Traduktologjia (përkthimologjia) dhe parimet e përkthimit - (2)

(Përkthimi i haditheve (eventualisht ajeteve) në gjuhën shqipe)

Pak histori ...


Të dhënat e para për ekzistimin e përkthimeve të shkruara datojnë që nga mileniumi i tretë dhe i dytë p.e.r., (në vitin 3000 mbreti asirian Sargoni kishte urdhëruar që në të gjitha gjuhët e vartësve të tij të përkthehen proklamatat mbretërore). Kurse, rreth vitit 2100, p.e.r., mbreti babilonas Hamurabi këtë mënyrë të administrimit e kishte bërë praktikë. Prandaj, ky i fundit edhe kishte organizuar një zyrë të posaçme, në të cilën një grup shkruesish për kthenin dhe përshkruanin proklamatat dhe urdhëresat në gjuhë të ndryshme, kryesisht të popujve që i përfshinte mbretëria e tij. Një nga dëshmitë më të vjetra të veprimtarisë së përkthimit supozohet të jetë përkthimi i Biblës nga hebraishtja e vjetër në greqishte të vjetër, e që mendohet të jetë bërë rreth shekullit III dhe II p.e.r.
Siç thuhet në gojëdhëna, me këtë rast ishin zgjedhur 72 murgjër, pra për këtë punë, të cilët ishin dërguar në një ishull të izoluar dhe ishin urdhëruar ta përkthenin Biblën, secili për vete dhe në mënyrë të pavarur. Pas 72 ditësh - vazhdon më tej gojëdhëna, ata e kishin mbaruar punën, dhe doli se të gjitha përkthimet ishin të njëjta.
Shumë kohë më vonë, diku rreth viteve 390 - 405, duke u bazuar në këtë përkthim, edhe në origjinalin e tij, Shën Jeronimi, një personalitet i shquar i kishës katolike, me prejardhje ilire, kreu përkthimin e Biblës, e që u quajt Vulagata (lat. vulgatis - e përhapur), dhe që nga shekulli VII ky version i tij u bë variant zyrtar i Bilës katolike. Nga ky variant, më pas, Bibla është përkthyer në shumë gjuhë të botës.

Çka duhet të dijë përkthyesi i mirëfilltë?

Në shikim të parë përgjigjja në këtë pyetje është e thjeshtë: një përthyes duhet të njohë për bukuri të dy gjuhët - gjuhën e origjinalit dhe gjuhën e përkthimit (kryesisht amtare). Natyrisht, para se t'i qaset përkthimit të një teksti, duhet ta kuptojë mirë e mirë për çka bëhet fjalë në tekstin që do ta përkthejë, respektivisht të kuptojë situatën reale që përshkruhet në tekstin e caktuar. Kjo e dyta, njohuritë jashtëgjuhësore, shpeshherë sjellin paqartësi në përkthim, ngase përkthyesit nuk i kushtojnë vëmendje fakteve objektive të realitetit, duke dëmtuar kështu edhe kuptimin ideor ose motivues të tekstit dhe, ndoshta edhe veprën në tërësi.
Prandaj, përgjithësisht,përkthimi mund të analizohet në tri aspekte: sintaksor, semantik dhe leksikor. Këto, nga jo pak studiues, edhe cilësohen si forma apo metoda të përkthimit.

Sa ia vlen të përkthejmë?

Umberot Eco, deklaron se "zanati i përkthyesit i takon të ardhmes", e që mund të kuptohet se bota moderne nuk do të mund të bëjë pa përkthyes - pavarësisht faktit se sot në shumë vende të botës mësohen gjuhët e huaja edhe në shkolla e në kolegje, madje ekzistojnë edhe katedra të posaçme ku përgatiten mësues për to.
Edhe te shqiptarët (në trojet shqiptare) përkthimi si veprimtari intelektuale është mjaft i hershëm.

Shkenca e Hadithit dhe përkthimi i haditheve

Duke qenë se myslimanët nga e gjithë bota nuk janë arabë, dhe në të njëjtën kohë dëshirojnë t' i njohin thëniet e pejgamberit Muhamed a.s., por edhe Kuranin, fusha e përkthimit këtu jep kontribut të madh që të dy këta elementë t' i prezantojë sa më mirë para besimtarëve që nuk janë arabë(folës).
Koha kur hadithet nisën të përkthehen-interpretohen në gjuhë të ndryshme të botës duhet të jetë koha kur myslimanët dolën në Evropë, përmes Spanjës, përkatësisht kur qe nevoja e kumtimit të fjalëve të Muhamedit edhe në gjuhët tjera. Ndërsa me fillimin e studimeve orientale nga orientalistët, përkatësisht me fillimin e shkrimeve të tyre në fushën e Hadithit, në shekullin XVII, nisin edhe përkthimet zyrtare të haditheve në gjuhët e ndryshme të botës.
Meqë më sipër thamë se Kurani është përkthyer në gjuhët më të mëdha afrikane, aziatike dhe evropiane, dhe veçori e përkthimeve kuranore është njohja e filozofisë islame dhe jurisprudencës, por njëkohësisht edhe e disa parimeve metrike/stilistike, të vargëzimit poetik arab, mund të themi se gati të njëjtat parime vlejnë edhe për hadithet/thëniet (dhe jo vetëm) të pejgamberit Muhamed a.s. Thënë ndryshe, duke qenë se hadithet nuk janë të njëjta, pra ka nga ata që janë kudsij (fjalë të Zotit por të rregulluara gramatikisht nga ana e Muhamedit a.s.), që urdhërojnë ndonjë rregull ligjor, me tema të ndryshme nga jeta familjare, argëtimi, qeverisja, marrëveshjet, lufta, miratimet në heshtje nga ana e Muhamedit a.s., etj., edhe përkthimi i haditheve dallon. Pra, për përkthimin e haditheve nuk mund të drejtohemi sipas modelit të përkthimit të Kuranit, por duhet të drejtohemi varësisht nga modeli i hadithit, tema që trajton dhe burimi nga vjen. Këta janë edhe
tre hapat që duhet pasur parasysh para se t'i qasemi përkthimit të një hadithin.
Përndryshe, hadithet kudsij mund t'i përkthej më sipas modelit letrar, ata udhëzues (të jurisprudencës) sipas modelit gramatikor dhe kuptimor, ata me temë nga argëtimi, familja dhe jeta bashkëshortore sipas modelit gjuhësor dhe socio-kulturor, ndërsa ata që këshillojnë diçka në formë jo të prerë sipas modelit hermeneutikë (interpretues-shpjegues) .
Dijetarët islamë ndahen në mendime rreth përkthyesit, pra se a merret fjala e tij si lajm" el haber", apo është si dëshmi "esh-ehehadeh", Ata që thonë se përkthimi është në cilësinë e dëshmisë obligojnë që të jenë dy përkthyes, në mënyrë që të pranohet përkthimi i tyre. Këtë mendim e kanë të gjithë dijetarët, përpos Ebu Hanifes, Malikut, Ebu Jusufit dhe disa të tjerëve, të
cilët e shohin përkthimin si lajm dhe, rrjedhimisht, nuk obligojnë dy persona për pranimin e lajmit.
Sidoqoftë, në vazhdim do të sjellim disa shembuj praktik të formave të përkthimit në gjuhën shqipe, sipas mënyrave të qasjes ndaj teksteve përkatëse, siç edhe kemi shpjeguam më sipër:

1. Qasja gjuhësore - Përkthimi kuptimor:



"Allahu habitet me ata njerëz që do të hyjnë në Xhenet me pranga!"(1)
Këtu folja "axhebe" është e kohës së shkuar, kurse në përkthim është e kohës së tashme. Pastaj "min kaomin" përkthehet bukfalisht "prej një populli (prej njerëzve)", por përkthyesi e ka bërë këtë përkthim kuptimisht duke e përshtatur parafjalën me foljen "habitem" të gjuhës shqipe.

2. Qasja tekstuale - Përkthimi gramatikor/i fjalëpërfjalshëm (bukfal)(2):



A nuk do të të tregoj për brumosjen e gjithë kësaj?" - më
tha pastaj i Dërguari.
- "Po si jo, o i dërguar i Allahut?!" - i thashë.
- E kapi gjuhën e tij dhe më tha: "Përmbaje këtë!"
- O i Dërguar i Allahut, ne fajësohemi për atë që flasim? -
e pyeta.
- Mbettë nëna pa ty, o Muadh! E kush i përmbys njerëzit në zjarr me fytyrat e tyre apo me vrimat e hundëve të tyre, përveç produkteve të gjuhëve të tyre (fjalëve të kota)?!"(3)
Pjesa "thekuletke ummuke" po të përkthehej me kuptim, do të thuhej: "u shkatërrofsh!", pasi kjo është togfjalësh i lutjes për shkatërrim. Ashtu përdoret në arabisht, por pasi është thënie e Pejgamberit s.a.v.s., përkthyesi e ka përkthyer gramatikisht, pasi folja "thekule" e ka kuptimin "ka humbur", pra të "mbettë nëna pa ty".

3. Qasja njohëse - Përkthimi që tregon kuptimin e idesë/temës:

Kemi edhe shembullin e përkthimit të hadithit që tregon se përkthyesi e ka kuptuar vetëm idenë-temën e hadithit. Shembull i tillë është hadithi 2014 në faqet 770 dhe 771 te libri i Zebidit "El Muhtesar - Sahihul Buhari". Pra, aty fjalia "vel jevmil ahir" është përkthyer me kuptim të idesë, dhe përsëritet tri herë në hadith, kurse përkthimi është bërë edhe me ndryshime kuptimore.

4. Qasja komunikuese dhe qasjet socio-kulturore - Përkthimi përshtatës:



" ... pëllëmbë pas pëllëmbe e hap pas hapi ... "(4)
Përkthimi bufal do të ishte " ... dhe krah pas krahu ... ", por duke e ditur se matja jonë me krahë apo kut është më pak e njohur sesa hapi apo pëllëmba, si dhe pasi çështja ka të bëjë me pasim, e jo thjesht me matje, atëherë hapi i përgjigjet më shumë ecjes apo pasimit sesa krahu apo kuti, dhe kështu kemi përkthimin si më sipër.

5. Qasja filozofike dhe qasjet hermeneutike - Përkthimi interpretues/me koment(5)



Ky rast i pyetjes së Muadhit për të Dërguarin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, nga një transmetim tjetër mësohet se ka qenë rruga e tyre duke shkuar për në luftën e Tebukut. Dhe një ditë, thotë Muadhi, ndërsa ishim duke ecur, na shpërndau vapa e madhe dhe në një rast të Dërguarin, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, kisha njeriun më afër. Aty iu afrova dhe e pyeta "O i Dërguar i Allahut! Më trego për...!" deri në fund të kësaj bisede mes tyre.(6)
Muadh bin Xhebeli, i cili ka thënë: "Isha me të Dërguarin, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, në një udhëtim, dhe një ditë ndërsa po ecnim, qëllova afër tij, i shkova pranë dhe i thashë: "O i Dërguar i Allahut! Më trego për ndonjë vepër që më shpie në Xhenet dhe më largon nga Zjarri!" I Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, tha: "Tanimë më ke pyetur për një gjë madhështore, mirëpo ajo i është e lehtë atij që ia ka lehtësuar Allahu; të adhurosh Allahun dhe të mos i shoqërosh Atij asgjë, të falësh namazin, të nxjerrësh Zeqatin (e pasurisë), të agjërosh Ramazanin dhe të kryesh haxhillëkun."
Pastaj vazhdoi dhe tha: "A nuk dëshiron të të shpie në dyert e hairit? "Agjërimi është mburojë. Lëmosha e shuan mëkatin ashtu sikur e shuan uji zjarrin. Namazi i njeriut në fillimin e 1/3 së fundit të natës ... , pastaj lexoi ajetet: "Ata ngrihen prej shtretërve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa, dhe nga ajo që Ne u kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin. Pra, për ata që kanë vepruar nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim." (Es Sexhde, 16-17) Pas kësaj i Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, më tha: "A nuk dëshiron të të informoj për bazën e çdo gjëje, dhe shtyllën e saj dhe gjënë më të lartë të saj?" Gjithsesi, o i dërguar i Allahut - iu përgjigja. "Baza e çdo gjëje është Islami, shtylla e saj është namazi, kurse gjëja më e lartë e saj është xhihadi."
Pra, këta janë shembujt që konkretizojnë format me të cilat mund t'i qasemi një teksti që nuk është në gjuhën tonë, respektivisht haditheve të Muhamedit s.a.v.s.


________________________
(1) Buhariu 3010. Në versionin e shkurtuar të Zebidit, hadithi mban numrin 1290, f. 494.
(2) http:// d1.islamhouse.com/data/sq/ih_articles/single/sq_ Veprat_qe_shpiejne_per_ne_Xhenet. pdf.
(3) Tirmidhiu 2616.
(4) Buhariu, me numër 3456, kurse te Zebidi me numër 1442, f. 549.
(5) http://d1.islamhouse.com/data/sq/ih_articles/single/sq_ Veprat_qe_shpiejne_per_ne_Xhenet. pdf.
(6) Pjesa e nënvizuar në shqip tregon ngjarjen brenda kuptimit të hadithit, duke e interpretuar atë e jo duke e përkthyer.



Literatura e konsultuar

1. Hurtado Albir, Amparo (2001). Traducci6n y Traductologia:
Introducci6n a la traductologia. Madrid: Cdiedra. ISBN 84-376- 1941-6, p. 99-100.
2. Selim Sylejmani, "Përkthim letrar", PR-ISHTINË, 2011.
3. Zebidiu, "El Muhtesar - Sahihul Buhari".
4. Sahihul Buharri.
5. Sahihu Tirmidhi.
6. Theodor Noldeke, "The Our'an. An Introduction by Theodor Noldeke".
7. http://dl.islamhouse. com/data/sq/ih_articles/single/sq VepraCqe_shpiejne_ per _ne_Xhenet.pdf.
8. https://en.wiktionary.org/wiki/traductolo-gy#English.
9. The Oxford Companion to the English Language, Namit Bhatia, ed., 1992, pp. 1,051-54.
10. https://en.wikipedia. org/wikijBible_translations.
11. Fatani, Afnan (2006). "Translation and the Qur'an". In Leaman, Oliver. The Our'an: an encyclopaedia. Great Britain: Routeledge. pp. 657-669.
12. Regulations for Medical Devices and the Role of Guidance Documents in Europe. Gjithashtu edhe: EU Medical and IVD Device Labeling: Translation Requirements and Trends.
13. Byrne, lody (2006). Technical Translation: Usability Strategies for Translating Technical Documentation. Dordrecht: Springer. pp. 3-4.
14. S. Bassnett, Translation studies, p.13-37.
15. Olive Classe, Encyclopedia of literary translation into English, vol. 1, Taylor & Francis, 2000, ISBN 1-884964-36-2, p. viii.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.