Hytbeja dhe duaja e Natës së Kadrit

Falënderimet, madhërimet, adhurimet janë vetëm për Allahun xh.sh. Sunduesin e gjithë botrave, paqja, shpëtimi dhe bekimi qofshin mbi zotërinë tonë Muhammedin s.a.v.s. mbi familjen e tij të ndershme, mbi shokët e tij besnik dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e Tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ja përse kjo natë - Lejletu-l-kader, natë e cila është më e mirë se një mijë muaj. Në këtë natë, saktësisht para katërmbëdhjetë shekujve, në vitin 610, në shpellën Hira, në afërsi të Mekes, Allahu i Madhërishëm, përmes melekut Xhibril, ia shpalli fjalët e para të librit të fundit (Kur’anit), i cili e vërtetoi atë që Allahu xh.sh. e shpalli në Tevrat dhe në Ingjil.

Allahu xh.sh.thotë: “Është e vërtetë se ky Kur'an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh”. (Kur'an, 17:9).

Ky është Kur’ani në të cilin gjendet ilaçi dhe mëshira për besimtarët, Allahu xh.sh. thotë: “Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.” (Kur'an, 17:82).

Ky është Kur’ani, cili është i pa përsëritshëm në asnjë mënyrë, All-llahu xh.sh.thotë: “Thuaj: "Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kur'an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky, sado që do ta ndihmonin njëri - tjetrin". (Kur’an,17:88)

Ky është Kur’ani të cilin, All-llahu xh.sh. thotë: “Ta, Ha. Ne nuk ta shpallëm Kur'anin për të munduar ty. Ta shpallëm vetëm këshillë (përkujtim) për atë që frikësohet. (kjo është) Shpallje nga Ai që krijoi tokën dhe qiejt e lartë. (E Ai është) Mëshiruesi që krijoi tokën dhe qiejt e lartë. (Kur'an, 20:1-5)

Ky është Kur’ani në të cilin: “Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur'an shembuj nga çdo lëmi e nevojshme, ashtu që ata të marrin përvojë (mësim). (Kur'an, 39:27)

Ky Kur’ani i cili: “Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur'an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë “ . (Kur'an, 59:21).

Ky është Kur’ani i cili i konfirmon saktësinë e dhjetë urdhrave: “1) Beso në të vetmin Zot; 2) bëhu i mire ndaj prindërve; 3) mos i mbyt fëmijët nga frika se do të mund ti ushqesh; 4) bëhu i moralshëm në jetën private dhe publike; 5) mos e mbyt njeriun e pa fajshëm; 6) mos e përvetëso – mos e merr mallin e jetimit – bonajkut; 7) gjyko drejtë; 8) fole të vërtetën edhe nëse është në pyetje më i afërmi i yt; 9) përmbushi detyrimet para All-llahut të Madhërishëm, 10) shko rrugës drejtë, rrugës kruesore dhe mos shko rrugicave të cilat të ndajnë – largojnë nga bashkësia”. (Kur'an, 6: 151-153).

Ndaj, kjo natë e bekuar nuk është shenjtë për shkak se në të e ndjejmë një dhembshuri dhe mirësi të veçantë e cila vie nga qielli, por për arsye se është më e mirë se një mijë muaj, gjithashtu për shkak se në këtë natë të bekuar, e ndjejmë sikur po kalojmë nëpër katërmbëdhjetë shekujt në të cilët shihen qartë katërmbëdhjetë vlerat Kur’anore, pa të cilat bota nuk do të ishte kjo që është në përparimin e saj, duke përfshirë: shekujt, në të cilët janë të njohura katërmbëdhjetë vlerat Kur’anore, pa të cilat bota nuk do të ishte kjo çfarë është, në gjithë përparimin e saj, e ato janë:

1) E vërteta e Kur'anit (el-Hak), 2) Kodi i etikës morale në jetën e njeriut sipas standardeve të qarta etike (EL-Šer?'ah), 3) Mendja e njeriut - dhuratë e Zotit (el-'akl), 4) Njëshmëria e Allahut (Al-Teuhid), 5) Besimi ose siguria (el-iman), 6) Bindja – përkulja ndaj Zotit dhe paqja ndaj njeriut (el-Islam), 7) Bamirësia ose sakrificë për të mirën e përbashkët (el-Ihsan), 8) Njeriu ose njerëzit (el-insan), 9) Veçoritë e njeriut ose vetëdijesimi (el-Nefs), 10) Shkenca ose dituria (el-'Ilm), 11) Morali dhe etika(el-Ahlak), 12) komuniteti njerëzor apo solidariteti vëllazëror (el-Ummet), 13) Udhëtimi jetësor inkluziv apo inergativ i njeriut (el-Wesat), dhe 14) Bashkëjetesa, toleranca dhe kultura e dialogut (el-Hiwar).

Këto janë katërmbëdhjetë porositë e Kur’anit, të cilat në asnjë moment nuk e kanë humbur vlerën dhe rëndësinë, e sidomos në ditët sotme, kur njeriu po kërkon një alternativë për sjelljet e tij që t’i shmanget vetëshkatërrimit nga lufta bërthamore dhe për të shpëtuar nga kaosi natyror i shkaktuar nga lakmia, neglizhenca dhe jetae amorale, si dhe ta parandaloj urinë dhe mjerimin e pjesës me të madhe të njerëzimit nga mungesa e ujit dhe ushqimit dhe e gjithë kjo për shkak të shfrytëzimit të tepruar apo keqpërdorimit të resurseve natyrore për jetën në Tokë.
Ndaj, ne dhe i gjithë komuniteti, në këtë natë të bekuar, të gjithë së bashku ta bëjmë një lutje të përbashkët, për shpëtimin tonë, të çdo personi dhe të çdo gjallese në Tokë:

Bismillahirr-Rrahmanirr-Rrahim

O Zot, kërkojmë udhëzimin Tënd që ti afrosh zemrat tona, t’na bashkosh, t’na unifikosh dhe t’na kthesh besimin ndërmjet nesh! Të lutemi o Perëndi, t’na e forcosh fenë, ta ruash atë që nuk është prezent, e ta ngritësh atë që është prezent, që me Mëshirën Tënde, o Perëndi, t’i zbukurosh veprat tona dhe t’i ndritësh fytyrat tona, t’na frymëzosh nga Mirësia Jote dhe t’na ruash nga çdo e keqe!
O Perëndi, të lutemi që të kalojmë provimin dhe të gjendemi në shoqërinë e të zgjedhurve Tu - shehidëve, atyre që janë të lumtur, ayre që janë në shoqërinë me Pejgamberin s.a.v.s., atyre cilët janë të suksesshëm dhe të ruajtur!
O Perëndi, na udhëzo në rrugë të drejtë dhe na bëjë prej atyre që edhe ne të tjerët t’i udhëzojmë në rrugën e drejtë me të cilën Ti je i kënaqur. O Perëndi, mos lejo që të jemi në rrugë të gabuar dhe mos lejo që edhe ne t’i udhëzojmë të tjerët në rrugë të gabuar, me të cilën Ti nuk je i kënaqur!
O Zot, na ndriço me Nurin Tënd zemrat tona, shpirtrat tanë, veshët tanë, sytë tanë, ndjenjat tona, pamjet tona, gjakun tonë, kockat tona dhe duart tona. Le të jetë Nuri Yt në të djathtën dhe të majtën tonë, përpara dhe pas nesh, mbi ne dhe poshtë nesh. O Perëndi, le të jetë Nuri i Yt gjithkah rreth nesh, të mos pretendojmë dhe të mos lëkundemi nga rrugën e paqes dhe e mirësisë, të lumturisë dhe fatit për vetveten dhe për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë.

O Perëndi, të lutemi për hir të vlerës së kësaj nate të bekuar, që familjeve tona, të afërmve, të njohurve dhe miqve, nëse janë të sëmurë t’ua kthesh shëndetin, nëse kanë borxhe ndihmoju t’i kthejnë ato, nëse ata janë të pikëlluar t’ua kthesh gëzimin dhe buzëqeshjen përsëri në zemrat dhe në fytyrat e tyre, nëse janë të varfër t’i lirosh nga varfëria, nëse janë të poshtëruar t’ua kthesh përsëri dinjitetin, nëse u kemi bërë padrejtësi le të na falin, e nëse ata na kanë bërë neve padrejtësi, o Perëndi, na lehtëso që për hir të vlerës së kësaj nate të bekuar, t’ua falim!
O Zoti i Plotfuqishëm, na udhëzo dhe na drejto rrugës së drejtë dhe të vërtetë me bekimin e Kur'anit famëmadh dhe me urtësinë e atij të cilin e ke dërguar si mëshirë për tërë botën. Ki mëshirë për neve o Mëshirues, bëhu i butë dhe fisnik, dhe na i fal mëkatet tona, o Zot i gjithëmëshirshëm, pash mirësinë Tënde të përjetshme.
O Zot, na zbukuro me bukurinë e Kur’anit, na fisnikëro me mirësinë e Kur’anit, na vesh me petkun e Kur’anit , na fut në Xhenet me dëshminë Kur’anite, na ruaj nga të gjitha problemet e kësaj bote dhe pakënaqësitë e ahiretit me pastërtinë kur’anore!
O Perëndi, le të jetë Kur'ani në këtë botë shoku ynë, shoqërues në varr, mbrojtës në botën tjetër, në rrugën e jetës le të jetë dritë, në Xhenet le të jetë një mik i ynë, le të jetë mbrojtës nga zjarri dhe në të gjitha veprat e mira le të jetë udhëzues me bekimin dhe me mirësinë tënde të pafund!
O Zot, na udhëzo me udhëzimet kur’anore, na ruaj prej zjarrit me mirësinë kur’anore, na shto nderin me vlerat kur’anore dhe na shpëto nga mëkatet me pjesëmarrjen Kur’anore!
O Perëndi, pastroj zemrat tona nga imoraliteti, mbuloi turpet tona për shkak të neglizhencës sonë, shëro familjet dhe të afërmit tanë, na lehtëso t’i paguajmë borxhet tona, na ndriço fytyrat tona, mëshiroi etërit tanë, fali mëkatet e nënave tona, riktheje fuqinë e besimit tonë, forcoje vendin tonë në këtë botë, pengoji ata që nuk na pëlqejnë dhe na largo nga ata që na dëshirojnë të keqen! Bëni të dashur për ne të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë dhe na ofro me ata që na duan!
O Zot, na ruaj familjen tonë, pasurinë tonë, shtëpitë tona dhe atdheun tonë nga të gjitha sëmundjet dhe vuajtjet.O Perëndi, na forco vullnetin tonë, na forco unitetin tonë, na bëjë të dashur jetën tonë në bashkësi me të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, o Perëndi mos lejo që në mirësi të bëhemi të dhunshëm dhe në sprova të gjunjëzohemi, pash shenjtërinë e kësaj e kësaj nate të bekuar të Lejletu-l- kadrit e cila është më mirë se një mijë muaj!

***

Lutja – Duaja e dëshirës

O Zot, unë kërkoj mirësi në dijen Tënde dhe kërkojë fuqi në plotfuqinë Tënde, sepse Ti di çdo gjë, ndërsa unë nuk di. Ti i di të gjitha fshehtësitë e kësaj bote dhe të botës tjetër.

O Zot, Ti e di nëse dëshira ime është e keqe për fenë time, për jetën time dhe vdekjen time, andaj, të lutem o Zot, nëse është ashtu, të më largosh nga ajo dëshirë dhe ma mundëso që gjithnjë të gjendem aty ku është mirë për mua, për familjen time, për shtëpinë time dhe atdheun tim.

Lutja jone e fundit eshtë: Falënderimi dhe i tërë suksesi i takon vetëm Allahut, Zotit të botrave!



Dr. Mustafa Ceric
Përktheu dhe përshtati Esat ef.Rexha

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.