Myftiu Tërnava priti në takim përfaqësuesin e ambasadës së EBA në Mal të Zi, Ibrahim el Alevi

Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava priti në takim përfaqësuesin e ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Mal të Zi z.Ibrahim el Alevi

Myftiu Tërnava nga ana e tij falënderoi z. Alevi dhe shtetin e EBA-së të cilët ndihmuan popullin e Kosovës në momentet më të vështira të historisë dhe që po vazhdojnë të ndihmojnë.
Poashtu myftiu Tërnava shprehu falënderimin edhe për bashkëpunimin mes dy institucioneve në realizimin e projekteve të Ramazanit 2017, si, organizimin e iftareve, shpërndarjen e hurmave dhe ndihmave tjera që janë shpërndarë për të varfrit dhe kategorive nevojtare të shoqërisë.

Nga ana e tij përfaqësuesin e ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Mal të Zi z.Ibrahim el Alevi falënderoi BIRK-në dhe myftiun Tërnava për bashkëpunimin tepër të sinqertë në të mirë të dy vendeve dhe premtoi se në të ardhmen do të realizohen edhe shumë projekte në të mirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës./bislame/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.