Departamenti i Gruas i BIK-ut shpall konkurs

Departamenti i Gruas shpall konkurs për ese me temën: “Muhamedi a.s. shëmbëlltyrë e njerëzimit”

Me këtë konkurs, synohet të nxiten të rinjtë, nxënës e studentë, në njërën anë të ushtrojnë aftësitë e tyre shkrimore e letrare dhe, në anën tjetër, të shprehin njohuritë e të shfaqin dashurinë për më të mirin e njerëzimit, Muhamedin a.s., të cilin Zoti, siç e thotë në Kuran, e ka dërguar mëshirë për të gjithë.

Kriteret e esesë janë:

- Të jetë krijim origjinal
- Të mos jetë botuar më parë
- T’u përmbahet rregullave të shkrimit standard
- Të jetë e gjatë 1-2 faqe

Konkursi vlen për të dy gjinitë, mosha e atyre të cilët kanë të drejtë konkurrimi është nga 15 deri në 25 vjeçare.

Për të marrë pjesë, dërgoni esenë në adresën: koswomen@gmail.com, në e-mailin: vaxhidebunjaku@hotmail.com , ose në faqen tonë në facebook: “koswomen Bik”

Afati i fundit i dërgimit të eseve është më 12 nëntor 2017.

Çmimet:
Çmimi i parë: 100€
Çmimi i dytë: 70€
Çmimi i tretë:50€

Esetë do të vlerësohen nga një juri profesionale dhe tri të parat do të botohen në revistën “ Dituria islame”.
Gjithashtu do të keni mundësinë të përfitoni një set me botime të BIK-ut.
Ndarja e çmimeve do të bëhet në ceremoni festive në Muajin e Mevludit.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.