Imami që rrjedh nga një familje krishtere

Imami i Qendrës Islamike të kryeqytetit të Namibisë, Windhoek, Mohammed Negumbo, familja e të cilit është nga feja krishtere, thotë se me njohjen e një familjeje muslimane në moshën 21 vjeçare ka vendosur që të zgjedhë Islamin si fe.

Negumbo në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency tregoi procesin e kalimit nga feja krishtere në atë muslimane.

Negumba i cili ka lindur në vitin 1942 në qytetin Osakati që është qyteti i dytë më i madh në Namibi, një nga shtetet e Afrikës Jugore deri në moshën 21 vjeçare ka jetuar si një i krishterë. Ai thotë se me ardhjen e një familjeje muslimane në qytet ai është takuar për herë të parë me fenë Islame.
Duke treguar se kur ishte i krishterë kishte disa pyetje në vete, Negumbo thotë se “Kur shkoja në kishë, lutja e bërë përpara statujave të pajetë të cilat ndodheshin aty më bënin tërë kohën që të mendoj dhe që të dyshoj. Më pas kur erdha në moshën 21 vjeçare në lagjen tonë erdhi një familje muslimane nga Nigeria. Në atë kohë numri i popullsisë muslimane në Namibi ishte shumë i vogël dhe për këtë arsye mënyra e adhurimit dhe sjelljet e tyre ndaj njerëzve m’u dukën shumë më ndryshe”.
Ai tha se marrëdhëniet e tij me familjen muslimane janë rritur me kohë. Negumbo thotë se interesimi i tij për fenë Islame është rritur pasi që familja nigeriane i kishte thënë se “Ka vetëm një Zot dhe Atij mund t’i lutesh gjithkund, nuk ke nevojë të shkosh në kishë përpara statujave”.
Negombo thotë se ai është njoftuar me Islamin kur në Namibi kishte një numër tepër të vogël të muslimanëve dhe që në vitet e para ai nuk ka marrë reagime nga familja ose të afërmit e tij, por që pasi ka zgjedhur të bëhet musliman ka filluar t’i kushtojë më shumë kujdes sjelljeve të tij.
Negumbo bëri të ditur se nga kjo familje nigeriane ka mësuar konceptet bazike të Islamit dhe të bëjë ibadet. Ai shtoi se pas disa vitesh ka shkuar në Medine për të mësuar më mirë për Islamin. Më pas ai thotë se është kthyer në Namibi dhe është bërë imam i Qendrës Islame në Windhoek.
Negumbo i cili ka 24 vëllezër e motra nga babai i tij me dy gra, thotë se edhe 2 vëllezër të tij kanë zgjedhur islamin dhe se beson që edhe prindërit e tij do ta zgjedhin një ditë këtë fe.

Deri në vitin 1990 ishte e ndaluar të bëhesh musliman

Duke rikujtuar se Namibia deri në vitin 1990 ishte koloni gjermane, Negumbo thotë se islamizmi deri në vitin 1990 ka qenë i ndaluar në këtë shtet dhe se muslimanët shiheshin si fajtorë.
Më tej imami Negumbo vuri në dukje se edhe mesxhidi i parë në vend është ndërtuar pas pavarësisë së vendit dhe se deri në këtë kohë muslimanët i nënshtroheshin një presioni të madh.
Pas pavarësisë thotë se në këtë vend është rritur numri i muslimanëve dhe se tani këtu jetojnë rreth 3 mijë muslimanë.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.