Në Gjakovë festohet Fiter Bajrami

Në mëngjesin e sotëm, kudo, në xhamitë e qytetit të Gjakovës u mblodhën besimtarë të shumtë për të marr pjesë në të dyja lutjet e mëngjesit.

Ceremonia qendrore e faljes së namazit të Fiter Bajramit u mbajt në xhaminë e Hadum Agës. Namazin e sabahut dhe të bajramit e udhëhoqën hafiz Mustafa ef.Bayram, dhe hafiz Soner Muslu, imam të dërguar nga DIJANET-i i Turqisë. Ndërsa ligjeratën dhe hutben e mbajti imami i kësaj xhamie hfz. Safet ef.Hoxha.

Edhe këtë vit, në ceremoninë e faljes së namazit të Fiter Bajramit morën pjesë një numër i madh i xhematlinjve, të cilët u detyruar të falen edhe në hajatin e xhamisë.



Në ditën e kësaj feste Këshillin e Bashkësisë Islame Gjakovë e vizituan zyrtarë të Komunës së Gjakovës, përfaqësues të Partisë së Drejtësisë, LDK-së, PDK-së, VV-së, AAK-së, Nismës për Kosovën dhe Partisë Fjala dega ne Gjakovë, përfaqësues të KFOR-it dhe të institucioneve tjera, si dhe qytetarë të shumtë nga qyteti dhe fshati.

Ata u pritën nga Kryetari i KBI në Gjakovë Ahmet ef.Hoxha imamët dhe stafi i KBI në Gjakovë.

















Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.