Muhamedi a.s. ka lidhur raporte me ithtarët e librit

S'ka dyshim se të gjitha ajetet kuranore, që iu shpallën Muhamedit a.s., ai i vendosi ato edhe në praktikë. Këtë më së miri e shohim në "Kushtetutën e Medinës" apo marrëveshjen e parë, që bëri Muhamedi a.s. me hebrenjtë kur u shpërngul nga Meka në Medine, më 622 m. apo 1 h.(1)

Pra, arsyeja e lidhjes së marrëveshjes me 12 paragrafë,(2) e me 51 nene nga Muhamedi a.s.(3) ishte pikërisht për shkak të mospranimit të islamit nga ana e hebrenjve. Edhe pse Muhamedi a.s. u mundua t'i bind për atë që po i shpallej në Kuranin famëlartë, dhe se ai ishte Pejgamberi i fundit i zgjedhur nga Allahu, megjithatë ata nuk pranuan. Prandaj, hebrenjve nuk iu shpalli luftë, por përkundrazi i bëri pjesë të shoqërisë së tij, i la të lirë ta predikojnë dhe praktikojnë fenë e tyre. Iu dha hapësirë që të jenë të lirë, iu dha besë dhe i garantoi mbrojtje të sigurt nga ana e tij, shokëve të tij, dhe përgjithësisht nga ana e qeverisjes islame kudo që ata kishin pushtet.(4) Me zgjerimin e islamit në territore tjera, Muhamedi a.s., kuptohet se ishte lideri dhe kreatori kryesor i marrëveshjeve të tjera, kuptohet edhe me popujt me përkatësi krishtere dhe të tjerë. Është e njohur marrëveshja me të krishterët arabë të Nexhranit që jetonin në Jemen.(5)

Muhamedi a.s. mbante lidhje të ngushta me ithtarët e librit

Pejgamberi a.s. bënte tregti me ithtarët e librit, duke blerë prej tyre, e madje merrte dhe jepte borxh me ta në rast nevoje. Këtë e tregon edhe hadithi në vijim. Transmeton Aisheja r.a., duke na treguar se Pejgamberi a.s. e kishte lënë mburojën peng te një hebre. "Vdiq i Dërguari i Allahut a.s., ndërsa parzmoren e tij e kishte marrë peng një hebre për tridhjetë sa' a prej gruri." (Sa' a është njësi matëse. Një sa' a është e barabartë me 2.35 gr. elb, që e kishte marrë ushqim Muhamedi a.s. për familjen e tij.)(6)
Që nga koha e Muhamedit a.s. në vende dhe periudha të ndryshme të qeverisjes islame, ithtarëve të librit u është kushtuar kujdes i posaçëm, duke u dhënë privilegjet e tyre në shoqëri. Këtë e vërtetojnë dhe e pranojnë edhe orientalistët e ndryshëm jomyslimanë.(7)

Xhizja dhe ehi u dhimmeh(8)

Jomyslimanët ose komunitetet tjera fetare që jetojnë nën udhëheqjen islame janë të obliguar që të paguajnë taksë të caktuar, të quajtur xhizje,(9) kështu për ta siguruar mbarëvajtjen dhe aspektin e tyre jetësor, si dhe për mbrojtjen dhe mirëqenien e tyre (ehlu dhimmeh).(10) Përderisa, myslimanët janë të obliguar me taksa të ndryshme, si me sadaka, zekat, sadakatul fitër, kurban etj., atëherë është më se e natyrshme që të përfshihen edhe të tjerët për të qenë taksa pagues.(11) Në praktikën islame nga ehlu dhimmeh, taksë nuk duhet të paguajnë të varfëritë, femrat, fëmijët, të moshuarit, priftërinjtë, murgjit dhe eremitët.(12) Ngjashëm është sikurse në shumë vende të botës, ashtu edhe te ne, që taksat për interesa shtetërore duhet t'i paguajnë të gjithë pa dallim, pra ata që i plotësojnë kushtet.
Ithtarët e librit gjatë qeverisjes osmane në Kosovë Kur bëhet fjalë për qeverisjen osmane, kemi të bëjmë me një periudhë afro 500 vjeçare, kuptohet se disa çështje kërkojnë studim më të hollësishëm dhe shumëdimensional. Gjatë përgatitjes së këtij punimi, duke hulumtuar literaturën, më ra ndërmend një detaj, që t' i analizoj objektet të cilat janë trashëgimi kulturore në Kosovë, në këtë mënyrë, për të kuptuar tolerancën e myslimanëve ndaj pjesëtarëve të feve tjera, si dhe ruajtjen dhe trajtimin e objekteve të tyre fetare.

Objektet me elemente të krishtera.(13)

Nr. Emri Gjithsej

1 Kisha 152
2 Manastire 29
3 Patrikanë 1
4 Katedrale 1
5 Murgore 5
6 Vetmi murgjish 1

Objektet me elemente islame:

Nr. Emri Gjithsej

1 xhami 141
2 Mejtepe 5
3 Medrese 3
4 Namazxhah 2
5 Mesxhid 1
6 Vakufname 2
7 Divan dhe bibliotekë 1
8 Teqe 23
9 Tyrbe 39
10 Hamame (banja publike) 7
11 Selamllëk 1
12 Islahanel
13 Shadërvan 1

Çka mund të konkludojmë?

Pas këtyre hulumtimeve, fakteve dhe analizave, konstatojmë se, me gjithë qeverisjen 500 vjeçare osmane në trojet tona, gjurmët e trashëgimisë shumë të lashtë të identitetit tonë kombëtar nuk u shfarosën. Siç pamë edhe gjurmët me elemente krishtere (katolike e ortodokse), ose edhe hebreje nuk janë zhdukur, por janë ruajtur. Ngase është obligim i Islamit dhe i myslimanëve që të mbrohen ithtarët e librit (dhimmijtë), si në paqe ashtu edhe në luftë, ku nuk lejohet të preken fëmijët, gratë, pleqtë, si dhe objektet e kultit të tyre, e as shërbyesit e tyre, priftërinjtë dhe murgjit.(14),(15)

Përfundimi

Sa do të jetë në gjendje elhul kitabi të bëjë për ithtarët e librit tjetër?
Kësaj teme i jam qasur pikërisht që t'ua bëjmë me dije se historia e njerëzimit është zhvilluar me ngritje dhe rënie të ndryshme, të njërës ose tjetrës fe, por në anën tjetër, megjithatë disa të drejta, në çfarëdo situate qofshin duhet respektuar. Njerëzit, anekënd botës kanë nevoja të ndryshme, e edhe për prehje dhe qetësi shpirtërore ndaj fesë të cilës i takojnë, prandaj edhe duhet mbështetur predikimin dhe mësimin e fesë, si dhe mbështetjen financiare të tyre nga institucionet shtetërore. Nga ajo që u tha më lart, kuptuam se Islami ka përcaktuar norma të posaçme, madje edhe rigoroze për ithtarët e librit, por, shtrohet pyetja, sa i kanë pas ose sa i kanë në hatër ithtarët e librit (krishterët dhe hebrenjtë) ithtarët e librit tjetër (myslimanët), respektivisht sa respektohen të drejtat e myslimanëve pakicë, që jetojnë në vendet ku krishterët ose hebrenjtë janë shumicë? Kjo është pyetje që kërkon përgjigjen, me këtë rast flas për vendet evropiane nëpër të cilat jetojnë shumë bashkatdhetarë tonë. Kjo është një brengë serioze për ne dhe të afërmit tanë, aq më tepër kur po shpresojmë se në të ardhmen e afërt edhe Kosova do të jetë pjesë e familjes evropiane.


(1) Mr. Ejup Haziri "Traktatet në të drejtën islame". Botoi BIK, Prishtinë 2010, f. 77.
(2) Safijurrahman el Mubarekfurri "Nektari i vulosur i Xhenetit". Botoi Urtësia, Shkup 1997, f. 199.
(3) Mr. Ejup Haziri "Traktatet në të drejtën islame", f. 79.
(4) Mr. Ejup Haziri "Legjislacioni Islam". Botoi BIK, Prishtinë 2016, f. 422.
(5) Shih më gjerësisht librin: Mr. Ejup Haziri "Traktatet në të drejtën islame", f. 100.
(6) Sahihul Buhari, vëll. 10, kreu 85, hadithi nr. 4467, Dibër 2002, f. 336.
(7) Shih librin: Zachary Karabell, "Ithtarët e librit". Botoi Koha, Prishtinë 2012.
(8) Shih më gjerësisht për xhizjen dhe ehlu dhirnmeh: Sahihul Buhari, vëll. 7, kreu 58, f.333, Prishtinë 1994.
(9) Dr. Ruhi Ba'ëlbeki "Elmeurid", f. 421.
(10) Dr. Ruhi Ba'ëlbeki "Elmeurid", f. 205.
(11) Dr. Ramiz Zekaj "Cikël nga ligjëratat për Master - FSI". Leksioni 4, dhjetor 2016.
(12) Prof. dr. Mehmet Maksudoglu "Historia Osmane dhe Institucionet". Botoi Alsar, Tiranë 2013, f.632. (12) http:f Iwww. mkrs-ks.org/ repository 1 docs llista_e_trashegimise_kulturore_ nen_mbrojtje_te_perkoshme_2015.pdf. Nr. 116/2015 09.10.2015. E përpiluar me programin PDF, me gjithsej 61 faqe. Lexuar më 27.01.2017, 10.30 h. Gjithsej 1525 objekte të evidentuara. Kurse gjithsej 168 gjësende.
(13) Dr. Zija Abdullahu "Cikël nga ligjëratat për Master - FSI". Prishtinë 30.01.2017, f. 244.
(14) Është e ditur, se serbët gjatë luftës në Kosovë 1997-1999, vranë mizorisht mbi 12 mijë shqiptarë, 34 imamë, ndërsa shkatërruan 218 xhami, shih: "Barbaria serbe ndaj monumenteve islame në Kosovë". Botoi BIK, Prishtinë 2010. Më 17-18 mars 2004, pati disa trazira në Kosovë, për pasojë mbetën 19 njerëz të mbytur, dhe disa kisha ortodokse-serbe u dogjën. Situata eskaloi, por nuk duhej të prekeshin kishat, ngase në këtë mënyrë ua japim një mundësi armiqve që të na akuzojnë: "Po t'u jepet mundësia, bëjnë edhe shqiptarët-myslimanë, ashtu siç bënë serbët ndaj tyre". Prandaj nuk është i njëjtë agresori me viktimën. Shih për këtë: http:/ 1 www.gazetaexpress.com/lajme/ne-trazirat-e-17-marsit-2004- ne- kosove- u -vrane-11-shqiptare-e-8-serbe-3502/? archive=l



Kasam Muhameti

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.