Gruaja bashkëkohore

Islami e çliroi gruan prej prangave të cilat e kishin lidhur dhe e liroi të punojë dhe të ndërtojë në të gjitha sferat e mundshme për gratë e asaj kohe. Gruaja muslimane bashkëkohore do të gjejë edhe më tepër sfera veprimi, edhe më tepër përgjegjësi të cilat mund t'i kryej për ndërtimin e jetës.
- Prej përgjegjësive të saj është që të ndihmohet me burrin në ndërtimin e një familje shembullore.
- Prej përgjegjësive të saj është që të specializohet në një prej shkencave bashkëkohore, e në veçanti shkencat për të cilat ka nevojë gruaja si medicina dhe arsimi.
- Prej përgjegjësive të saj është të punojë që të kryejë një nevojë individuale, familjare apo shoqërore.
- Pasi gruaja është njëra prej elementeve të shoqërisë, ajo, sikur edhe burri, duhet të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet shoqërore dhe politike, dhe ta mësojë mirë domethënien e udhëzimit pejgamberik: "Nuk do të lëvizin prej vendi këmbët e njeriut derisa të pyetet: për jetën në çka e ka kaluar, për diturinë se çka ka bërë me të, për pasurinë se prej nga e ka fituar dhe ku e ka harxhuar, si dhe për trupin e tij ku e ka harxhuar. " /Transmeton Tirmidhiu/

Të drejtat politike të gruas

'Shumë njerëz ende janë të përmbajtur kur flasin për të drejtat politike të gruas. E kjo, sipas botëkuptimit tonë është një lloj mangësie shkak i së cilës janë traditat e trashëguara dhe mentaliteti i gabuar. Veprimtaria politike është obligim fetar nga e cili nuk ndahet asnjë prej njerëzve, qoftë në mënyrë individuale apo shoqërore. Veprimtaria politike nuk është joobligative e as vullnetare, por obligim që bazohet mbi kuptimin e mëkëmbësisë i cili është burimi detyrave pozitive dhe negative të cilat bien mbi supet e çdo muslimani.(1)
Në luftën e përgjakshme të cilën e zhvilluan muslimanët e parë kundër kurejshëve tiranë, gruaja muslimane qëndroi krah për krah me burrin, historia na i ka ruajtur neve emrat e Ebu Bekrit, Omerit, Othmanit, Aliut, Bilalit, Suhejbit, Mus'abit, Jasirit dhe tjerëve, po ashtu na i ka përcjellur edhe emrat e Hadixhes, Aishes, Ummi Ejmenit, Zunejres, Sumejjes dhe të tjerave.
Gruaja luftoi në rrugën e thirrjes sa që u bë shehidja e parë, historia nuk e ka harruar muhaxhiren e madhe e cila e la djalin, burrin, pasurinë dhe vendin e vet dhe u shpërngul në Medine për hir të fesë dhe ngritjes së flamurit.

Aftësia e gruas për veprimtari politike

Edhe pse juristët islamë e kanë pohuar aftësinë e plotë të gruas në kompetencat personale dhe transitive (muteadijje-objektive) në pronësi si dhe kompetencat transitive për të tjerët si mbikëqyrja e fëmijës dhe testamenti, përsëri disa janë përmbajtur për konfirmimin e aftësisë së saj për zhvillim të veprimtarisë politike, këto, sikur e shohin gruan jo të aftë plotësisht në këtë fushë. Këto, janë mbështetur në hadithin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: "O ju gra, jepni lëmoshë, se unë u pashë se ju ishit pjesa më e madhe e banorëve të zjarrit. Thanë: E me çka (e merituam këtë) o Pejgamber i Allahut? Tha: Shumë mallkoni dhe e injoroni burrin. Nuk kam parë prej të mangëtave në inteligjencë dhe fe, më rrëmbyese të mençurisë së burrit të vendosur sesa ju. (Ato) thanë: Cila është mangësia e fesë dhe mendjes sonë o Pejgamber i Allahut? Tha: A nuk është dëshmia e gruas sa gjysma e dëshmisë së burrit? Thanë (gratë): Gjithsesi. (Pejgamberi) Tha: Kjo është prej mangësisë së mendjes së saj. Kur është në menstruacione, a nuk e len namazin dhe agjërimin? (Gratë) thanë: Gjithsesi. (Pejgamberi) Tha: Kjo është prej mangësisë së fesë së saj." /Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi/
Pjesa më e madhe e dijetarëve dhe ekspertëve mendojnë se mangësia e gruas është mangësi aksidenciale jo e zakonshme e nuk është mangësi e lindur konstante. Kjo nuk bie në kundërshtim me ekzistimin e grave të cilave All-llahu u ka falur aftësi të larta të cilat bile edhe mund t'ua tejkalojnë aftësive të burrave.(2)

Vetëdija politike dhe rregullimi shoqëror

Pasi gruaja në vizionin islam, posedon afinitet politik në rangjet e saj të ndryshme, atëherë kjo kërkon prej saj që të jetë në kulturën dhe interesin e saj për çështjet e përgjithshme në nivelin në të cilën mund të kryhen me sukses dhe të ndiqen çështjet e tilla si dhe t'i njoh pozitivitetet dhe gabimet në to. E po ashtu kur dihet edhe ajo se lëvizja politike nuk ndahet prej lëvizjes shoqërore, bile kuptimi i kësaj të fundit mund të numërohet prej pikënisjeve më të rëndësishme të kuptimit të veprimtarisë politike të gruas në shoqërinë islame.(3)


____________________________
1. "Gruaja dhe veprimtaria politike", Hibe Reuf Izet, fq. 92.
2. Për këtë çështje shumë bukur ka folur profesor Fejsal Mevlevi në traktatin e tij: "Roli i gruas në veprimtarinë islame".
3. “Gruaja dhe veprimtaria politike”, Hibe Reuf Ize, fq. 102.


Shkëputur nga libri “Gruaja në karvanin e thirrjes”

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.