Përcjellja e Ramazanit dhe pritja e Bajramit

Falënderimi i qoftë Allahut xh.sh., Mëshiruesit për mirësitë e vëllazërisë në besim, për mirësitë e dashurisë në familje dhe për mirësitë - bekimet e paqes në atdheun tonë të dashur!

Falënderimi i qoftë Allahut xh.sh. Mirëbërësit, i cili përmes të dashurit të Tij dhe Pejgamberit të fundit Muhamedit s.a.v.s. e dërgoi Kur’anin në muajin e Ramazanit të jetë dritë që ndriçon rrugën e njeriut për të mos humbur në errësirë.

Jemi në përfundim të muajit të Ramazanit të bekuar të këtij viti. Sot do të gëzohemi me të mirat e këtij muaji të bekuar, ndërsa nesër, kur është edhe dita e parë e Fitër Bajramit, do të gëzohemi me familjet e tona, me fqinjët dhe miqtë.

Ramazani na len dhuratat dhe bekimet më të çmuara, na len bukuritë dhe amanetet më të mira.
Njëri ndër amanetet e Ramazanit është agjërimi, i cili na ka mësuar se fitoret më të mëdha të jetës arrihen me pastërtinë dhe e fuqinë e shpirtit dhe të zemrës.

Agjërimi vazhdon të jetoi në ne si një besëlidhje që në emër të Allahut, xh.sh. ia kemi dhënë vetvetes, dhe ky betim është vendim në ne dhe përreth nesh të ngadhënjej fisnikëria dhe pastërtia, virtyti, urtësia, përmbajtja, dituria dhe përgjegjësia.
Siç na transmeton Muslimi, Pejgamberi s.a.v.s. na porositë që të agjërojmë edhe gjashtë ditë të muajit Sheval, më pas çdo të hënë dhe të enjte. Hadithi përfundon me fjalët: “ Nëse i agjëron ditët e cekura më lartë, sikur të agjërosh gjithë jetën” .
Muaji i bekuari Ramazanit na lë amanet edhe Lejletu-l-Bedrin, natë në të cilën u ngjallën ndjenjat më të thella dhe vetëdijesimi se në jetë nuk ka suksese të vërteta pa besim, moral, punë, disiplinë, rregull dhe njohuri.

Emaneti më i madh i muajit të Ramazanit është Lejletu-l-Kadri, natë në të cilën kemi mësuar se vetëm me Kur'an në zemër ne mund të jemi të fortë, të guximshëm, të vendosur, këmbëngulës dhe të pamposhtur.

Allahu xh.sh. thotë: “Ti (Muhammed) përqendrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufijtë e caktuar), se më të vërtetë Ai është shikues i asaj që veproni”. (Hud, 112.)

Bajrami është tërësia e të gjitha gëzimeve që kemi përjetuar në muajin më të përzgjedhur.

Këtë gëzim do ta ndajmë me më të dashurit tanë, që në Bajram, para agimit, para shkuarjes në namazin e sabahut dhe të Bajramit, të hamë diçka, dhe të shkojmë në xhami, në njërin drejtim duke kënduar tekbir, ndërsa kur të kthehemi në shtëpi, të kthehemi në drejtim tjetër, në mënyrë që kënaqësia të përjetohet çdo kund dhe në çdo vend të dëgjohet Selami. Për paqe është paqja dhe shpëtimi. Sepse Salami është paqe dhe shpëtim. Me Selam i tregojmë urimet tona më të bukura dhe qëllimet tona më të sinqerta.

Allahu xh.sh.thotë: “O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (përqafojeni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik juaji i hapët. (El-Bekare, 208.)

Nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë të lumtur ata të cilët parandaluan të zhvendosurit të kthehen në qytetet dhe vendet e tyre, që ngrohtësisht dhe në paqe të shtëpive të tyre ti ndjejnë dhe ti përjetojnë gëzimet e Bajramit.

Ezani është thirrje për në shpëtim, selami është thirrje në paqe ndërsa Bajrami është thirrje për gëzim.

Muhamedi s.a.v.s. na porositë që gjatë ditëve të Bajramit të këndojmë sa më shumë tekbire. Siç transmeton Teberania, Resulullahi s.a.v.s. ka thënë: “ Zbukuroni bajramet e juaj me tekbire (All-llahu ekber), me tahmin (elhamdulilah) dhe me tahmid (elhamdulilah) dhe me takdis (Subhanellahi ve bi hamdihi subhanellahi-l-‘adhim)."

Allahu është më i madhi! - këto janë fjalët që besimtarëve ua zgjojnë ndjenjat e tyre personale, të brendshme, lirinë shpirtërore, që ti përjetojmë si dhuratë dhe mëshirë e Allahut xh.sh. Çdo vepër,çdo mendim, çdo fjalë bëhet i përhershëm, i vlefshëm dhe frytdhënës, atëherë kurë ai përmban fjalët: Allahu ekber!

Tekbiri i cili këndohet për çdo ditë, e veçanërisht në ditët dhe netët e Bajramit, u jep besimtarëve fuqi,mbjellë besimin dhe sigurinë në zemrat e tyre. Duke u frymëzuar në burimet kryesore të fesë, Kur'anin dhe Sunetin, besimtarët nuk dorëzohen para vështirësive dhe sprovave, por tregojnë gatishmëri se ata janë gjithmonë, deri në vdekje të përgatitur për të ndjekur rrugën e Allahut. Ata të cilët i shqiptojnë dhe i duna fjalët Allahu ekber, vetëm të tillët na e flasin të vërtetën, vetëm ata nuk do të tradhtojnë dhe nuk do të na braktisin, vetëm të tillët nuk do t’i tradhtojnë idealet e Islamit dhe vetëm ata janë të vetmit të cilët e meritojnë besimin tonë. Allahu ekber janë fjalët të cilat të çojnë rrugëve të vështira, por edhe rrugëve të lumtura dhe të fitoreve të jetës. Askush mos ti frikohet tekbirit. Aty ku ka tekbir aty ka mirësi të panumërta, moral, liri, humanizëm dhe fisnikëri.
Bajrami i zbukuron, i lidh dhe i forcon lidhjet tona familjare.

Muhammedi s.a.v.s. ka thenë: “ Familja është pjesë e Mëshirës së Allahut. Allahu xh.sh. thotë: “Kush të viziton dhe të ndihmon, Unë do ta ndihmoi, e ai i cili i ndërprenë lidhjet familjare, Unë do ta ndërpres ndihmën” (Buhariu)

Prindërit dhe fëmijët, vëllezërit dhe motrat, familja dhe të afërmit, gjatë urimeve dhe vizitave në ditët e Bajramit, dëshmojnë se nuk guxojnë ta harrojnë njëri tjetrin, si dhe nuk i harrojnë obligimet dhe detyrimet të cilat ua porositë Islami.

Ta ndajmë gëzimin e Bajramit edhe me komshitë, ta tregojmë gjatë ditëve në vijim, tërë bukurinë, madhështinë dhe vlerat fqinjësisë shqiptare. Të parët tanë kanë thënë: “Komshiu i mire vlen sa krejt pasuria”.

Në mjediset e ashtuquajtura të kulturuara, kur vdes ndonjë person i vetmuar, shpesh herë ndodhë që i vdekuri të qëndroi me javë të tëra në atë gjendje, e vetëm një mur e ndanë nga komshiu i tij. Tek ne, komshiu njoftohet, kujdeset dhe të ndihmon në rast se lëndohesh qoftë edhe nga një therrë. Ne jemi të tillë, sepse kështu na mëson dhe edukon Islami.

Resulullahi s.a.v.s. thotë: “ Nëse dëshironi që Allahu xh.sh. dhe i Dërguari i Tij t'ju duan, përmbushni dhe ruani ato që iu besohen, kur flisni, flisni të vërtetën ndërsa ndaj komshive silluni mire dhe me drejtësi”. (Teberaniu)

Të gëzohemi, të nderuar vëllezër në ditët e Bajramit edhe me miqtë tanë të sinqertë, të cilët na duan të mirën dhe që na udhëzojnë në të mire.

Halifi Omer r.a. ka thënë: Mund të jetë mik i imi vetëm që ai që i ka këto tipare, e ato janë:

1. Të jetë i drejtë, 2. Që çdo ditë të bëjë vepra të mira, 3. Të iu ndihmoi atyre që kanë nevojë për ndihmë, 4. që askënd mos ta përgojoi dhe mos a ofendoi, 5. Kur ti besohet diçka, atë ta ruaj dhe të kujdeset për të. Ai i cili nuk i posedon këto tipare nuk mund të jetë mik imi”.

Halifi i Abasijve el-Me’muni, miqtë i ndanë në tri lloje:

1. Në grupin e pare radhiten ata për të cilët kemi nevojë si për ushqimin. Ata janë prindërit tanë. 2. Në grupin e dytë radhiten miqtë për të cilët kemi nevojë sikur për barërat. Ata janë të cilët na mësojnë dhe që na shërojnë nga pa dituria. 3. Në grupin e tretë radhiten miqtë të cilët janë si sëmundja. Nga këta duhet të kemi shumë kujdes.

Kur’ani thotë: “ Besimtarët janë vëllezër”. Vëllai, vëllait vetëm të mira i bënë, e udhëzon në të mire dhe është pranë tij në hidhërim dhe gëzim.

Allahu xh.sh. thotë: “Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre”. (En-Nahl, 97.)

Ndaj, vëllezër të nderuar, le të jetë Bajrami gëzimi ynë, të cilin do ta ndajmë me familjen tone, me komshitë dhe miqtë.
Ti kryejmë obligimet fetare edhe në muajt tjerë dhe për çdo ditë të dëshmojmë devotshmërinë tone ndaj Allahut xh.sh. dhe të dërguarit të Tij Muhammedit s.a.v.s.

Hazreti Aliu r.a. ka thënë:

1. Dituria është kapitali im 2. Arsyeja është baza e fesë time 3. Dashuria ndaj Islamit është bazamenti im 4. Mallëngjimi është barka ime 5. Dhikri – përmendja e Allahut është bashkë udhëtari im 6. Besimi është thesari im 7. Trishtimi është miku ima 8. Shkenca është arma ime 9. Durimi është veshja ime 10. Kënaqësia është preja ime 11. Modestia është krenaria ime 12. Devotshmëri është zeje e mia 13. Bindja është forca ime 14. E vërteta është shërimi im 15. Nënshtrimi ndaj Allahut është vetë-disiplinimi im 16. Udhëzimi në të mirë është në natyrën time 17. Dhe shpirti im ndjen gëzimin në muajin e Ramazanit. "

Dhe në fund, ta përcjellim këtë musafir të bekuar me fjalët: El-veda‘u, el-veda‘u, ja shehre ramadan! Ne po ndahemi! Ne po ndahemi nga ti o muaji i mëshirës, i faljes dhe i mirësisë. Nuk jemi të Ne nuk jemi plotësisht të vetëdijshëm për vlerat dhe nderimet tua o muaji i bekuar, ja shehre Ramadan! Lamtumirë, lamtumirë, lamtumirë, o muaji i namazit të Taravisë, muaji i adhurimit dhe i leximit të Kur’anit.

E lusim Allahun e Madhëruar që të na pranoi ibadetet e Ramazanit, që ti numroi dhe regjistroi në veprat tona të mira, dhe të na ndihmojë të jetojmë si besimtarë të mirë, dhe amanetin e Dinit Islam ta përcjellim te gjeneratat e ardhshme. Amin!



Mr. hfz. Fadil ef.Fazliq
Përktheu: Esat ef.Rexha

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.