Islami na fton nė dituri

“Thuaj (o Muhamed) O zot ma shto diturinë”.

“Lexo, me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi, Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur ! Lexo, se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me penë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” (El- Alak: 1-5)
Islami është feja përmes së cilës njerëzimi pranon udhëzimet përfundimtare nga Krijuesi i gjithësisë, duke e atësuar mëkëmbësit e tij në tokë. Kur’ani Famëlartë vlerëson lartë jetën njerëzore dhe insiston në civilizimin duke bërë thirrje në dituri. Kështu gjejmë se jala dituri dhe të tillat që kanë të bëjnë me të, në Kur’anin Famëlartë hasen mbi 780 herë.
Ajetet e para me të cilat filloi shpallja e Kur’anit ishin pikërisht mbi rëndësinë e leximit, penës dhe diturisë.
Kur’ani famelartë thotë se ata që dinë, nuk janë njëlloj me ata që nuk dinë: “...Thuaj:”A janë njëlloj ata që dinë me ata që nuk dinë...?” (Ez- Zumer:9)
Në këtë drejtim kemi edhe hadithe të shumta, ndër to: “Kërkojeni diturinë nga djepi deri në varr.”
“Ngjyra e pendës së dijetarit do të peshohet me gjakun e dëshmorëve në Ditën e Ringjalljes; dhe pastaj, ngjyra e pendës së dijetarëve do të parapëlqehet më shumë se gjaku i dëshmorëve.”
Sipas fesë islame, respektivisht Kur’anit dhe Sunetit të Muhamedit (a.s) shihet se rëndësia e shkencës njihet për dy arsye themelore:
- Roli i shkencës në njohjen e Allahut xh.sh.
- Roli i shkencës në zhvillimin e shoqërisë islame.
Edhe në Kur’anin famelartë ka shumë ajete që kanë të bëjnë me dituritë natyrore dhe njerëzve u kërkohet që të studiojnë me qëllim që ta njohin Allahun xh.sh. Ajetet që ose përshkruajnë elementet përbërëse të objekteve, ose e urdhërojnë njeriun për t’i zbuluar ato.
Por, dija për dukuritë e natyrës na afron te Zoti vetëm po ta kemi frikë Zotin.
Për këtë arsye El Biruni shkruan: “Kur njeriu të vendos të dallojë të vërtetën nga gënjeshtra, duhet të studiojë gjithësinë dhe të zbulojë nëse ajo është e amshuar apo e krijuar. Mundet që dikush mendon se ai nuk ka nevojë për këtë lloj dije, por, sidoqoftë ka nevojë të mendojë për ligjet që sundojnë botën tonë, pjesërisht ose tërësisht. Kjo e bën atë të njohë të vërtetën për to dhe hap rrugën për të njohur Krijuesin, që drejton dhe kontrollon gjithësinë dhe atributet e saj. Kjo është, në fakt e vërteta që Zoti ua ka urdhëruar robve të Tij të ditur ta kërkojnë dhe Allahu ka folur të vërtetën kur ka thënë: “dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të Tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot” (Ali Imran: 191)
Nëse njeriu vepron sipas këtij ajeti, ai mund të hyjë në të gjitha degët e dijes dhe të njohjes. “Ne shikojmë se kërkesa e shkencëtarëve muslimanë për të njohur dukuritë natyrore vinte nga fakti se ata e konsideronin këtë dije një nga rrugët më të mira për t’u afruar te Zoti.
Duhet theksuar se me gjithë rëndësinë që ka mësimi i shkencës dhe i teknologjisë, ato nuk konsiderohen të mjaftueshme në vetvete dhe muslimanët duhet, përveç se të ngrenë standardin e tyre në fushat materiale dhe shkencore, të kenë besim të fortë dhe të ndjekin parimet fetare për të përmbushur qëllimet e tyre.
Muslimanët duhet të përgatiten dhe të pajisen në çdo drejtim dhe meqë sot, shkencat eksperimentuese luajnë një rol themelor në çdo aspekt të jetës materiale, fuqizimi i kësaj përmase të politikës islame është domosdoshmëri. Prandaj vendet islame duhet të krijojnë qendra për të zhvilluar kërkimin shkencor dhe teknologjik dhe duhet të përgatisin specialistë të kalibrit të lartë në të gjitha fushat e dobishme të shkencës dhe të teknologjisë. Muhammedi a.s. ka thënë: “Besimtari është gjithmonë në kërkim të urtësisë, kudo që ta gjejë atë, ajo është e tij, sepse ai e meriton ta ketë atë me shumë se kushdo tjetër.”
“Dituria është pasuria e humbur e një besimtari; prandaj, kërkojeni atë edhe po të jetë në duart e politeistëve.”



Elisa Ujkaj

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.