Besimtarët myslimanë falën namazin e Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë

Mijëra besimtarë myslimanë kanë falur namazin e Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe qindra mijëra të tjerë në sheshet e çdo qyteti të vendit.

Festimet e Fitër Bajramit kanë filluar që në orët e para të mëngjesit me namazin e sabahut, namaz i falur nga nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Bujar Spahiu.

Ndërkohë programi i Bajramit ka filluar me këndimin e një pjese nga Kur’ani Famëlartë, të cilën e përcolli imami i xhamisë së “Et’hem Beut”, z. Elton Karaj.

Ceremonia ka vazhduar me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, i cili uroi besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, për shëndet dhe mirësi, për sukses në çdo sferë të jetës.

“Festa e Bajramit është lehtësim i shpirtit, është kënaqësia e brendshme që buron prej shpresës së përmbushjes së adhurimit dhe përfitimit të faljes prej Allahut, Mëshiruesit Fuqiplotë.
Bajrami është dita e lehtësimit të brengave, është dita e shpresave të reja, është dita e të kujtuarit për njëri-tjetrin, është dita për të gëzuar fëmijët me dhurata dhe përkëdhelje, është dita për të respektuar të moshuarit me mirënjohje dhe dashuri, është dita për t’u gjendur pranë të gjithë atyre njerëzve që presin interesimin dhe vëmendjen tonë.”, tha ndër të tjera z. Bruçaj.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Gazmend Aga, u ndal vlerat sociale të muajit të Ramazanit si muaj i sakrificës, i bamirësisë, i solidaritetit me ata persona dhe familje në gjendje të vështirë dhe u bëri thirrje besimtarëve për të ndihmuar sa më shumë nevojtarët.

“I bëj thirrje të gjithë të pasurve ta ndajnë bukën me fqinjin dhe të varfrin se do ta gëzojnë e s’do varfërohen kurrë. Besimtarët duhet të jenë aktivë në shoqëri duke kontribuar, duke ndihmuar që nga çështjet e përbashkëta të ambientit e deri te çështjet sociale, sepse aty ku ka mysliman aty duhet të ketë solidarizim, përkrahje dhe përpjekje dhe ky është myslimani i vërtetë.”, nënvizoi nënkryetari Aga.

Falja e Namazit të Fitër Bajramit u drejtua kryetari i Komunitetit Mysliman z. Skënder Bruçaj.

Ndërsa hytbeja e Fitër Bajramit u mbajt nga Myftiu i Tiranës z. Ylli Gurra i cili u lut për më shumë paqe dhe harmoni mes njerëzve, harmoni të cilën e reflekton edhe kjo ditë Bajrami.

Më pas besimtarët e pranishëm në shesh janë shpërndarë për të festuar në familjet e tyre./kmsh/











Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.