Me të vërtetë Allahu është me durimtarët

(Disa këshilla për të gjithë neve)

Allahu i Madhërishëm në Kuranin Famëlartë thotë:
“Mos e shitni besën e dhënë Allahut për një vlerë të paktë, pse atë që do ta keni te Allahu është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini. Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te Allahu është e përhershme. E Ne do t'ua japim atyre që ishin të durueshëm shpërblimin më të mirë të asaj që vepruan. ” (En-Nahl, 95-97)
Allahu xh.sh., me këtë ajet kuranor na porosit që mos t'i shesim veprat tona të mira, pasuri e ahiretit, për çmim të ulët dhe të paditur. Kush hyn në varr pa përgatitje, është sikur ai i cili përpiqet për të kaluar detin pa anije. Të dimë mirë, se në këtë botë mund të shpëtojmë nga çdo gropë. Por, mos të harrojmë një vrimë në të cilën ne që të gjithë kemi për të e përfunduar jetën tonë të kësaj bote, dhe nga e cila nuk ka kthim dhe largim, dhe kjo vrimë quhet “varri”. Të mendohemi mirë se në çfarë gjendje do të na zatet ajo vrimë, dhe si do të paraqitemi një ditë pas saj para Gjykatësit Suprem, Allahut të Lartësuar.
Të dimë mirë, se fuqia në botë është në pasuri, por begatia dhe mirësia që është tek Allahu, është shumë më e mirë, veprat e mira janë pasuri e botës së Amshueshme, në qoftë se kuptojmë.
Është pyetur Ibrahimi a.s.: "Përse të morri ty Allahu për mik? Ai tha se për shkak të tri gjërave:
- E kam zgjedhur urdhrin e Allahut, në krahasim me urdhra tjerë;
- E kam dhënë gjithë mundin për atë që u ndjeva si borxhli ndaj Allahut;
- Nuk kam ngrënë darkë e as drekë, kurse me mua të mos ishte mysafiri."
Nga toka u krijuam, në të jetojmë dhe në tokë do të jetë kthimi jonë përsëri, kështu që mos të fjalosemi në lidhje me një pjesë të tokës me vëllain tonë, një ditë të gjithë neve do të na mbulojë e njëjta ajo tokë. Mos ji i etur për tokë, sepse do të marrësh me vete po të njëjtën pjesë të tokës, sikur gjithë njerëzit e tjerë.
A nuk e vërejmë se si na sprovon dita e nata, kurse ne luajmë në fshehtësi dhe në publik. Mos u ano kah kjo botë dhe begatitë e saja, me të vërtetë, kjo shtëpi nuk është vendi yt. Përgatitu për Shtëpinë e përjetësisë.
Puno në dobi e të mirën e shpirtit tënd dhe mos të lëkundë shumësia e vëllezërve dhe shokëve tuaj, prona dhe pozita, prestigji dhe autoriteti. Dije se e gjithë këtë do ta lësh një ditë, deshtë apo nuk deshtë, dhe e gjithë kjo nuk do të jetë e dobishme për ty, në ditën kur të gjithë do të merren me veten e tyre.
Dije se ekzistojnë tre thesare tek Allahu, të cilat u jep atyre që do Ai: varfëria, sëmundja dhe durimi.
Thuhet se "është shkruar në Tevrat se njeriu i pangopur do mbetet i varfër, edhe në qoftë se do jetë pronari i të gjithë botës, por ai që është i kënaqur me një gjë të vogël, është i pasur, qoftë edhe nëse është i uritur."
Malik ibn Dinari r.a., kishte thënë: "Zëvendëso tre gjëra me te të tjerë nëse dëshiron të jesh besimtar: mendjemadhësinë me përulësinë, lakminë me kënaqësinë dhe zilinë me këshillën".
Kurse, Hatim el-Es'ami kishte thënë: "Kush pezullon katër gjëra deri në ardhjen e katër të tjerave do të gjejë xhenetin: fjetjen deri në “varr”; lavdërimin deri në “mizan”; pushimin deri në “sirat”; dhe pasionin deri në “xhenet”."
Me të vërtetë, vetëmashtrimi më i madhi është kur njeriu vazhdon së mëkatuari duke shpresuar që të falet dhe duke mos u penduar fare, kur pret afërsinë e Allahut pa bindje ndaj Tij, kur pret të korrat e xhenetit nga të mbjellat e xhehenemit, dhe kur dëshiron shtëpinë e të bindurve duke qenë i pabindur ndaj Allahut xh.sh., duke shpresuar për një shpërblim pa meritë.
Lutesh për shpëtim dhe nuk shkosh rrugës së Tij. Në të vërtetë, anija nuk lundron në tokën e thatë. Kurrë nuk do të vendosësh besueshmërinë mbi veprimin e gabuar, ndalo së vepruari atë që është e gabuar dhe mund të meritosh shpëtimin e sigurt.
Allahu nuk do të tregojë mëshirë për ata që nuk treguan mëshirë. Nuk do të falë ata që nuk kanë falur, e as nuk do të pranojë pendimin për ata që nuk kanë pranuar pendimin e të tjerëve. Mos ta shtyjmë pendimin tonë, sepse Resulullahu kurrë nuk kishte shtyrë atë që është dashur të kryhet menjëherë. Prandaj, në qoftë se doni mënyrën e jetesës së Resulullahut, bëni atë që duhet në kohë kur është nevoja dhe në mënyrë se si duhet te kryhet.
I lutemi Mëshiruesit Fuqiplotë të ketë mëshirë për neve dhe të na fal. AMIN!

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index -> Shkrime Autoriale
"Qëndrimet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe qëndrimet e redaksisë sonë."

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.