Nė Shqipėri zgjedhjet mė 25 qershor, nė tė njėjtėn ditė me festėn e Fiter Bajramit

Pas arritjes së një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës, u arrit edhe marrëveshja për datën e zgjedhjeve, që do të jetë 25 qershori.

Por, siç duket nuk është llogaritur shumë mirë kjo datë pasi po të njëjtën ditë është edhe festa e Bajramit të Madh edhe votimet. Gjithashtu, muaji qershor do të përkojë me Ramazani dhe mbajtjen e agjërimit. Si kurrë më parë, fushata zgjedhore do të zhvillohet gjatë muajit të agjërimit ndërsa zgjedhjet do të mbahet pikërisht në ditën e Bajramit të Madh, gjë e cila mund të ndikojë edhe në numrin e votuesve atë ditë, të cilët do të jenë të ndarë mes festimi dhe votimit.
Këshilltarja e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Reila Bozdo, ka vënë në dyshim 25 qershorin si data zyrtare e zgjedhjeve parlamentare. Në faqen e saj në Facebook, Bozdo ka postuar një foto me kalendarin e festave zyrtare për vitin 2017, dhe sipas tij, 25 qershori përkon me festën e Bajramit të Madh.
“A është 25 qershori 2017 festë fetare zyrtare? Nëse po, atë ditë nuk mund të ketë angazhim zgjedhor,” shkruan këshilltarja e PD-së.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.