Tregim i një nate

Tregon dr. Aid El-Karni

Një natë, para se të flija, u ktheva kah gruaja ime e shikoja duke fjetur dhe thash në vete

- E gjora pasi ka jetuar me familjen e vet erdhi të flejë tek një burrë i huaj, për atë e la shtëpinë e prindërve, përkëdheljen e prindërve, rehatinë e familjes dhe erdhi te një burrë i cili e urdhëron për të mirë dhe e ndalon nga e keqja. Ajo i shërben atij në gjërat që e kënaqin Allahun dhe burrin e saj...

Pastaj e pyesja veten:

- Si munden disa burra t’i godasin gratë e tyre me mizori kurse ato i lanë familjet e tyre për burrin e tyre.!

- Si munden disa burra të dalin me shoqërinë e tyre nëpër restorante dhe të hanë e të pinë e të mos ju interesoj gjendja e familjes në shtëpitë e tyre.!

- Si munden disa burra ta kalojnë kohen jashtë shtëpisë më shumë se sa brenda shtëpisë.!

- Si munden disa burra t’i bëjnë shtëpitë burg për gratë e tyre dhe mos të dalin kurrë me to për shëtitje e dëfrim.!

- Si munden disa burra t’ju ngushtojnë zemrat e grave të tyre dhe t’ju mbushin sytë me lot.!

- Si munden disa burra të udhëtojnë dhe t’i lënë gratë dhe fëmijët e tyre mbrapa e mos të interesohen më për ta.!

- Si munden disa burra të ecin me gra të huaja duke i pas grat e tyre të pastra në shtëpitë e tyre të cilat i presin me padurim t’ju kthehet burri i tyre.!

- Si munden disa burra të largohen nga përgjegjësia për të cilën do të pyeten Ditën e Gjykimit.!

- Si munden disa burra t’i shikojnë grat e tyre duke punuar dhe duke i furnizuar ata, dhe ata në shtëpi të han dhe të pinë pa gajle.!

- Këta njerëz nuk kanë ndjenja e as ndërgjegjeje dhe nuk e meritojnë të quhen burra ose baba sepse ky epitet është i shenjtë, kurse ata e fëlliqin me veprat e tyre.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.