Kryesia e BIRK-së takon mërgimtarët

Drejtoria për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës organizoi takim me mërgatën tonë në ambientet e Medresesë Alaudin

Në këtë eveniment mori pjesë edhe myftiu i Republikës së Kosovës mr.Naim ef. Tërnava i cili në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës mërgatës tonë i dëshiroi mirëseardhje dhe ju dëshiroi qëndrim të këndshëm në vendlindje. Ai i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në takim-drekë, të gjithë imamët, kryetarët e xhamive apo ndonjë përfaqësues e aktivist të tyre që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre nga Diaspora. Ai veçoi punën, kontributin dhe sakrificën që ka bë dhe po bënë mërgata për vendlindje para dhe pas luftës në Kosovë. Kontributi i mërgatës sonë është shumë i madh si në edukimin e fëmijëve por edhe në udhëzimin e shumë vëllezërve tanë që jetojnë atje dhe themelimi i shumë qendrave islame në mërgatë që mundohen të ofrojnë popullatën tonë të jenë të lidhur me njëri tjetrin. “Është kënaqësi shumë e madhe që edhe në Kosovë jemi bashkë dhe ky është një argument shumë i madh i fortë se lidhja vëllazërore tek ne është jashtëzakonisht e madhe tek ne mesin e besimtarëve dhe kjo lidhje manifestohet edhe me këtë rast. Jemi tubuar këtu të llafosemi për të shfaqur hallet dhe dertet tona që na mundojnë neve edh juve. Fati historik i kombit tonë nuk ka qenë gjithherë i favorshëm për neve ngase na kanë përcjell shumë të këqijave gjatë historisë, na janë copëtuar trojet tona padrejtësisht ku na kanë ndarë nga armiqtë të shumë që ne të rropatemi në shumë vende të botës për të gjet shpëtim dhe mundësin e një jete pak më të mirë”-tha myftiu Tërnava, duke kërkuar nga mërgimtarët tanë që edhe më shumë të japin kontribut në edukimin e fëmijëve dhe që ata t’i lidhin edhe më shumë me xhami sepse aty edukohen mirë dhe drejtë. Ai premtoi se BIRK do të jetë në shërbim të mërgatës sonë dhe ju ka përgjigjur aktiviteteve edhe pse çdo herë kanë pasur probleme me viza. Ai në fund ka ftuar mërgatën që të jenë më unik, bashkë, dhe të punojmë për një të ardhme sa më të mirë./bislame/



Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.