Mirnes Kovaç: Muslimanët kanë nevojë për hixhret intelektual

Analisti boshnjak Mirnes Kovaç i cili vepron në kuadër të Rijasetit të Bashkësisë Islame të Bosnjës, në profilin e tij në Facebook, ka publikuar një postim me rastin e vitit të ri hixhri, 1439.

Kovaç porosit për një hixhret mendor, intelektual të muslimanëve të sodit. Ja shënimi i tij i plotë:
„Na duhet një hixhret i mendjes. Na duhet një hixhret i përgjithshëm për të lënë të „kaluarën e lavdishme“ dhe të përballemi me mjerimin e të sotmes, ku ka më pak të shkolluar, më pak produktiv, më shumë të robëruar, më tepër të përçarë, të shtypur, të viktimizuar dhe zhvendosur. Ne kemi nevojë të përballemi me vetveten! Na duhet përgjigje për çështje të rëndësishme, e jo fetva të vdekurish, që nuk na bëjnë dobi as neve as atyre!
Na duhet modeli i diturisë që shkon përpara, e jo mbrapa. Muhammedi a.s. shkonte përpara drejtë lirisë, e jo drejtë skllavërimit në emër të Islamit.
Pra, kjo është hixhra sipas mendimit tim! Të lirohemi nga tirania mendore, ndërsa kur të lirohemi nga zinxhirët e saj, atëherë do të jemi të aftë të lëvizim vet!
Na qoftë i bekuar ky vit i ri hixhrij. Ngelim me dëshirën që të bëjmë një migrim drejtë një modeli të ri të mendimit dhe veprimit“, ka përfunduar mesazhin e tij analisti boshnjak, Mirnes Kovaç./breziiri/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.