Policia sërish refuzon kërkesën për faljen e xhumasë tek Ura e Ibrit

Përfaqësues të Bashkësisë Islame kanë kërkuar sërish nga Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës, që t’ju mundësohet sot falja e namazit të Xhumasë tek lokacioni i vjetër i xhamisë së Ibrit në veri të këtij qyteti, mirëpo një kërkesë e tillë është refuzuar për shkaqe të sigurisë, njofton KosovaPress

Qytetarët që kishin ardhur për t’u falur sot këtu, u shprehën të indinjuar për mos realizimin e qëllimit të tyre. Isak Ibrahimi, njëri prej atyre që kishte ardhur të falet sot tek ura e Ibrit, tha se askund në botë nuk u ndalohet hyrja qytetarëve nëpër faltore, qofshin ato kisha apo xhamia.
Edhe Afrim Azemi, një bashkatdhetar me punë të përkohshme në Gjermani, ka bërë të ditur se është lindur dhe rritur në pjesën veriore të Mitrovicës. Sipas tij, ai bashkë me dy djemtë e tij kanë shfaqur dëshirën që të falen sot në veri, por nuk arritën.
Ndërsa, Izet Feka, sekretar i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, u shpreh i bindur se Policia në veri do ta shqyrtojë në të ardhmen kërkesën e tyre më seriozisht dhe do të ketë në konsideratë mendimin, dëshirën, si dhe nevojën e xhematit për faljen e xhumasë në këtë lokacion. Ai ka potencuar se ky problem është më shumë politik, se sa që po orientohet në aspektin e sigurisë.

Në anën tjetër, Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, ka qartësuar se policia asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk është kundër kryerjes së ritualeve fetare të cilitdo komunitet qofshin ato. Mirëpo, shtoi ai, për policinë është shumë me rëndësi që kryerja e këtyre ritualeve, të bëhet në mënyrën më të sigurtë për qytetarët dhe të mos ketë incidente.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.