Mesazhi universal i Haxhit

Vizioni i Kongresit (gjithë) Islam

Kur një ditë në Mekë, gjatë kohës së haxhit takohen udhëheqësit islam, ekonomistët, mjekët, sociologët, biznesmenët, bujqit dhe tregtarët, kur ulen dhe nëpërmes resorve të tyre vështrojnë gjendjen e ummetit dhe qartë definojnë interesat islam dhe ofrojnë metoda adekuate dhe mënyrën e realizimit të tyre, atëherë haxhi do të ketë plotësimin komplet dhe vërtetojë karakterin dhe qëllimin real. Atëherë do të ishte kongres vjetor gjithëislam.
Haxhi si (ibadet) adhurim

“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” (Edh - Dharijatë, 56)
Adhurimi është qëllimi i jetës. Me adhurim arrihet kënaqësia e Allahut. Me adhurim arrijmë edhe kënaqësinë tonë.
“Vetëm Ty të adhurojmë ...” (El - Fatiha, 5)
Nëse e themi këtë me bindje të plotë, njeriu do të jetë tërësisht i qetë, i lumtur dhe stabil.

Shtëpia e Islamit

Shehadeti - themeli i shtëpisë së islamit, namazi - shtyllat (muret), agjërimi - rregullimi i brendshëm, zekati - fasada dhe mbrojtja nga jashtë, ndërsa haxhi - kulmi i shtëpisë së islamit ose shtëpisë së ahiretit.
Le të shikojmë shtëpinë tonë të ahiretit! Çfarë janë themelet, çfarë janë shtyllat dhe muret, si duket nga brenda e si nga jashtë, dhe çfarë kulmi ka?
Le të shikojmë shtëpitë e dynjasë, në të cilat aq shumë investojmë? Sa do të qëndrojmë në këto? Allahu i madhërishëm na ka obliguar me ibadete jo se këto i duhen Atij, por në këto qëndron dobia jonë e madhe dhe qëllimi i jetës. Na ka obliguar namazin me qëllim të qartë:
“... vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat ...” (El - Ankebutë, 45)
Agjërimin për të na bërë të devotshëm (leal-lekum tet-tekun). Zekatin për të na pastruar, siguruar dhe për të rritur pasurinë. Haxhin për dobi të shumëfishta dhe në ditët e caktuara me përmend Allahun. Tërheq vërejtjen të përgatitemi:
“O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër ...” (El - Hashr, 18)
për të arritur: “Ve la temutun-ne il-la ve entum muslimun.”
“... mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!” (Ali Imran, 102)
Omeri r.a. shpesh thoshte: “Llogaritni para se t’ju llogarisin, peshoni para se t’ju peshojnë, dhe zbukurohuni mirë për paradën e madhe.”
Haxhi është një prej vlerave themelore të islamit, Zoti juaj në kohë të caktuara përhap rrezet e mëshirës së Tij, andaj ekspozohuni!
Haxhi është anim kah afërsia, vërtetimi i orientimit të drejtë dhe qëllimit të pastër.
“Ihdinas-siratal mustekim ...”
“Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!” (El - Fatiha, 6)
Pejgamberi s.a.v.s. i ka thënë Ebu Bekrit: “O Ebu Bekr, nëpër këtë luginë kanë kaluar Hudi dhe Salihu, duke dëshiruar të kryejnë haxhin.“ Në rivajetin tjetër tjetër: “Këtë shtëpi e kanë vizituar shtatëdhjetë pejgamber.” Ndërsa në një rivajet tjetër përmendet edhe Musai!
“Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekke), e dobishme, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin.” (Ali Imran, 96)
Në hyrje nuk e lë askënd pa lotë! Haxhi vie si rezultat i imanit të fortë. Fillon me nijet të pastër dhe me sinqeritet. Fillon me pendim, pastrim nga pasojat e zullumit të bërë, kthimit të borxhit dhe emanetit, dhe sigurimi i mjeteve të udhëtimit. Pasuria hallall është një prej kushteve kryesore.
Imam en-Nesefiu shënon që një njeri gjatë tavafit e pyetën nga vie, ai u përgjigj: “Unë jam nga Kina.” E pyetën sa kohë ju kanë nevojitur deri te Qabeja, ndërsa ai u përgjigj: “A i shihni flokë e mi?” Ata thanë: “I shohim, nuk ka asnjë qime të zezë.” Ai pastaj vazhdoi: “Kur jam nisur nga vendi im, në kokë nuk kam pasur asnjë qime të bardhë, ndërsa tani siç po shihni nuk ka asnjë qime të zezë.”
Ibrahimi a.s. - vendosje e teuhidit dhe emanet për gjeneratat.
Ibrahimi a.s. mund të jetë pikënisje e dialogut bashkëjetesës, mirëkuptimit, dhe afrimit. Të gjitha rregullat e haxhit janë të vendosura në shembullin e Ibrahimit!
Pa irham nuk ka qasje në harem. Ai simbolizon petkat e ahiretit - qefinët. Zemra pastrohet duke menduar për vdekjen. Këto irhame (qefinë) i veshin të gjithë robërit e Allahut. A ka shembull më të bukur të barazisë?
Tavafi - kryhet në të kundërtën e akrepave të orës. Rrotullim, lëvizje në rrugën e teuhidit. Shtatë tavafe. Në tre të parët tregon fuqinë. Islami kërkon edhe kondicion dhe gatishmëri fizike.
Kur bën tavaf, përkujto melekët dhe tavafin e tyre rreth Arshit dhe Bejtul ma’murit dhe përulësia e tyre! Përkujto që shejtani për një sexhde u mallkua deri në ditën e Gjykimit, ndërsa Ademi për një kafshatë u detyrua ta lëshojë xhenntein!
Haxherul esved (Guri i zi)! Prekje me pjesën nga xhenneti (jeminur-Rrahmani fil erdi - e djathta e Allahut në dynja).
El-Multezem - Pejgamberi s.a.v.s. i tha Omerit r.a.: “Qaj o Omer, se këtu burojnë mësimet dhe përvojat.”
Safa dhe Merve. Haxheri dhe aktivitetit i saj në mes frikës dhe shpresës. Përkujtim i peshojës së ahiretit. Pas lëvizjeve, përpjekjeve, mundit dhe tevekulit, buroi zemzemi nga shkretëtira.
Zemzemi - Privilegj i besimtarit, vepron për çfarë qëllimi ke! Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “E kemi pirë zemzemin për të rritur diturinë, e të kemi pasur fat me e pirë për rritjen e devotshmërisë!”
Arefati - çfarë mesazhi madhështor. Çfarë panorame. Mahsheri, ringjallja, llogaria dhe pritja e mëshirës së Allahut. Lutje të shumta. Ka mëkate që Allahu i fal vetëm në Arefat.
Mina - lufta e Ibrahimit me shejtanin. Gurëzit - lufta për bindje të plotë.
Medina - qytet i civilizimit dhe tre vendeve të xhennetit! Takimi me Pejgamberin a.s.! Çfarë t’i themi? Me Ebu Bekrin! Me Omerin! Xhamia e parë në Kuba. Vëllezërimi dhe tregu ekonomik. Shteti me kushtetutë të parë!
Revda - kopsht i xhennetit!
Xhenneti Beki! Përkujto sahabët.
Uhudi - një pjesë e xhennetit! Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kodra e Uhudit është prej xhennetit, na donë neve dhe ne e duam.” (Buhariu)
Mu në këtë kodër myslimanët pësojnë humbje. Përse? Por, edhe Ademi ishte në xhennet, por për një mëkat e humbi!
Kur kthehesh nga haxhi, cili është roli yt në mjedisin ku jeton?!

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.