Myftiu Tërnava merr pjesë në përurimin e xhamisë në Vill të Zvicrës

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga drejtori i diasporës Ekrem ef. Simnica dhe anëtarët e Kryesisë Bahri ef, Sejdiu dhe Ilmi Krasniqi morën pjesë në përurimin e xhamisë së re në qytetin Vill në Kantonin St. Gallen të Zvicrës

Në një atmosferë impozante dhe festive, të shtunën në mesditë, është realizuar ceremonia zyrtare e hapjes së xhamisë së re, në qytetin e Vil-it, para një publiku në numër të madh, të ardhur nga të gjitha anët e Zvicrës, madje edhe nga Austria, Gjermania, Italia, Danimarka e vendlindja si dhe Reisulema Sylejman ef. Rexhepi,kryetar i BFI të Maqedonisë me bashkëpunëtor. Pjesëmarrja e autoriteteve shtetërore, politike zvicerane qofshin ato lokale apo kantonale si dhe e autoritetve të kishave të ndryshme vendore, këtë manifestim e shndërronin në një tubim multikulturor e multikonfesional.
Në 12 maj në mbrëmje në sallën e qytetit Vil-it u prezantua një program i larmishëm nga shoqëritë kulturo-artistike shqiptare të Zvicrës si dhe u shfaq monodrama “Zotri Ibrahim dhe lulet e Kuranit” e interpretuar nga aktori Mirush Kabashi. E gjithë kjo ishte planifikuar në shenjë mirënjohje ndaj banorëve të Vilit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin që kanë treguar gjatë ndërtimit të xhamisë.
Kryetari i Kantonit të St. Gallenit, Martin Klöti përshëndeti të pranishmit me përshëndetjen origjinale Islame “Selamun Alejkum” dhe pastaj vazhdoi fjalën e tij rreth bashkëjetesës, dialogut ndërshoqëror, respektit reciprok, integrimit, mirëkuptimit dhe lirisë së shprehjes të cilat sipas tij janë vlera jetike të shoqërisë zvicerane: “Integrimi, dialogu, respekti reciprok, bashkëjetesa janë vlera të përbashkëta të cilat duhet t`i kultivojmë. Ndërsa dhuna e fundamentalizmi, janë vepra të papranueshme për shoqërinë“-tha ai./bislame/










Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.