Filluan punët e ndërtimit të Xhamisë në Fushë Tophanë të Shkupit

Janë hedhur hapat e parë për ndërtimin e Xhamisë e Tophanës në Shkup, ku prej ditës së mërkurë (02.08.2017) ka filluar gërmimi i hapësirës për parking dhe bodrum, e cila sipas parashikimeve të firmës kontraktuese do të zgjasë dy javë.

Siç është i informuar opinion, ndërtimin e kësaj xhamie do ta financojë Dijaneti i Republikës së Turqisë.

Projekti i Xhamisë së Tophanës do të zhvillohet në partneritetin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Komunës së Çairit, dhe KOMASH-i si kompani e TDV-së.

Xhamia do të ndërtohet me arkitekturë osmane dhe pritet që të përmbushë nevojat për muslimanët e kësaj lagje. Xhamia do të ketë kapacitet për 1500 persona, do të ketë dy minare dhe 7-8 kupola të vogla së bashku me kupolën qendrore të madhe.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.