Mbulesa e Qabesë/Kisva (2)

Periudha Emevite (41-132 h./661-750 g.)

Në kohën e Emevive, Mu' aviu bin Ebi Sufjani, mbuloi Qabenë me mbulesat e kadifesë, dhe atë në ditën e Ashures, dhe me një mbulesë tjetër me rroba Kopte në fund të Ramazanit. Gjithashtu vazhdoi me të njëjtin material edhe Jezid bin Muavije, si dhe Abdullah ibn Ez-Zubejr, dhe Abdul Malik bin Marvan/(1)

Periudha Abasite (132-656h./750-1258g.)

Në kohën e Abasive, pasuria e shtetit Islam u shtua dhe kufijtë e këtij shteti arritën deri në Kinë. Kjo pasuri hapi mundësi të lulëzimit të shtetit në të gjitha fushat e jetës. Andaj edhe kujdesi ndaj mbulesës së Qabesë u shtua. Kështu që në kohën e tyre, u kërkua lloji më i mirë i mëndafshit. Këtë ata e gjetën në Egjipt në qytetin Tenis (Bur Saidi i sotëm). Aty u prodhuan mbulesat më të mira nga njerëzit mjeshtër në qepje dhe thurje. Afër këtij qyteti ishin dy fshatra, Tona dhe Shata të njohura me qëndisje.
Në vitin 160 h. kalifi Mehdi El-Aba si vizitoi Qabenë, dhe aty kujdestarët e Qabesë u ankuan, se Qabeja po mbulohet me mbulesa të shumta dhe kjo rëndon objektin me peshë, andaj kishin frikë nga rrënimi i saj. Kështu që ai dha urdhër të zhvishet nga të gjitha mbulesat, dhe të ngelet me një mbulesë, gjë që praktikohet edhe në ditët e sotme.(2) Ai gjithashtu urdhëroi të pastrohet dhe lahet me miskë dhe të parfumohet me parfume nga më të shtrenjtat, dhe ngjyrë qelibari. Në kohën e kalifit Harun Er- Reshid 190 h. mbulesa e Qabesë me urdhër të tij u mbulua dy herë në vit, me mbulesa të prodhuara në fshatin Tona në Egjipt.
Kurse kalifi Memun, në vitin 206 h. e mbuloi Qabenë tri herë në vit: me brokadë mëndafshi të kuq me datën tetë të Dhul-Hixhxhes, pastaj me rroba të bardha Kopte ditën e parë të muajit Rexheb, dhe me mbulesa të kadifesë në ditën njëzet e nëntë Ramazan. Pastaj kalifi Xhafer El-Mutevekil, urdhëroi që të shtohet mbulesa dhe të ndërrohet çdo dy muaj. Ndërsa kalifi En Nasir El-Abasi urdhëroi që mbulesa e Qabesë një herë të bëhet me mbulesë të gjelbër, pastaj me ngjyrë të zezë, dhe mu nga kjo kohë ngjyra e mbulesës së Qabesë ngelet e zezë deri në ditët e sotme. Në kohën e Abasive, mbulesa e Qabesë filloi të zbukurohet me mbishkrime, ku kalifët shkruanin emrat e tyre mbi mbulesë, duke vendosur vendin e prodhimit dhe datën, ashtu siç ndodh edhe në ditët e sotme .

Periudha e Memalikve (648-922h / 1250 -1517g)

Pas rënies së kalifatit Abasit në vitin 656 h., i pari që mbuloi Qabenë, ishte një mbret nga mbretërit Egjiptian mbreti Dhahir Bibers El Bandakavi, kështu që mbulesa e Qabesë vazhdoi në atë kohë të vinte herë nga Egjipti e herë nga Jemeni. Deri në kohën e mbretit Ismail bin Nasir bin Kalavun, i cili në vitin 750 bleu tri fshatra nga fshatrat e rajonit të Kaljubijes në Egjipt; Bisus, Sendebis, dhe Ebu El-Gajt dhe i pagoi me para nga Bejtul Mali (thesari i shtetit) dhe i dorëzoi vakëf të veçantë dhe enkas për punimin e mbulesës së Qabesë "Kisva". Ky vakëf në atë kohë sillte të hyra mbi 8900 dërhem. Kjo gjendje vazhdoi deri në kohën e Sulltan Osman Sulejmanit.(3) Kujdesi për mbulesën e Qabesë ishte shumë i madh, dhe kishin interesim shumë popuj të kujdeseshin për të, kështu që kishte tentativa edhe nga Persianët dhe Iraku ta bënin këtë nder, por sulltanët e Memalikve refuzuan dhe u kujdesën personalisht për ta ruajtur këtë nder.

Periudha Osmane (680-1342h / 1281-1924g)

Në kohën e Osmanlinjve kjo traditë vazhdoi duke përparuar çdo herë e me shumë dhe duke përfituar nga zhvillimet e reja në fusha të ndryshme si në prodhimtari, shkencë etj.
Në një rast Sulltan Selimi i parë në vitin 923 h. ishte duke dëgjuar një hytbe në xhaminë e Emevive, kur imami i xhamisë u lut për Sulltanin, duke e quajtur "Sunduesi i dy haremeve" (të Mekës dhe të Medinës), por Sulltani me të dëgjuar këtë e ndryshoi dhe nga ajo kohë Sulltani mori për vete titullin "Shërbyesi (Kujdestari) i dy haremeve”,(4) titull ky që përdoret sot edhe nga mbretërit e Arabisë Saudite. Sulltan Selimi i parë tregoi kujdes të veçantë për të dy haremet. Më pas në kohën e Sulltan Sulejmanit, duke parë së vakëfi i lartpërmendur që ishte enkas për dy haremet nuk po mjaftonte, dhe duke pasur parasysh se ishin dobësuar të hyrat nga ai vakëf, në vitin 947 h., ai urdhëroi që të blihen edhe shtatë fshatra të tjera, duke shtuar numrin në dhjetë fshatra, gjë që mundësoi të hyra të qëndrueshme dhe të bollshme për punimin e mbulesës së Qabesë. Kujdesi i Sulltanëve Osman për të dy haremet ishte shumë i madh, ata shfrytëzonin çdo rast dhe mundësi për ta shfaqur këtë kujdes, duke nderuar dhe respektuar banorët dhe udhëheqësit e Mekës.(5)

Sundimi i Muhamed Ali Pashës (1805-18489)

Në kohën e Muhamed Ali Pashës, kur Imam Saudi i Madh, shtriu sundimin e parë mbi Hixhazin, në atë kohë ndodhi konflikti i njohur te historianët si rasti "El Mahmel" mes forcave të tij dhe udhëheqësit të karvanit të mbulesës së Qabesë, të dërguar nga Egjipti. Në këtë periudhë u ndërpre dërgimi i mbulesës së Qabesë nga Egjipti.(6) Gjatë kësaj kohe Imam Saudi e mbulonte Qabenë me mëndafsh të kuq pa shkrime mbi të.
Në vitin 1228 h.-1813 g., ushtria e Muhamed Ali Pashës përmbysi shtetin Saud të Parë me fitoren e tyre në Dir'ije afër Riadit të sotëm, kështu që sundimi osman u rikthye në Hixhaz. Me të shtrirë pushtetin e tij, shteti Osman rifilloi dërgimin e mbulesës së Qabesë nga Egjipti.
Në vitin 1233h.-1817g., u themelua shtëpia e prodhimit të mbulesës "Kisves" në lagjen "El Haranfash" në Kajro, një lagje e njohur që gjendet në udhëkryqin e dy rrugëve asaj të Sirianëve dhe sheshit Bab Sharia, kjo shtëpi ende gjendet në Egjipt dhe në brendësinë e saj ende ruhet mbulesa e fundit e prodhuar në Egjipt.(7)
Pra, mund të vërejmë së mbulesa e Qabesë gjatë historisë së saj kryesisht prodhohej në Egjipt dhe dërgohej në Mekë, me përjashtim të disa periudhave të shkurtra dhe për shkaqe politike, deri në vitin 1962. Pas këtij viti prodhimi i mbulesës së Qabesë bëhet në Arabinë Saudite.


_____________________
(1) https://ar.wikipedia.org/wikij
(2) http://factory.gph.gov.sa/index.html11/03/2016.
(3) https:/ar.wikipedia.org/wiki/#cite_note-factory.gph.gov.sa-5. 11/03/2016.
(4) Ibrahim EI-HashimiEl-Emir, El-ishrafalael-mueteninbitedvinensabel-eshraf, 1/353, MuesetEr-Rejjan, Bejrut, Liban.
(5) http://factory.gph.gov.sa/index.html 11/03/2016
(6) http://www.kingsaud.org/ ar /history / article/ al-rnahmal-inci-dent-in-1925/217. 11/03/2016.
(7) https://ar.wikipedia.org/wiki/#cite_note-factory.gph.gov.sa-511/03/2016.



Mr. Besim Mehmeti

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.