Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga Hungaria

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, priti në takim profesorin universitar, prof. dr. Zoltan Szombathy, profesor në Departamentin e Studimeve Arabe në Universitetin “Otvesh Lorand” të Hungarisë, i cili shoqërohej nga ambasadori i Hungarisë në Pristine, shkëlqesia e tij z. László Markusz.

Myftiu falënderoi mysafirët për vizitën dhe i shprehu falënderimet në emër të BIRK-ut shtetit të Hungarisë për përkrahjen e vazhdueshme që po jep për Kosovën. Myftiu Tërnava i njohu mysafirët me historikun e BIRK-ut, si dhe me historikun e institucioneve arsimore si Medreseja dhe Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë. Myftiu i shprehu dëshirën e kosovarëve që të thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve, sidomos në sferën e arsimit.
Më pas delegacioni u prit nga dekani i FSI-së, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi me bashkëpunëtorë. Prof. dr. Zoltan Szombathy mbajti një ligjëratë para studentëve të FSI-së me titull: “Çështje normative lidhur me citimin e Kuranit në letërsi dhe fjalime sipas fetvasë së Sujutiut”. Ligjërata u përqendrua në temën e fragmentimit të citateve kuranore me rastin e leximit të tyre në librat jashtë Kuranit./bislame/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.