Tradita jonë fetare dhe institucionale

Sheriati, krahas të drejtës romake dhe anglo-saksone, është e drejta më e njohur në botë.

Rëndësia e Islamit dhe të drejtës islame ka qenë, është dhe do të jetë e madhe, jo vetëm për ne myslimanët, por për të gjithë botën. Për shkak të kësaj rëndësie të madhe, ne duhet të merremi dhe të studiojmë objektivisht trashëgiminë tonë islame, në përputhje me përkatësinë tonë të qytetërimit, të kulturës, të traditës, të identitetit dhe të interesave tona aktuale dhe të ardhshme.
Shqiptarët me shumicë myslimane, që jetojnë në kontinentin evropian, janë të ballafaquar me shumë dilema dhe vështirësi duke u përpjekur për ta ruajtur identitetin e tyre fetar e kombëtar. Socializmi dhe ateizmi i arsimit në periudhën e Jugosllavisë kanë formuar tek inteligjencia shqiptare ndjenjën që ta ruajnë Islamin në intimitetin e tyre, kurse për një shqiptar të deislamizuar, Islami është vetëm një fenomen margjinal.
Është e nevojshme të marrim në konsideratë historinë tonë nga këndvështrimi islam, duke theksuar faktet dhe duke korrigjuar parregullsitë e shkaktuara nga interpretimet e historisë.
Tradita fetare e një populli, në rastin tonë atij shqiptarë, është një domosdoshmëri, nëse ai dëshiron që në mjediset e tij të ruaj ekzistencën dhe identitetin e tij. Ekzistenca biologjike dhe identiteti janë aq të lidhura, saqë në fakt, nuk ekzistojnë pa njëra-tjetrën! Një popull i vogël mund të mbijetojë në qoftë se e mban fenë dhe kulturën e vet.
Kurani, në ata kapituj që flasin për "njerëzit e vjetër", të cilët janë zhdukur, të ashtuquajtur "umemul-gabire", kombe të mbuluara nga pluhuri, i bën jehonë mesazhit se popujt mushrikë/paganë, që kanë mohuar dhe përgënjeshtruar Librin (Teuratin, Ungjillin dhe Kuranin) dështojnë, pa marrë parasysh se sa shumë ishin, apo se sa e madhe ishte fuqia e tyre ushtarake, etj. Ndërkaq, popujt monoteistë, hebrenjtë, krishterët dhe myslimanët, edhe në qoftë se janë me numër të vogël, mbijetojnë dhe mbeten, për sa kohë i qëndrojnë besnik librave të tyre të shenjtë. Kurani thotë:
"Allahu kurrsesi nuk ju mundëson jobesimtarëve mbizotërim të plotë mbi besimtarët." (En Nisa: 141); "...Obligim i Yni ishte që të ndihmojmë besimtarët." (Er Rum: 47).
Rregullat e Sheriatit, gjatë disa shekujve, e kanë formësuar kulturën dhe civilizimin e shqiptarëve. Ato madje janë bërë trashëgimi e përbashkët e gjithë popullit. Edhe sot gjejmë dispozita në jetën e shqiptarëve të vendosur nga ana e Sheriatit.
Duke u marrë me çështjen e sheriatit dhe ndikimin e tij te ne, ne myslimanët duhet të marrin në konsideratë traditën tonë, që të gjejmë zgjidhje që do të mundësojnë ruajtjen e identitetit tonë fetar. Ka disa parakushte për atë që dëshiron të merret me shpjegimin dhe interpretimin
e sheriatit, sepse jo të gjithë mund të merren me këtë degë themelore të studimeve islame. Megjithatë mendojmë se ulemaja islame ia ka dalë që ta realizojë misionin e saj dhe interesat që variojnë në mes predikimit dhe të mësuarit të saj dhe kompetencave që shteti ia kishte përcaktuar me ligjet e tij.
Bota islame sot po kalon nëpër një fazë shumë të vështirë, sidomos pas zhvillimeve të fundit.
Për fat të keq, shumë myslimanë e ndërtojnë vështrimin e tyre ndaj fesë së tyre në bazë të informacionit që ua servirin mediet e huaja.
Ekzistenca e institucioneve të rëndësishme fetare tregon se edhe myslimanët shqiptarë trashëgojnë dhe gëzojnë traditën e Islamit institucional dhe organizimin e jetës fetare pas largimit të shtetit osman. Ne, duhet të trajtojmë seriozisht edhe sfidat që parashtrojnë rrethanat aktuale rajonale dhe globale, duke respektuar kontekstin evropian të cilit i përkasim, dhe për të ofruar një shpjegim dhe interpretim si myslimanë në këtë pjesë të Evropës.
Me shpjegimin e fesë merren edhe individë, në mënyrë jo-sistematike, individuale, private dhe sporadike. Kërkesa për aktualitetin e mendimit islam është pamundësim i interpretimeve ekstreme, anarkiste dhe anakronike. Kjo arrihet vetëm duke forcuar më tej interpretimet institucionale të dispozitave dhe mësimeve islame.
Aktualiteti ynë na detyron që të japim përgjigje të qarta, sipas modaliteteve që janë të përshtatshme për vendin tonë. Institucionet islame duhet të shpjegojnë të drejtën islamike dhe të japin fetva konstruktive, larg nga pretendimet që prezantojnë disa media.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index -> Shkrime Autoriale
"Qëndrimet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe qëndrimet e redaksisë sonë."

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.