krijohet bota e kundërt e asaj reale, e vërtetë prej asaj të pa vërtetë, ose mund të jetë një ide që njeriu të përballet me një botë të dyfishtë, ajo që u formua në kokën e tij për dallim nga ajo reale? Për ngritjen e këtij qëllimi, apo të aplikimit të tij dhe bindjes së masës, janë përdorur dhe akoma përdoren propagandat: ekonomike, mediale dhe politike.
Me propagandën ekonomike kishte për qëllim për të bërë njeriun krijesë të varur nga sistemi qeverisës të vlerave, në atë masë që qenia njerëzore të humb kontrollin total të vetë në kryelartësinë e vetë, kontrollin mendor, kontrollin e sjelljes së tij, etj. Për shkak se gjatë realizimit të propagandave ekonomike janë përdorur, dhe akoma përdoren metoda të ndryshme të cilat në thelbin e tyre, ose bekground, kanë për qëllim të bëjnë njeriun si: konsumatorë i cili do të konsumojë sasi të tepërta të të gjitha gjërave që i ka krijuar në mendjen e tij dhe dëshira për të pasur sa më shumë, pa marr parasysh a është ajo e dyfishtë, trefishtë ose e shumëfishtë; si një shembull i zakonshëm i kësaj mund të citohet blerja e smartfoneve (telefonave të mençur) të firmave të ndryshme të famshme si: Apple, Samsung, Nokia etj. Të themi që iPhonin, të cilin personi i caktuar i ka dy sosh, në momentin kur dëgjon se doli në shitje modeli i ri i tij, ata e blejnë edhe atë, pa marr parasysh se sa ai kushton dhe se a iu duhet. Gjithashtu, i njëjti sindrom është edhe me ushqimin në tryezat tona në të cilat kemi më shumë se dy ushqime, sallata, ëmbëlsira dhe deserte të ndryshme, pije, sasi të mëdha të ushqimit që përfundon deri në plehra kurse nga ana tjetër, pjesa tjetër e botës jeton në mjerim dhe varfëri, por sigurisht që të shkretë janë të dyja palët si ata që kanë pasuri dhe që e shkapërderdhin të njëjtën në joshjet e dëshirave dhe syve të tyre kurse në anën tjetër janë të shkretë në varfëri e cila mund të reduktohet me sistemin e vlerave humane dhe politikës së zhvillimit të këtyre rajoneve. Megjithatë, nuk është për qëllim të krijohet një klasë e mesme e cila do të jetonte me dinjitet dhe kënaqësi, por e kundërta e kësaj, të krijohet antagonizmi në mes të këtyre dy anëve kështu që ata të urrenin njëri-tjetrin dhe të jenë armiq të njëri-tjetrit, në fakt ky është qëllimi i vërtetë i konkurrencës prapa perdes.
Propagandat mediale e përfaqësojnë imazhin e kundërt publik të së vërtetës së të gjitha gjërave, përkatësisht e maskojnë imazhin e vërtetë dhe realitetin e të njëjtit. Me këtë propagandë është arritur që të manipulohet masa në lidhje me të gjitha vlerat njerëzore dhe idealet. Është keqpërdorur realiteti i fesë dhe njeriut fetar, kështu që njerëzit kanë frikë nga ligjërata fetare, individëve fetare ose masës dhe të ngjashme. Sepse, pikërisht temat fetare dhe diskurset janë në konkurrencë ose antagonizëm të sistemit të sotëm të vlerave, dhe për këtë arsye feja refuzohet si e tillë, në atë masë që plotësisht të shuhet, kurse diskursi i saj konsiderohet si rrezik, mjeti tendencioz me të cilin manipulohet masa.
Propagandat politike synon të krijojë të kundërtën, jo tolerancë, përçarjen, urrejtjen dhe armiqësinë në mes të grupeve të ndryshme të shoqërisë dhe shtetit. Kështu, shtetet e caktuara për të ruajtur masën, krijojnë një armik të përbashkët, mbajë fjalime në të cilat në shumicën e rasteve në diskurset e tyre sjellin prova joreale sikur kanë një armik nga i cili duhet të kenë frikë dhe të e luftojnë bashkërisht atë, në mënyrë që masa bindet dhe fillon për të shprehur urrejtjen e vetë kundrejt "armikut të përbashkët", i cili është krijuar artificialisht, për të arritur kontrollin total të mendjes së njerëzve dhe të devijohet vëmendjen larg nga realiteti i vërtetë dhe burimor i të së vërtetës. Siç thotë i Plotfuqishmi në Kuran:“Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre ...” (3)

Çfarë efekti i kundërt krijohet me metodat që ata përdorin?

Në arritjen e objektivave të veta ata që duan ta shuajnë dritën e realitetit të vërtetë pa dyshim janë më të shumtë se ata të përmendur më sipër, megjithatë, qëllimi i të gjitha atyre është i njëjtë. Duket se bota është në huti, se njerëzit janë në një mashtrim masiv dhe se sistemi i vlerave është afër kapitullimit. Efekti i euforisë së kapitalizmit i cili u shfaq, me shfaqja e këtij sistemi pothuajse edhe u zhduk. Mashtrimet e mëdha të sistemit bankar e treguan anën e tyre të vërtetë e të ashpër dhe u zbulua imazhi i vërtetë i tyre prapa perdes, ëndrra amerikane e jetës ka kohë që u shfaqet si një makth amerikan, kreditë kartelat përplot kredi pa mbulim që i ofruan bankat për klientët e tyre,kanë krijuar efektin e varësisë, dhe të njëjtët u bënë debitorët të mëdhenj të sistemit bankar. Në anën tjetër, makthi amerikan si ana e kundërt e gjumit kontribuoi dëshira e pamundur e atij gjumi të jetës ideale, për arsye se borxhet dhe shpenzimet e konsumatorëve janë në disharmoni me dëshirat e të njëjtët konsumator.
Në anën tjetër, sistemi modern i vlerave pothuajse e përjashtoi fenë dhe fetarinë nga hierarkia e këtyre vlerave, kurse njeriun fetare konsideron si rrezik të shoqërisë moderne. Kështu që u krijua ana e kundërt e fesë dhe vlerave fetare, deri në atë masë që njerëzia tërësisht u kaplua në mashtrim, dhe u frikësua në masë të madhe, sidomos ky mashtrim ka të bëjë me myslimanët dhe Islamin, me metodat me të cilat nxirret në pah fobia ndaj Islamit dhe islamizimit të botës. Megjithatë, përkundër kësaj krijohet ana e kundërt ose efekti i kundërt duke përdorur këto metoda e për çka nuk janë të vetëdijshëm as ata vetë. Efekti është si vijon: dëshira është për të mashtruar masën e gjerë duke ua paraqitur imazhin e rremë të fesë, megjithatë, kjo e njëjta masë e përgjithshme e mashtruar nga ata, masë e frikësuar me mashtrimet e tyre, i kthehet duke e studiuar atë në thelbin e saj (burimisht dhe pastër), dhe vjen në përfundim se propaganda e drejtuar në adresë të fesë nuk janë të vërteta dhe në shumicën e rasteve kalojnë dhe e pranojnë fenë e studiuar, duke e pranuar atë me kënaqësi dhe pa asnjë detyrim. Kjo masë e njerëzve, kryesisht e përbëjnë shkencëtarët, hulumtuesit, mjekët, dhe studentët, në përgjithësi masa shkolluar. Siç thotë edhe Zoti, në Kuranin Famëlartë:“...po Allahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.”(4)

Si bën Zoti që Fjala e Tij të vërtetohet në këtë botë!?

Sipas gjithë asaj të përmendur më lart, mund të vërehet se premtimi i Zotit përmbushet në këtë botë, dhe atë pa dyshim, por është interesante mënyra me të cilat vërtetohen disa nga premtimet e Tij në Fjalimin e Tij Hyjnor. Pra, nuk janë vetëm besimtarët ata që mund të japin kontributin e tyre në përhapjen e premtimit të Zotit, por janë edhe jobesimtarët të cilët përpiqen për të ngritur kurthe në kurriz të besimit të pastër Islam e që ata, pa dije të përparshme dhe urrejtje ndaj Islamit dhe myslimanëve, Zoti i Plotfuqishëm bën që vetë të bëhen pjesëtar të të njëjtës fe të cilën deri atëherë e urrenin me gjithë zemër, e gjithë kjo me vullnetin e të Plotfuqishmit. Në saje të gjithë kësaj, me metoda e tyre me të cilat luftuan për të shuar dritën e Allahut, në fakt, ata formojnë efektin e kundërt nga ai që pritën, Allahu gjithçka di më së miri, dhe bën që synimet dhe makinacionet e tyre i kthen ato në dobi të fesë së Tij të pastër - Islamit, edhe nëse ajo është e urryer nga jobesimtarët.


__________________________
1. Sa i përket interpretimit të fjalës “en-Nur” (dritë), ekzistojnë interpretime të ndryshme të komentuesve të Kuranit.
2. En-Nur, 35.
3. Es-Saff, 8.
4. Es-Saff, 8.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index -> Shkrime Autoriale
"Qëndrimet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe qëndrimet e redaksisë sonë."

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.