Ceremonia e duasë dhe përcjelljës së haxhinjëve të Gjakovës

Sot, e enjte, më 17.08.2017 pas namazit të drekës në prani të një numri të konsiderueshëm të xhematlinjve dhe mysafirëve të shumtë që kanë ardhur për të qenë prezent në Xhamin e Hadum Agës në Gjakovë, u bë duaja e haxhinjëve të cilët sivjet kanë vendosur të udhëtojnë në vendet e shenjta në Mekke dhe Medinë për të kryer kushtin e pestë të Islamit, Haxhin.

Ceremoninë e hapi Krytari i KBIGJ-së Ahmet ef.Hoxha i cili tha: “E falënderojmë Allahun e Madhërishëm, që edhe këtë vit na mundësoi t’i përcjellim haxhinjët tanë drejt vendeve të shenjta. Lusim Allahun e Madhërishëm që t’ju lehtësoj vështirësitë eventuale gjatë udhëtimit dhe kryerjes së ritualeve të Haxhit, që t’ju pranoj Haxhin, dëshirën dhe qëllimin dhe të kthehen me një besim më të fuqishëm, më të pastër dhe më të ngritur shpirtërisht e moralisht. Ndërsa të tjerëve, që planifikojnë ta realizojnë këtë udhëtim të bekuar, t’ua realizoj dëshirën dhe vullnetin për t’i vizituar vendet e shenjta dhe ta kryejnë haxhin.”

Më pas, kryeimimi i KBIGJ-së, Visar ef.Koshi, e bëri duanë.

Nisja e grupit të haxhinjëve nga komuna e Gjakovës do të bëhet ditën e hëne më 21.08.2017 në ora 10.25 nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari".

Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë të gjithë haxhinjëve u dëshiron rrugëtim të mbarë dhe haxh të pranuar.















Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.