Mbreti saudit udhëzon Ministrinë e Haxhit të garantojë siguri për të gjithë haxhinjtë

Mbreti i Arabisë Saudite Selman bin Abdulaziz Al Suud dhe princi trashëgimtar Muhammed bin Selman kanë udhëzuar Ministrinë e Haxhit dhe të Umres për garantimin e sigurisë për të gjithë haxhinjtë pa përjashtim, transmeton Anadolu Agency.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite SPA, ministri i Haxhit dhe Umres Muhammed Salih bin Tahir Benten në një deklaratë tha se mbreti i Arabisë Saudite Selman bin Abdulaziz Al Suud dhe princi trashëgimtar Muhammed bin Selman e kanë udhëzuar për garantimin e sigurisë për të gjithë haxhinjtë pa përjashtim, përfshirë edhe ata nga Irani dhe Katari.
Ai tha se shteti i tij ka mobilizuar të gjitha kapacitetet dhe forcat për t’u shërbyer haxhinjve. Benten thotë se ministria me të gjitha mundësitë e saj është përgatitur në të gjitha pikat ku do të qëndrojnë kandidadët për haxhinj duke filluar nga Meka dhe Medina.
Benten thotë se kundërshtojnë politizimin e haxhit duke shtuar se ministria është e gatshme për të shërbyer më shumë se 2 milionë persona.
Komisioni kombëtar i Katarit për të Drejtat e Njeriut (NHRC) në një mesazh të dërguar deri tek raportuesi i Posaçëm për lirinë e besimit dhe të fesë në OKB, Heiner Bielefeldt, lidhur me vështirësitë e përballura të haxhinjve nga Katari shprehu "shqetësim në kryerjen e ritualeve fetare dhe politizimit të tyre me qëllim të arritjes së përfitimeve politike”.
Ministria e Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite më 20 korrik njoftoi se lejohet hyrja e haxhinjve të Katarit në umre dhe haxh, por vendosi kushtin e përdorimit të “rrugëve ajrore dhe të kompanive ajrore përveç asaj nga Aviokompania e Katarit”.
Ndryshe, kriza në rajonin e Gjirit filloi më 5 qershor, kur Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahreini dhe Egjipti ndërprenë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin, duke e akuzuar atë për "mbështetje të grupeve terroriste".
Teksa Doha zyrtare i ka mohuar të gjitha akuzat, katër shtetet i kanë parashtruar Katarit një listë me 13 kërkesa, për të cilën Katari ka theksuar se nuk do të pranojë asnjë kërkesë që është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.