Ramazani – muaji i ibadetit (adhurimit)

Allahu xh.sh. nga mirësitë e Tij të pakufishme i dhuroi ymetit të Pejgamberittë Tij, Muhamedits.a.v.s., mirësi dhe begati të shumta, të cilat nuk kanë qenë të njohura popujve të mëparshëm.

Ndër të tjera, është edhe muaji i Ramazanit, i cili është muaji më i mirë i vitit, në të cilin muaj është zbritur Libri më i mirë (Kurani), Pejgamberit më të zgjedhur – Muhamedits.a.v.s., nëpërmjet melekut më të zgjedhur – Xhibrilita.s., në vendin më të mirë – Mekke të bekuar. Ramazani është muaji i ibadeteve, nënshtrimit të Allahut në çdo moment. Ramazani është muaji i agjërimit, pra, largimit nga të gjitha mëkate dhe vese të këqija, muaji i afrimit Allahut xh.sh., dhe të gjitha llojeve të nënshtrimit, sepse Pejgamberi jonë s.a.v.s., thotë: “Kush e agjëron Ramazanin duke besuar sinqerisht (në Allahun xh.sh.) dhe shpresuar në shpërblimin e Tij, do t'i falen mëkatet e bëra deri atëherë.”
Ramazani është muaji i veprave të mira dhe muaji i largimit nga të gjitha mëkatet, po ashtu, është muaji i bereqetit, sikur thotë Pejgamberis.a.v.s., në një thënie të tij ku thotë: “Ju erdhi muaji i Ramazanit, muaji i bereqetit, në të cilin Allahu e lëshon mëshirën e Tij.”
Kur të na lajmërohet neve ndonjë mysafir i dashur, ne në shtëpitë tona bëjmë gjithçka brenda mundësive tona që ta e presim në mënyrë më të mirë të mundur. Duhet të ndalemi për pak qaste dhe të mendohemi se si e kemi pritur neve këtë mysafir që na vjen vetëm një herë në vit (Ramazanin).Është dashur që shtëpitë tona ti përgatisim, zbukurojmë dhe pastrojmë (siç ishte tradita e të parëve tanë të mirë). Duhet që ti përgatisim fëmijët tanë për pritjen e muajit të Kuranit. Do e bëjmë këtë të mundur vetëm nëse lexojmë literaturë fetare islame, duke dëgjuar ligjërata që flasin për këtë muaj të bekuar.
Zemrat e besimtarëve (besimtareve) duhet të jenë të lidhura ngushtë për botën tjetër e të Amshueshme (Ahiretin) e larg nga kjo botë e pavlerë e kalimtare, sepse vetë fjala Dynja nga gjuha arabe do të thotë: diçka që është poshtë, e pa vlerë, podrum (ku ka lagështi).
Kjo është mënyra më e lehtë që t'i kthehemi Allahut xh.sh., që të bëjmë teube (pendim) për mëkatet e bëra e të afrohemi punëve të mira. E gjithë familja duhet të shfrytëzojë Ramazanin për afrim, shoqëri, lexim dhe mësim të Kuranit dhe faljes së namazit, atë të obligueshëm dhe nafile (vullnetar). Babai si kryefamiljar duhet të jetë shëmbëlltyrë, të bëjë ibadet e pastaj ti nxisë edhe anëtarë tjerë të familjes për ibadet Fuqiplotit. Ai duhet t'i ftojë anëtarët e familjes së tij për kryerjen e namazevefarze (të obligueshme) në xhami, kurse ato vullnetare në shtëpinë e tij duke i zgjuar ata, siç vepronte Omerir.a., dhe të parët tanë të mirë në këtë fe.
Le të jetë Ramazani shansi që në shtëpitë tona të mbizotërojë harmonia dhe marrëdhëniet e mira e të ndërsjellët familjare. Ramazani le të jetë muaji i lënies së të gjitha shprehive të këqija (sharjes, sjelljes së keqe, zilisë, smirës, konsumimit të duhanit, etj.) Le të jetë muaji i dhënies në rrugën e Zotit, bashkëndjenjës dhe ndihmës së atyre që kanë nevojë për to. Është muaji i sadakasë e i zeqatat.
Ramazani nuk është muaji i përgatitjes së ushqimeve perëndimore e lindore, e as vetëm muaji i ushqimit e i pijes, gjumit, siç praktikohet në shumë familje myslimane në vende tona.
Që në fillim të këtij muaji të bekuar, duhet të lusim Allahun xh.sh., që të na mundëson t'a e kalojmë këtë muaj më së miri, në shëndet, mirëqenie e ibadet vetëm Atij xh.sh. Enesir.a., tregon se Pejgamberis.a.v.s., kur fillonte muaji i Rexheb kishte shprehi të thoshte: “Allahu jonë, na jep bereqet në muajin Rexheb dhe Shaban dhe na jep ta e presim Ramazanin.”
Pas duasë duhet të falënderojmë Zotin xh.sh., që na e bëri të mundur pritjen e muajit të bekuar të Ramazanit, për mundësin e kryerjes së ibadetevevetëm Atij xh.sh., e së fundmi të e lusim për pranimin e tyre (kabull).
Gjëja e radhës, që ndërlidhet me këtë muaj, është gëzimi dhe hareja. Sipas transmetimeve autentike (të besueshme), Pejgamberis.a.v.s., poashtu kishte shprehi që t'i përgëzojë sahabët e tij me ardhjen e muajit të Ramazanit, duke u thënë: “Ju erdhi muaji i Ramazanit. Ramazani është muaji i bereqetit. Në të ju është bërë obligim agjërimi. Në të hapen dyert e Xhennetit e mbyllen ato të Xhehennemit...”
Gjëja e radhës është përgatitja dhe planifikimi se si ta kalojmë e shfrytëzojmë kohën në këtë muaj të mëshirës Hyjnore. Një numër i madh i njerëzve, e për fat të keq edhe të atyre që e mbajnë vetën si “besimtarë të denjë”, janë shumë precizë në planifikimin e obligimeve dhe detyrave të dynjasë, kurse një numër i vogël janë prej atyre që planifikojnë se si ta shfrytëzojnë këtë muaj në ibadet e mirësi.
Gjëja e radhës është që të jemi të vendosur që këtë muaj ta kalojmë në punë të mira e të mbara. Është më mirë e me më shumë vlerë që një vepër çfarëdo të jetë ajo në syrin e njeriut si e vogël, nëse është punë e veprim i përditshëm është shumë më i mirë e i vlefshëm te Zoti...
Gjëja e radhës është që të kthehemi (e të kthjellemi) e të marrim Librin e Zotit (Kuranin), të e lexojmë, mësojmë përmendësh dhe jetën tonë të përditshme ta e harmonizojmë me parimit e tij madhore. Jemi dëshmitar se, të gjitha problemet që na preokupojnë neve. Janë pasojë e largimit nga Ligji Hyjnor – Fjala e të Madhërishmit.
Gjëja e radhës është teubeja (pendimi), pra, sinqerisht të pendohemi për gjynahet e bëra dhe mos t'i kthehemi atyre në të ardhmen kur, duke filluar që nga këto ditë të para të muajit të Ramazanit. Poashtu, nëse nuk kemi qenë prej atyre që e kemi falur namazin, të fillojmë me këtë obligim dhe përgjegjësi që nga dita e sodit, sepse, duhet të kemi me dije se gjëja e parë për të cilën do të japim llogari para Madhërisë së Tij, është çështja e faljes së namazit.
Për fund, nëse mendojmë, praktikojmë dhe jemi të vendosur me të gjitha këto bontonë islam që i përmendëm, sigurisht që do të jemi të lumtur në këtë botë dhe të shpëtuar, inshaAllah, në botën tjetër.
E lusim Allahun e Gjithëmëshirshëm për të mirat e Tij për të cilat jemi lazëm, dhe ti jemi falënderues për të gjitha begatitë që na i dha e të cilat janë të pa numëruara, e prej begative më të mëdha është edhe ajo që na bëri myslimanë, besimtarë të denjë e të devotshëm të Dinit të Tij – Islamit.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index -> Shkrime Autoriale
"Qëndrimet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe qëndrimet e redaksisë sonë."

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.