Imam Raif Shaban Latifi

“Sikur kjo kopje të ishte publikuar në Shqipëri, Imam Raifi do të njihej sikur njëri nga imamët e parë shqiptar që kanë përkthyer Kuranin në gjuhen shqipe”.

Raif Shaban Latifi ka lindur me 9 Prill 1927 në Prilepnicë, një fshat në rajonin e Gjilanit, Kosovë. Ai kishte kaluar fëmijërinë e tij në vendlindje. Në vitin 1939, në moshën 12 vjeçare, ai ishte inkurajuar nga babai i tij Shabani që të shkon në Kajro, Egjipt, për të studiuar Islamin në universitetin e Az’har-it me kushëririn e tij Hysenin.

Imam Raifi kishte kaluar 13 vjet duke studiuar Islamin, respektivisht Sheriatin Islam dhe Historinë Islame. Gjatë këtyre viteve ai kishte mësuar shumë rrjedhshëm edhe gjuhen arabe si në të shkruar po ashtu edhe në të lexuar. Gjatë fazave të hershme të kohës së tij në Kajro, Raifit i mungonte shumë shtëpia dhe familja e tij dhe dëshironte të kthehej në Kosovë për vizitë, por ai kishte kujtuar paralajmërimin e babait të tij për t'u mos kthyer në Kosovë, pasi që komunizmi kishte marrë nën kontroll Shqipërinë. Babai i tij i tha atij para se të nisej për në Kajro "shko kudo, por mos u kthe këtu." Mjerisht, babai i Raifit, Shabani, vdiq në vitin 1942, kur Raifi ishte vetëm 15 vjeç.

Në fund të vitit 1952, ai përfundoi studimet e tij në Universitetin e Al-Azhar-it dhe ende ishte i etur të kthehej në Kosovë për një ribashkim me familjen e tij, por fatkeqësisht kjo ishte e pamundur, pasi ai ishte i vetëdijshëm se nëse do ta bënte një gjë të tillë, ai ose do të burgosej, pasi ishte imam, ose të rekrutohej në shërbimin ushtarak.



Për rreth një viti, Imam Raifi punoi në një fabrikë rrobash në Egjipt. Gjatë asaj kohe ai mori letra nga Emin Mulla, një mysliman nga Shqipëria, i cili në atë kohë ishte vendosur në Mareeba, Queensland, Australi. Ai e inkurajoi Raifin që të emigronte në Mareeba dhe të bëhej imam i bashkësisë lokale myslimane atje.

Në fund të vitit 1953, me lejen e qeverisë australiane, Imam Raifi, u nis nga Kajro për t'u shpërngulur në Mareeba dhe për t’u bërë imam i komunitetit mysliman të Mareeba’s. Pika e parë e udhëtimit të tij ishte për në Freemantle të Australisë Perëndimore duke udhëtuar pothuajse 28 ditë me anije nga Egjipti për në Australi.

Pasi mbërriti në Mareeba, ai u habit kur zbuloi një komunitet mjaft të madh mysliman lokal që përbëhej kryesisht nga shqiptarët dhe myslimanët e ish Jugosllavisë që ishin vendosur në Mareeba dhe në zonat përreth qysh nga vitet 1920-ta edhe pse thuhet që shqiptari i parë i ardhur në Mareeba, Australi ishte në vitin 1885.

Për fat të keq, me ardhjen e Imam Raifit, komunitetit i mungonte një xhami. Faljet e namazit bëheshin në shtëpitë e familjeve myslimane lokal, duke u zhvendosur nga njëra në tjetrën. Fillimisht, Raifit iu premtua 300 funte në vit për t'u punësuar si imam vendas, megjithatë komuniteti arriti të mblidhte vetëm 70 funte. Imam Raifi refuzoi 70 funtet që iu ofruan atij dhe mori pozitën e imamit si vullnetar. Ai kryente detyrën e imamit dhe në të njëjtën kohë punonte për të mbështetur veten.

Për shtatë vitet e ardhshme, Raifi punonte në ferma së bashku me familjet tjera në mbjelljen e duhanit, duke lëvizur nga një fermë në tjetrën. Në vitin 1959, Raifi vendosi të udhëtoj jashtë shtetit për në Janinë, në veri të Greqisë ku u takua me gruan e tij Rexhije Metou. Ata u martuan me 8 Maj 1959 dhe u kthyen në Australi po atë vit.

Gjatë dy viteve të ardhshme, Raifi dhe Rexhija vazhduan të punonin në fermë të duhanit. Së pari, në një fermë lokale në Mareeba që i takonte Refat Xhaferit, pastaj në fermën e Kello’s në Dimbulah, ku edhe Zoti i gëzoj me lindjen e vajzës së parë Fatmira. Menjëherë pas vitit 1961, Raifit dhe Rexhijajes iu dha një pjesë tokë nga qeveria në LeafgoldRd në Dimbulah. Gjatë katër viteve të ardhshme, Raifi dhe Rexhija u bekuan me tre fëmijë të tjerë Shabanin, dhe dy binjakët: Ramadanin dhe Meryemen.

Ndërsa punonte fort me gruan e tij për të mbështetur familjen e tyre të re, Imam Raifi mbajti pozicionin e tij si imam i Shoqatës Islamike Shqiptare të Mareeba’s, në të cilën ai kreu detyrat e faljes së namazit, si dhe ceremonitë martesore dhe ato të varrimit.

Me kalimin e kohës, Imam Raifi dhe Këshilli Ekzekutiv i shoqatës e kuptuan se komunitetit mysliman i duhet një xhami e re për anëtarët e saj. Imam RaifLatifi ishte themeluesi kyç i Shoqatës Shqiptare të Myslimanëve Australian dhe një nga shumë organizatorët e rëndësishëm të ndërtimit të xhamisë në Mareeba në vitin 1970. Me dijen e tij për Islamin, ai ishte në gjendje të udhëhiqte komunitetin duke dhënë maksimumin e aftësive të tij.

Në vitin 1972, Imam Raifi me familje më në fund udhëtuan për në Evropë, ku ishin në gjendje të hyjnë edhe në Kosovë për të ri-bashkuar me familjen dhe miqtë e tij. Për fat të keq, gjatë mungesës së tij të gjatë, disa anëtarë të familjes së tij kishin vdekur, duke përfshirë edhe vëllain e tij më të madh Mustafën.

Gjatë këtij pushimi emocionues, ata kishin vizituar vende të shumta duke përfshirë Greqinë, për të vizituar familjen e Rexhijes si dhe Kajron në Egjipt për të vizituar Universitetin Al-Azhar dhe shumë vende të tjera të Lindjes së Mesme duke përfshirë edhe vendet e shenjta, Mekën dhe Medinën. Udhëtimi njëmbëdhjetë mujor që familja kishte përjetuar ishte sigurisht monumental dhe një thesar që ata do ta kujtojnë për tërë jetën.

Në prill të vitit 1983, Imam Raifi u tërhoq nga karriera e tij bujqësore dhe u zhvendos në Mareeba ku ndërtoi një dyqan dhe një shtëpi. Kjo i lejoi atij që t’i kushtoj tërë kohën Islamit, siç ishte zbatimi i mësimeve islame në shkollat lokale. Ai gjithashtu ishte në gjendje të realizonte ambicien e tij të gjatë për të përkthyer Kuranin e shenjtë në gjuhën shqipe. Në një nga vizitat e Raifit në Shqipëri, ai pa bërë kopje, i dha kopjen e shkruar një agjenti privat të printimit për t'i publikuar ato. Mjerisht, kopja e vetme e shkruar nuk u botua dhe as nuk iu kthye Imam Raifit.

Sikur kjo kopje të ishte publikuar në Shqipëri, Imam Raifi do të njihej sikur njëri nga imamët e parë shqiptar që kanë përkthyer Kuranin në gjuhen shqipe.



Pas kryerjes së detyrave të Imamit për Komunitetin Mysliman në Mareeba për pothuajse 50 vjet, në shkurt të vitit 2002, Imam Raif Latifi, për fat të keq ishte sëmurë si pasojë e një goditjeje në tru. Ai u tërhoq nga detyrimet e Imamit dhe aktualisht gëzon shoqërinë e familjes dhe miqve.



Dr Bekim Hasani
Melbourne, Australi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.