Zjarri i miqësisë

Njëherë e një kohë jetonte një njeri shumë i varfër, por shumë i guximshëm me emrin Ali.

Aliu punonte për Amarin, një tregtar i vjetër dhe shumë i pasur.
Një mbrëmje dimri, Amari i thotë Aliut:
"Askush nuk mund ta kaloj në natë të tillë në maje të malit pa batanije dhe ushqim. Por, ti ke nevojë për të holla, dhe në qoftë se e pranon sfidën do të të jap një shpërblim të madh. Në të kundërtën do të punosh tridhjetë ditë pa pagesë."
Aliun pranoi, por kur doli nga dyqani vërejti një erë të ftohtë duke fryer dhe u frikësua, prandaj vendosi ta pyes mikun e tij më të mirë Avdiun, ta pranoj apo jo këtë sfidë të çmendur. Avdiu u mendua për një minutë dhe pastaj iu përgjigj:
"Unë do të ndihmojë. Kur të mbërrish në maje të malit, shiko para teje. Unë do të jem në majë të malit tjetër ku do ta kaloj natën dhe do ta ndez një zjarr për ty. Ti shikoje atë zjarr dhe mendo për miqësinë tonë - ajo do të të mbajë të ngrohtë dhe jam i bindur se do t’ia dalësh, e pastaj unë do të kërkoj një shpërblim."
Aliu ia doli që ta kaloj natën, i mori të hollat dhe shkoi te miku i tij:
"Më ke thënë se do të kërkosh një shpërblim."
Avdiu e shtrëngoi në kraharor dhe i tha:
"Po, por jo të holla. Më premto nëse në jetën time ndonjëherë do të fryj një erë e ftohtë, ti do ta ndezësh për mua zjarrin e miqësisë."

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.