Rregulla të veçanta për agjërimin e femrave

Allahu xh.sh. është Krijuesi i çdo krijese dhe është Ligjvënësi i çdo gjëje në gjithësi…Zoti i Madhëruar e krijoi femrën, një ndër krijesat më të bukura që i ngjan rrezes së bukur të guacës, një diamant më i shtrenjtë i kësaj bote me bukurinë trupore dhe shpirtërore. E nuk ka dyshim që Islami i ka kushtuar kujdes të veçantë femrës dhe në shoqërinë monoteiste islame femra ka dinjitetin dhe identitetin e saj.

Në fenë islame, gruaja është një entitet i pavarur dhe, sipas kësaj, një qenie njerëzore plotësisht përgjegjëse. Islami asaj i drejtohet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nuk i qaset me ndërmjetësimin e meshkujve.(1)
Nëse përqafimi i Islamit nga një femër është çështje krejtësisht personale në traditën islame dhe nuk mund të bëhet përmes dikujt tjetër, të tilla janë edhe obligimet dhe detyrat, të cilat Islami ia cakton asaj përkrah mashkullit. Askush tjetër nuk mund t’i bëjë ato në emër të saj. Ajo i kryen aktet e saj të adhurimit thjesht në bazë të qëllimit dhe në përputhje me konstruktin fizik të saj, dhe si të tilla ato në Islam trajtohen si arritje të saj personale, sepse Zoti ka proklamuar:(2) (Shih, En-Nahl, 97)
Megjithatë, ekzistojnë disa rregulla të kufizuara sekondare, në të cilat është treguar dallimi në mes dy gjinive. Mirëpo, këto janë paraparë vetëm për t’u mundësuar që të dy gjinitë të shprehin fenë në mënyrë të çiltër dhe në përputhje me natyrën e tyre përkatëse njerëzore.(3)
Allahu xh.sh. na obligon me ibadete të gjithë njësoj pa dallim, por natyra e femrës dhe konstrukti i saj psikofizik dallon nga disa gjëra, prandaj në vazhdim dëshiroj të trajtoj si manifestohet agjërimi tek femrat në raste specifike dhe si duhet të veprojë femra në ato rrethana. Meqenëse jemi në prag të këtij ibadeti, të ndalemi pak t’i trajtojmë më detajisht disa çështje të lidhura ngushtë me këtë adhurim dhe si manifestohet kryerja e këtij obligimi tek femrat në përgjithësi.


Njoftim i shkurtër rreth ciklit menstrual tek femrat

Zoti e krijoi natyrën e femrës në atë mënyrë që, si shenjë për hyrjen e saj në moshën madhore, të jetë shfaqja e ciklit menstrual, që nuk ka moshë të caktuar prej 9 vjeç e më shumë pavarësisht nga krijimi i saj. Kjo dukuri shfaqet një herë brenda çdo muaji. Për ditët e ciklit Pejgamberi a.s. ka thënë: “Menstruacion konsiderohet prej 3 ditëve deri në 10 ditë, e më shumë ose më pak konsiderohet istihada (çrregullim). Duke marrë parasysh natyrën e femrës dhe veçantitë e krijesës së saj, Islami ka bërë për të disa lehtësi dhe përjashtime gjatë kryerjes së ritualeve fetare.

Këto janë:

Namazi, agjërimi, hyrja në xhami, bërja tavaf, prekja ose leximi i Kur’anit. Të gjitha këto veprime ndalohen gjatë periudhës së menstruacionit.
1. Femra me menstruacion (hajz) dhe istihada gjatë agjërimit Femra, së cilës i shfaqet cikli menstrual gjatë ditëve të ramazanit, duhet ta ndërpresë (anulojë) menjëherë agjërimin, sepse Allahu ka ndaluar agjërimin në këtë gjendje dhe e ka mëshiruar femrën, ngase ajo dobësohet fizikisht e mund të ketë edhe dhimbje, kështu që nuk është në gjendje për adhurim; edhe në qoftë se agjëron, ai agjërim nuk vlen dhe pas Ramazanit duhet të kompensojë aq ditë sa nuk ka agjëruar. Nëse madje vetëm pak çaste para iftarit, asaj i prishet agjërimi. Kohëzgjatja e ciklit menstrual nuk është e njëjtë te të gjitha femrat, p.sh., nëse një femër ka menstruacionet gjithnjë 8 ditë po vetëm në ramazan i zgjat më shumë, 10-12 ditë, ajo duhet ta marrë për bazë 8-ditëshin, e ato që i shtohen janë istihada, që do t? thotë çrregullim. Nëse ndërpriten menstruacionet gjatë natës, qoftë edhe pak çaste para sabahut, atëherë femra e ka të detyruar agjërimin edhe nëse bën banjë pasi të ketë aguar dita.
Sot jetojmë në kohën kur mjekësia ka shënuar një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe ka mundësi për përdorimin e tabletave që parandalojnë menstruacionet.(4)
Mirëpo, a lejohet të përdoren apo jo? Për këtë, kemi mendime të dijetarëve, siç janë Ibni Tejmie e disa të tjerë, që thonë: “Nuk ka problem marrja e pilulave për të parandaluar ardhjen e menstruacionit në muajin e Ramazanit, me kusht që specialistët e mjekësisë të dalin me qëndrimin se përdorimi i tyre nuk dëmton shëndetin e femrës dhe nuk sjell efekte anësore tek ajo”.(5) Ndërsa dijetari Ibn Xhibrin thotë: “Me përdorimin e tyre, synohet thjesht agjërimi bashkë me të tjerët, duke shmangur vështirësitë e kryerjes së tij veçmas, atëherë unë gjykoj për mospërdorimin e këtyre pilulave. Sepse Allahu e ka caktuar këtë gjë për të gjitha bijat e Ademit, prandaj ajo duhet të kënaqet me atë që i ka ndodhur, dhe të bëjë durim ndaj caktimit të Allahut e ta dijë se çdo njeri shpërblehet sipas nijetit (qëllimit)”.6 Nëse pastrohet brenda ditës, nuk i pranohet agjërimi i pjesës së ditës së mbetur, kurse obligohet ta agjërojë pjesën tjetër të ditës së mbetur. Për këtë ka kundërshtime në mes dijetarëve:(7)

1. Duhet të agjëroj pjesën tjetër të ditës, në shenjë respekti për kohën, dhe duhet ta kompensojë më vonë. Ky është mendim i Imam Ahmedit.

2. Nuk duhet agjëruar pjesa tjetër e ditës për arsye se një gjë e tillë lejohet (për arsye të justifikueshme) ky është medhhebi i Imam Malikut dhe Shafi`iut.(8)

2. Gratë kur janë me Nifas-(Lehonat)

Nifasi është një periudhë e gruas. Ajo pas lindjes së fëmijës ka gjakrrjedhje më së shumti mund të ketë 40 ditë dhe, nëse është më gjatë, është istihada (çrregullim) e më së paku mund të mos ketë fare gjakrrjedhje (d.m.th. nuk është i caktuar). Nëse pastrohet para 40 ditësh, duhet të fillojë të agjërojë, falet etj., kështu që rregullat janë të njëjta me atë që është me (hajz)- menstruacion dhe duhet të ndërpresë agjërimin, e t`i kompensojë më vonë ditë për ditë. Nëse ndonjë grua shtatzënë aborton spontanisht kur foshnja ka filluar të krijohet, atëherë konsiderohet lehonë dhe nuk duhet të agjërojë. Në qoftë se nuk ka filluar të krijohet foshnja, atëherë gjakrrjedhja nuk konsiderohet lehoni dhe, nëse mundet, duhet të fillojë agjërimin.(9)

3. Gratë shtatzëna (me barrë) dhe gjidhënëset

Femrat myslimane, nëse gjatë muajit Ramazan janë shtatzëna apo kanë fëmijë në gji, atëherë Allahu lejon që ato të ushqehen, nëse frikësohen për ndonjë pasojë negative në shëndetin e fëmijëve të tyre, si p.sh. pakësimi i ushqimit me të cilin ushqehet foshnja në barkun e nënës së vet, ose pakësimi i qumështit të gjirit. Nëse çështja është kështu, atëherë ato kanë të drejtë ta prishin agjërimin dhe duhet t’i shlyejnë këto ditë në një kohë tjetër dhe, krahas kësaj, të ushqejnë një të varfër.(10)
Ndërsa, nëse frikësohen për vetveten, kur nuk mund të agjërojnë, atëherë ato janë të lira që të mos agjërojnë, dhe t’i agj?rojn? ato ditë në një kohë tjetër e nuk detyrohen të ushqejnë (të varfër).11 Pra, kjo na bën të kuptojmë se feja islame është fe e tolerancës, dhe se Sheriati islam kujdeset prej embrionit të njeriut d.m.th., që i lejohet nënës të hajë gjatë Ramazanit për hir të fëmijës ende pa lindur. Po ashtu kujdeset për fëmijën e porsalindur derisa ai varet nga qumështi i nënës.(12)
Gjithashtu transmetohet nga një njeri i Beni Abdil ibn Ka’ëb ibn Malikut, i quajtur Enes ibn Malik, se Muhamedi a.s. ka thënë :“Zoti i Madhëruar ia ka shkurtuar namazin udhëtarit dhe ia ka lejuar prishjen e agjërimit. Ai gjithashtu ia ka mundësuar gruas që i jep gji fëmijës dhe asaj që është me barrë, për shkak të mëshirës ndaj fëmijëve të saj”. (Përmbledhësit e suneneve).(13)
E të gjithë personat që me arsye objektive janë të penguar të agjërojnë ditët e Ramazanit, natyrisht duhet të shmangin ngrënien publikisht, në mënyrë që të mos u japin shkas personave të tjerë q? nuk e dinë arsyen,për të menduar se ata nuk agjërojnë fare.(14)


_______________
1) Dr.Hasan Turbai, Gruaja n? Islam, Shkup 1995, Logos, f.9
2) Ibid, f.15
3) Dr.Hasan Turbai, Gruaja n? Islam, Shkup 1995, Logos, f.17
4) Shejh Salih Feuzan, Fetva rreth çështjeve mjek?sore t? Ramazanit, Gjilan, 2008, f.20.
5) Seri fetvash p?r femrën muslimane, Agjërimi dhe Haxhi, Nektari esxh, f.11
6) Ibid, f.12
7) Shejhu Thejmin, Mexhalisu Shehru Ramadan,
f.56
8) Ibid, f.52
9) 70 ështje Rreth Agjërimit, Gjurma, f.35
10) Agj?rimi dhe Haxhi, f.16-17
11) Agjërimi dhe Haxhi, f.17
12) Mr.Zekerija Bajrami, Agj?rimi Pse dhe Si,Shkup 11999, f.103
13) Mustafa Sibai, Rregullat e Agjërimit dhe filozofia e tij, Shkup, 1999, f.12
14) Bilal Hasanoviç, Ilmudini, f.111-112



Fehime Gashi-Jusufi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.