Pse është mirë të konsumoni hurma

Në prag të muajit të Ramazanit, hurmat janë ushqimi që përdoren pothuajse më së shumti. Por konsumimi i tyre është me rëndësi te bëhet çdo ditë për shkak se këto fruta të viseve të ngrohta janë të pasura me shumë vlera ushqyese.

Hurmat stimulojnë funksionimin e rregullt të organizmit për shkak të përbërjes së tyre me vitamina, minerale dhe fibra të shumta. Disa nga përfitimet kryesore janë se ndihmojnë në problemet me kapsllëk, ndihmojnë në luftimin e çrregullimeve të zorrëve, anemisë, kancerit të barkut etj.

Sipas specialistëve, konsumimi i vetëm një hurmë në ditë krijon në një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme. Sipas studimeve të fundit është arritur në përfundim se këto fruta ndihmojnë në parandalimin e kancerit abdominal dhe stimulojnë zhvillimin e muskujve.

Në muajin e Ramazanit konsumimi i hurmës dhe pirja e një gote të ujit, që është pjesë e kulturës dhe traditës për personat që agjërojnë, krijon ndjesinë e ngopjes dhe kontrollon sasinë e ushqimit të cilën e konsumoni.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.