Dua hatmeje në xhaminë e fshatit Sibofc të Podujevës

Në xhaminë e fshatit Sibofc të Podujevës në prezencë të autoriteteve të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, drejtori i Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë Jakup ef. Çunaku, profesor, përfaqësues të KBI të Podujevës e shumë xhematlinjëve u zhvillua duaja e hatmes .

Këtë eveniment në emër të Kryesisë së BIRK-së e përshëndeti kryeimami prof. Sabri ef. Bajgora i cili solli selamet e myftiut të Republikës së Kosovës mr. Naim ef. Tërnava, si dhe përgëzoi nxënësit për suksesin e tyre dhe citoi ajetin kuranor: “Vërtet ky Kuran udhëzon në atë që është më e mira…” duke shtuar se, në një libër si Kurani nuk gjejmë vetëm norma për ibadetet tona, mirëpo këshilla dhe mësime për çdo sferë të jetës.
Ai falënderoi edhe mësimdhënësen për angazhimin e saj, duke cituar hadithin: “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe atë ia mëson të tjerëve.”
Imami i kësaj xhamie Beqir ef. Nuredini, përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe falënderoi edhe organizatorët e këtij programi, njëherit edhe mësimdhënësit e këtyre nxënësve, Anita Gërgurin dhe Liridon Zhegrovën për punën dhe angazhimin e tyre të palodhshëm. Ai më pas shpalosi punën dhe aktivitetet në xhami duke thënë se gjinia femërore po dominon sikur në vetë programin por edhe në aktivitet tjera, tha se vërtet femrat përbëjnë gjysmën e popullit të cilat edukojnë gjysmën tjetër, kjo është pse islami e ngre lart edukimin dhe arsimimin e femrës, ashtu siç ka bërë shekuj më parë dhe vazhdon tutje.
Më pas u dha një program ku kënduan tekbire, recitale, ilahi për të vazhduar pastaj interpretimin e disa ajeteve kuranore nxënësi Ismail Mahmuti dhe disa sure të fundit të Kuranit. Nxënësit që bënë hatme janë: Ismail Mahmuti, Pesenta Zeneli, Rinesë Ademi, Njomza Mahmuti, Almira Elezi, Besiana Zhitia, Elvira Elezi, Flora Ramadani, Devleta Zhitia, Donjeta Sejdiu dhe Anita Sejdiu. Në fund u ndanë edhe disa mirënjohje./bislame/





Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.