Muzeu i Kur’anit në Medinë, atraksion i madh për vizitorët

Numri i vizitorëve të Muzeut të Kur’anit të themeluar dy vite më parë në qytetin e shenjtë Medinë në Arabinë Saudite, ka kaluar mbi dy milionë, raporton Anadolu Agency.

Muzeu, në të cilin ekspozohen materiale rreth historisë së Kur’anit dhe periudhës 23-vjeçare të shpalljes hyjnore dhe dorëshkrime të rralla të Kur’anit, ofron shërbime falas për vizitorët.
Hamza Musa Abdullah Adem, drejtor i Muzeut të Kur’anit, thotë se me muzeun, i cili është themeluar në afërsi të Xhamisë së Profetit në Medinë, synojnë që përmes teknologjive të reja t’ua prezantojnë mysafirëve Profetin Muhamed.
Adem thotë se kanë hasur në interesim të madh për muzeun e hapur në shtator të vitit 2015 dhe se deri më tani atë e kanë vizituar mbi dy milionë njerëz.
Ai tregon se udhërrëfimi në muze ofrohet në 13 gjuhë të ndryshme dhe se shërbimet për vizitorët janë falas. Sipas tij, vizitorët mund t’i shohin dorëshkrimet e Kur’anit, tablo kaligrafike të vjetra 150 vite dhe materiale të tjera që shfaqin periudhën 23-vjeçare të shpalljes, duke përdorur teknologji të sofistikuara.
Në muze ekspozohet edhe libri më i madh i Kur’anit në botë i shkruar 200 vite më parë në Afganistan nga kaligrafisti Gulam Muhjiddin, i cili për shkak të peshës prej 154 kilogramë në Medine ishte transportuar mbi katër deve, në Muzeun e Kur’anit.
Në 13 salla të muzeut, vizitorët kanë mundësi t’i shohin gjithsej 57 dorëshkrime të Kur’anit. Ndërkaq, vëmendje të madhe tërheq dorëshkrimi i shkruar nga kaligrafisti Ali bin Muhamed el-Batlijus në stilin kaligrafik të Magribit në vitin 488 sipas kalendarit islam, si dorëshkrimi më i vjetër në muze.
Po ashtu, aty ekspozohet edhe një mbulesë e Qabes nga periudha e Sulltan Abdylhamitit të Dytë nga periudha osmane si dhe tablo kaligrafike të vjetra 150 vite.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.