Në Zemun të Beogradit rrënohet xhamia ende e papërfunduar

Përfaqësues të shërbimeve komunale me përkrahje të xhandarmërisë së Serbisë rreth orës 3 të natës kanë rrënuar Xhaminë e cila po ndërtohej në Zemun të Beogradit

Lajmin për Al Jazeera e ka konfirmuar, kryetari i Asamblesë së Përgjithshëm të Bashkësisë Islame të Serbisë, Muhammad Jusufapahiq, i cili ka thënë se zonat rreth xhamisë në Zemun ishin rrethuar nga dhjetra autobusë me policë.

Banorët e këtij vendi, përfshirë edhe ata të komunitetit shqiptar protestuan dje kundër rrënimit të xhamisë ndërsa Imami i xhamisë, Emin Zejnullahu u kishte bërë thirrje të gjithë myslimanëve që t’i bashkohen protestës.

Xhamia u rrënua ngase autoritetet e komunës e konsiderojnë se finalizimi i xhamisë është i pamundur ngaqë nuk ka leje të ndërtimit.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.