Përfunduan garat e 24 ndërkombëtare të Kuranit në Zagreb

Përfunduan garat e 24 ndërkombëtare të Kuranit në Zagreb, ku morën pjesë garues nga e gjithë bota.

Një numër i madh i besimtarëve vizituan Qendrën Islame të Zagrebit, sidomos të shtunën, ditën e fundit të garave, për të dëgjuar recituesit më të mirë të Kur'anit. Ata erdhën nga e gjithë Kroacia, nga Bosnja, Serbia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Belgjika dhe vendet tjera.
Në dy ditët e garave, komisioni i përbërë nga: Kryetari i Komisionit. Hfz. Aziz ef Alili, Hfz. Bajram Ajeti (Maqedoni), Hfz. Fadil Bektash (BeH), Hfz. Malallah Al-Jaber (Katar), Hfz. Ali Mohammed Otuif (Arabi Saudite) dhe Hfz. Fared Oyaleez (Francë) ka pasur një detyrë shumë të vështirë - për t’i dëgjuar dhe vlerësuar 58 konkurrentët.
Seminari dy-ditor para garave ishte gjithsesi i dobishëm, ndërsa në ceremoninë e shpalljes së fituesit, kryetari i komisionit, kryeimami i BI të Zagreb, Hfz. mr. Sc. Aziz ef. Alil theksoi se konkurrenca për çdo vit është më e fortë, prandaj dallimet mes garuesve janë jashtëzakonisht të vogla, gjë e cila paraqet një punë të madhe për komisionin. Për dallimet e vogla flasin vetë notat e garuesve, ku në kategorinë e tërë hifzit të Kur'anit, dallimi mes vendit të parë dhe të dytë ishte më pak se një pikë - vetëm 0.75, njëjtë është edhe me konkurrentët në kategoritë tjera.
Rezultatet e garave të këtij viti ishin:

Kategoria: hifz i tërë Kur'anit

1. Abdullah Salah Alsaedi (Arabi Saudite)
2. Mohamed Abdi (Suedi),
3. Bader Al Ali (Kuvajt)

Kategoria: hifz 15 xhuze

1. Faruk Shahin (Stamboll)
2. Amela Aliçkoviq (Serbi)
Abdurrahman Tabakoviç (BeH)

Kategoria: hifz 5 xhuze

1. Muharrem Shahin (Turqi)
2. Merdija Nurkoviq (Serbi)
3. Ibrahim Ramizi (Maqedoni)

Tilavet

1. Eljesa Asani (Maqedoni)
2. Ilias Es Saket (Itali)
3. Abderrahmane Toukane (Francë)

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.