Ta zëvendësojmë Facebook-un me Kur`an

Shumë besimtarë, pak a shumë janë të varur nga Facebook-u. I kontrollojnë llogaritë në Facebook nga disa herë në ditë. Disa e kanë përditshmëri Facebook-un, me fjalë të tjera e kanë gjënë e fundit që e bëjnë para fjetjes, dhe gjënë e parë pas zgjimit; dhe pasi që “futen” aty, koha thjeshtë fluturon.

Ndërsa si është relacioni ynë me Kur’anin? Libri i Allahut transformoi alkoolikët, tiranët dhe njerëzit të cilët varrosnin fëmijët e vet, në njerëz më të mirë që u paraqitën ndonjëherë në rruzullin tokësor, njerëz të cilët udhëzonin në rrugë të Zotit, mbronin të shtypurit dhe iu përkushtuan ibadetit ndaj Krijuesit.

Nëse ai Libër solli qetësi dhe liri në shpirtrat të cilat ishin të lidhur me pasionet e veta, padyshim që mundet edhe neve të na ndihmojë dhe të na largoj problemet dhe brengat.
Një prej shkaktarëve e cila ndikon që ilaçin tonë të mos e gjejmë në Kur’an, është fakti se shumë gjërave u kemi dhënë përparësi në krahasim me Kur’anin.
Disa dëshirojnë të vënë relacion të mirë me Kur’anin, mirëpo për fat të keq ai u paraqet diçka të mërzitshme, të rëndë për kuptim dhe lexim. Sikur jemi mësuar në statute të shkurta dhe komunikim virtual, MSN, ‘chat’… Më tepër preferojmë ‘emotikonet’ dhe fotografitë marramendëse.
U japim përparësi shokëve të Facebook-ut, ndërsa shumicën prej tyre që i kemi në listën e shokëve as që i njohim.
Në realitet, gjithë çka ne dëshirojmë, na ofron Kur’ani. Ndaj duhet ndërruar qëndrimin që kemi ndaj Kur’anit: atë duhet vënë si prioritet kryesor në jetët tona, bashkudhëtarin tonë, ngushëllimin tonë…

Fillimi i ndërrimit të qëndrimit tonë ndaj Kur’anit

Çfarë posedon Facebook-u apo llojet e ndryshme të medieve të cilave sërish u kthehemi, madje nga disa herë në ditë? Leximit të statuseve të reja apo fotografive? Ndoshta është për shkak të ndjenjës se diçka vlejmë nëse dikush bën ‘like’ apo komenton statusin tonë?
Ndoshta është për shkak të lidhshmërisë me njerëzit, apo thjeshtë nuk kemi gjë të mençur të bëjmë? Cila do qoftë arsyeja juaj për shkak të së cilës i ktheheni, merreni si shkak dhe aplikoje në Kur’an; gjejë kënaqësi të ngjashme në Kur’an i cili do t’u jep një ndjenjë të përmbushjes.
Për shembull, kur në Kur’an lexojmë ajetet rreth të Dërguarve, kur lexojmë rreth vuajtjeve përmes të cilave kaluan ndërsa i thirrin popujt e vet në besimin në një Zot, të mundohemi ti kuptojmë thëniet e tyre në një pasqyrë të vërtetë.
Ta parafytyrojmë veten në atë vend, në atë lagje, njerëzit, shtëpitë… Mijëra fotografi mund të parafytyrojmë ngase me Kur’an, koha nuk është pengesë.
A thua kjo nuk është më interesante dhe emocionuese se sa për shembull statuset: “Ja ku jam në qytet për kafe, për së dyti herë sot?”
Kur’ani është përplot debate. Isa, alejhis-selam, thotë diçka, ndërsa përgjigjen populli apo ithtarët e tij, Musa, alejhis-selam, thotë diçka, Faraoni ia kthen.
Le ta krahasojmë gjallërinë dhe fuqinë e atyre debateve, bukurinë e shprehjes, me nivelin “ngacmues” të debateve në Facebook, të cilat janë thjeshtë përsëritje e frazave: “Si je? Ç’kemi? Ja ku jam. Mos më pyet si jam, si mund të jem?…”
Facebook-u nganjëherë është interesant sepse na jep mundësinë e bisedës me shokë, mundësinë e komentimeve dhe pëlqimeve të statuseve. Ndaj le të mundohemi që Facebook-un ta zëvendësojmë me Kur’anin, ngase Kur’ani na ofron mundësinë e komunikimit me Allahun e Gjithëmëshirshëm. Kur lexojmë Kur’an dhe dëshirojmë diçka të bëjmë “lajk”, themi Elhamdulilah! Nëse dëshirojmë të “komentojmë” ndonjë ajet Kur’anor, i çojmë duart dhe lexojmë ndonjë dua! Në këtë mënyrë fitojmë sevape dhe mëshirë si shpërblim. Në vend që ta humbim kohën më kotë.
Në këtë mënyrë forcojmë “lidhjen” tonë me Atë i Cili dëgjon dhe di gjithçka!

Kur’an – Shoku jonë më i mirë

Shpesh herë kur jemi të pikëlluar dhe të vetmuar, apo kur jemi të kënaqur dhe të emocionuar, ne këtë e shpallim në internet, dëshirojmë ti ndajmë ndjenjat tona me të tjerët.
Po, është e vërtetë, se kur diçka e mirë ndahet me të afërmit është gjë e bukur. Ndërsa njerëzit me Facebook-un sillen sikur me shokun më të mirë; e vizitojmë dhe e “përshëndesin” shpesh.
Ja rasti që ta ndërrojmë këtë lidhje me një lidhje tjetër: le ta bëjmë Kur’anin shokun më të mirë. Le t’i themi vetes: “Kur’ani është shoku im më i mirë.”
Të kujtojmë si sillemi me shokët më të mirë, si dëshirojmë që rregullisht të dëgjohemi me ta, të dalim në shëtitje me ta, t’i ndajmë gëzimet dhe brengat, qeshjet dhe lotët. Kur kemi ndonjë problem, ne e thirrin personin të cilin e dimë që do të na ndihmojë dhe do të jetë me ne.
Tani, ta përcjellim atë shoqëri në relacionin tonë ndaj Kur’anin. Nëse e bëjmë Kur’anin shokun tonë më të mirë, ta ndjejmë nga afër, do të shohim se çfarë gjëra të dobishme mirësie dhe fati ka të na thotë.
Kur jemi të pikëlluar dhe të brengosur, shpejtojmë drejtë shokut tonë më të mirë, e vendosim pranë zemrës, e hapim dhe lexojmë. Aty do ti gjejmë Fjalët e Krijuesit të cilët kanë të bëjnë me ne.
Nëse ndodh që të jemi të gëzueshëm, kemi arritur diçka në jetë, jemi punësuar, shëruar, martuar, na ka lindur ndonjë fëmijë… fatin tonë e ndajmë me shokun më të afërm, e marrim dhe lexojmë, duke e pasur parasysh se ashtu i kthehemi Atij i cili na dhuroi gjithë atë begati.

Çfarë duhet bërë që Kur’ani të na ofron fat?

Asnjë shoqëri nuk mund të mbijetojë pa mund. Nëse Kur’ani është shoku jonë më i mirë, atëherë duhet të obligohemi të ndërtojmë relacion korrekt me të. Shoku i vërtetë nuk fitohet brenda një nate; ashtu është rasti edhe me Kur’anin.
Nëse ne rregullojmë relacionin tonë me Kur’anin, ne rregullojmë relacionin me Krijuesin i Cili dëgjon lutjet tona dhe i di dëshirat tona.
A thua kjo nuk është ëndërr e çdo besimtari? Dhe gjithsesi ky është më i dobishëm se sa komunikimet boshe me njerëz të panjohur përmes internetit.
Le ti vëmë për qëllim vetes që për çdo ditë të lexojmë një numër të caktuar të faqeve Kur’anore, pa marrë parasysh rrethanat.
Le të mundohemi ta lexojmë përshtatjen dhe kuptimin e Kur’anit, si dhe komentimin e ajeteve të cilat i lexojmë.
Le ta bëjmë këtë në mënyrë konstante, qofshin ato 20 faqe apo një ajet i vetëm, ngase i Dërguari i Allahut na mësoi se veprat më të mira janë ato që të cilat kryhen me ngulm, madje qofshin edhe të vogla.
Facebook-u është mjet për komunikim, le të mos lejojmë të bëhet objektivi i jonë dhe të kaloj në varësi të padobishme në jetët tona.
Le t’i kthehemi Librit të Allahut, shokut më të mirë. Le ta zëvendësojmë dëshirën e “lajkimit” të statuseve në Facebook, me dëshirën që Allahu të jetë i kënaqur me ne. Ky është një investim për Botën tjetër./mesazhi/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.