Korçë, program artistik në nderim të Profetit Muhamed a.s.

I Madhi Zot zgjodhi një shembull të përsosmërisë, Profetin Muhamed a.s., simbol i moralit dhe virtytit që i zbriti dritën gjithë njerëzimit. Me mësimet dritëdhënëse kultivoi dashuri e frymë paqësore ndër njerëz, siguroi lartësimin shpirtëror të tyre me normat më të mira morale e shpirtërore. Prandaj, me ngjyra dhe dizenjo të veçantë, Medreseja e Korçës organizoi një program festiv në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.

Çaste emocionuese, që mbeten gjatë në zemrën e gjithkujt, përcollën për miq e të ftuar mesazhet e besimit islam, madhështia e jetës dhe veprës së Profetit Muhamed a.s.
Në program kishte plot miq e të ftuar si nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Gazmend Aga, Myftiu i Korçës, z. Ledian Cikalleshi­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­; nënkryetari i Bashkisë së qytetit, z. Ermal Saraçi, nënkryetarja e Prefekturës, znj. Mimoza Shuli.

Me vargje poetike të interpretuara me mjeshtëri nga aktorët: Dritan Boriçi, Sokol Angjeli, interpretueset plot dinjitet, nxënëset e Medresesë dhe tingujt që morën jetë nga zëri i këngëtarëve: Venera Lumani, Lind Islami, këngëtares korçare Lazarela Deti, si dhe dy nxënëseve të ftuara nga Medreseja e Tiranës.



Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.